AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Populizmi kundërpërgjigjet

Chris PattenngaChris Patten
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja britanike Theresa. Foto: (Rebecca Naden/PA via AP)

Qëndrimi politik shpesh është i domosdoshëm. Por qeveria e kryeministres britanike Theresa May tani po kujton çdo ditë pasojat e mëdha të qëndrimeve pa ndonjë kuptim të plotë për të ardhmen.

Kryeministrja britanike Theresa May 25 prill 2017. Foto: (Rebecca Naden/PA via AP)

Këtë pranverë, qeveria konservatore e kryeministres britanike Theresa May po kujtohet se sa të fuqishme dhe afatgjatë – mund të jenë pasojat e paqëllimta të politikave. Dy probleme që kanë të bëjnë me kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar – njëri ka të bëjë me emigracionin dhe tjetri lidhet me kufirin me Republikën e Irlandës – kanë shpërthyer së fundi. Ndërkohë që ata nuk e kanë dobësuar ende mbështetjen për qeverinë, ka shumë gjasa që ta bëjë këtë. Dhe ata janë pothuajse të sigurt se do ta zvogëlojnë atë që ka mbetur nga pushteti i butë i Britanisë.

Problemi i imigracionit ekziston që prej rreth shtatë dekadash, që me ardhjen e valëve të para të imigrantëve të Karaibeve në Britaninë e Madhe. Ata ishin ftuar nga qeveria në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore që të ndihmonin në kompensimin e mungesës së punës, duke marrë përsipër punë të vështira për të gjetur forcë punëtore në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe sektorë të tjerë.

I quajtur “brezi Windrush”, pas emrit të anijes së parë që i solli ata, këta emigrantë hynë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaportat e tyre origjinale. Si qytetarë të kolonive britanike, ata u konsideruan ligjërisht si qytetarë të Britanisë së Madhe. Kështu, ata nuk kishin nevojë të ndërmerrnin hapa shtesë për të fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar; as fëmijët e tyre, ardhja e të cilëve u regjistrua vetëm në dokumentet e mbërritjes në tokë.

Megjithatë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur tani se këta shtetas britanikë në fakt nuk janë vërtet shtetas, sepse nuk kanë dokumentacionin e duhur. Një gabim administrativ duket se ka sjellë shkatërrimin e kartave të uljes së tyre në okë, të cilat ishin ruajtur diku në arkat në Zyrën e Çështjeve të Brendshme.

Qeveria e kryeministres May tani po përpiqet të merret me një incident të turpshëm pas një tjetri, Njerëzit e moshuar janë refuzuar të rihyjnë në Mbretërinë e Bashkuar – një vend që ata e konsiderojnë padyshim si shtëpi – pasi kanë vizituar të afërmit e tyre në vende si Xhamajka. Të tjerë janë ndaluar në mënyrë çnjerëzore dhe u është mohuar trajtimi shëndetësor falas, madje edhe për kancerin.

Britania mund të mos jetë rrënjësisht një vend racist, por gjatë disa dekadave të fundit, politikanët e krahut të djathtë kanë përdorur retorikë nxitëse për të nxitur ndjenja anti-emigrante, duke synuar veçanërisht ata nga Azia e Jugut dhe në Inditë Perëndimore. Për të përmendur një shembull të njohur, 50 vjet më parë, Enoch Powell, një anëtar konservator i parlamentit, mbajti fjalimin e tij të neveritshëm “lumenjtë e gjakut”, në të cilin ai paralajmëroi se brenda 15 apo 20 vjetësh “njeriu i zi do të ketë komandën mbi njeriun e bardhë”.

Duke lënë mënjanë retorikën nxitëse të Powell, fjalimi i tij pasqyronte presionin në rritje mbi politikanët që ata të mbanin një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit – një proces që vazhdon edhe sot. Qeveria e kryeministres May tani premton jo vetëm reduktimin e emigracionit të paligjshëm, por edhe uljen e emigracionit të përgjithshëm vjetor në më pak se 100,000.

Kjo shifër është paksa e ulët, vetëm gjysma e nivelit aktual të emigracionit nga jashtë Bashkimit Europian (edhe 90,000 të tjerë në vit vijnë nga BE-ja). Sikur arritja e këtij qëllimi të mos ishte tashmë i pamundur, May këmbëngul në numërimin e studentëve të huaj si emigrantë, edhe pse ata janë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për kohëzgjatjen e studimeve të tyre.

Por qasja problematike e May ndaj emigracionit daton që më herët. Në vitin 2013, kur ajo ishte sekretare e brendshme, ajo mbështeti krijimin e një “mjedisi armiqësor” për emigrantët e paligjshëm – një politikë që shumë njerëz e argumentuan se helmonte atmosferën për këdo me lëkurë me ngjyrë të errët. Vështirësia politike rritet.

Përsa u përket ministrave të tjerë të qeverisë, ndjesat e tyre për skandalet e “Windrush”-it kanë qenë më të zhurmshme, sepse historia doli në dritë të njëjtën javë që krerët e qeverisë së shtetit u takuan në Londër për konferencën e tyre dyvjeçare. Me raportet e keqtrajtimit të Zyrës së Punë të Brendshme të qytetarëve të lindur në vend e jo nga Karaibet, që tregonin se problemi ka gjasa të përhapet përtej grupit “Windrush”, ndoshta mund të presim ndjesa të tjera.

Por menaxhimi i emigracionit vështirë se është sfida e vetme e kryeministres May në lidhje me çështjen e kufijve, ajo duhet të trajtojë edhe çështjen se çfarë të bëjë me kufirin tokësor të Mbretërisë së Bashkuar me Republikën e Irlandës pasi Britania tërhiqet nga BE-ja.

Kur qeveria e May njoftoi angazhimin e saj për të vazhduar me Brexitin, ajo bëri të qartë se do të largohej gjithashtu nga Tregu i Vetëm dhe nga bashkimi doganor, pa menduar për implikimet për kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar. Ky vendim nuk u kërkua në asnjë mënyrë nga rezultati i referendumit të Brexitit në qershor të vitit 2016. Në vend të kësaj, vetë referendumi kishte për qëllim thjesht të qetësonte elementët më të djathtë të Partisë Konservatore.

Një “Brexit kaq i vështirë” do të kishte pasoja serioze për ekonominë britanike. Sindikatat doganore zakonisht bashkojnë vendet fqinje, të cilat më pas tregtojnë përtej kufijve duke aplikuar tarifa të përbashkëta për tregti me vendet e tjera. Ka pasur disa sindikata doganore anembanë botës, por asnjëra nuk ka qenë kaq e suksesshme sa ajo e BE-së.

Qeveria e kryeministres May ka thënë se largimi nga bashkimi doganor do t’i mundësojë Britanisë së Madhe të bëjë marrëveshjet e veta tregtare. Por, si anëtare e BE-së, ajo tashmë ka akses në rreth 70% të tregjeve botërore në kushte të favorshme. Nuk është e qartë sesi qeveria e May mendon se Mbretëria e Bashkuar mund të jetë më mirë më vete.

Duke i përkeqësuar akoma më shumë gjërat, siç deklaroi edhe vetë May kur bënte fushatë para referendumit, nuk ekziston një gjë e tillë si kufiri virtual midis vendeve me tarifa të ndryshme. Nëse Mbretëria e Bashkuar, përfshirë Irlandën e Veriut, është jashtë bashkimit doganor dhe Republika e Irlandës është ende në të, atëherë do duhet të ketë një kufi.

Megjithatë, një kufi i tillë mund të rrezikojë të dëmtojë Marrëveshjen e të Premtes së Mirë që ka mbështetur paqen në Irlandën e Veriut për dy dekada. Dhe qeveria e kryeministres May nuk ka propozuar zgjidhje alternative të besueshme për menaxhimin e marrëdhënieve midis dy regjimeve të ndryshme doganore pa një kufi.

Qëndrimi politik shpesh është i domosdoshëm. Por qeverisë së kryeministres May tani po i kujtojnë çdo ditë pasojat me ndikim të madh të qëndrimeve që nuk kanë ndonjë kuptim për të ardhmen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Populism Bites Back.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBrexitEmigranteKufiLigjLondërMbretëria e BashkuarMjedisindikimParaPasaportatpasojaPopulizmiProject SyndicatePunëQeveriaSHsindikatastudenttregtiTreguVendim
Tjetri
Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Këshilli i Europës kritikon trajtimin që Hungaria i bën emigrantëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.