AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Këshilli i Europës kritikon trajtimin që Hungaria i bën emigrantëve

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantët në Hungari
Një refugjat po mban në krahë një tjetër përgjatë hekurudhës që lidh Serbinë me Hungarinë më 26 gusht 2015. Mbi 10 mijë refugjatë kanë mbërritur në Hungari përgjatë ditëve të fundit ndërkohë që Hungaria është duke ndërtuar gardhin e vet shumëmilionësh, i cili konsiderohet një investim i kotë pasi vështirë se mund të ndalojë ndokënd. (AP Photo/Darko Bandic)

Grupi i Ekspertëve mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore i Këshillit të Europës, GRETA, ka kritikuar Hungarinë për trajtimin që ajo i bën emigrantëve.

Emigrantët në Hungari
Një refugjat po mban në krahë një tjetër përgjatë hekurudhës që lidh Serbinë me Hungarinë më 26 gusht 2015. Mbi 10 mijë refugjatë kanë mbërritur në Hungari përgjatë ditëve të fundit ndërkohë që Hungaria është duke ndërtuar gardhin e vet shumëmilionësh, i cili konsiderohet një investim i kotë pasi vështirë se mund të ndalojë ndokënd. (AP Photo/Darko Bandic)

Në raportin e tij fundit Grupi i Ekspertëve të Trafikimit të Qenieve Njerëzore i Këshillit të Europës, GRETA, ka kritikuar Hungarinë për aftësinë dhe vullnetin e saj për të zbuluar viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore midis emigrantëve dhe azilkërkuesve në vend.

Raporti, i botuar të premten, tha se “shqetësimet e ngritura në raportin e mëparshëm të GRETA-s për Hungarinë janë rritur nga legjislacioni më i kufizuar dhe masat për emigracionin dhe azilin”.

Bazuar në vizitën e tij të fundit në zonat e tranzitit në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, ai tha se shumica e stafit që punon në zona “nuk mund të jepnin një shpjegim të qartë se cilat procedura do të ndiqeshin ose cilat ishin autoritetet kompetente për të marrë vendime për identifikimin dhe referimin e viktimave”.

Komisariati i Serbisë për Refugjatët thotë se rreth 3.700 refugjatë dhe emigrantë janë të vendosur në të 18 qendrat e pritjes në Serbi, raportoi në shkurt agjencia e lajmeve Beta.

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Turqinë që pak a shumë e mbylli të ashtuquajturën “rrugën ballkanike” për emigrantët që kalojnë rajonin drejt Europës Perëndimore.

Megjithatë, marrëveshja me Turqinë nuk e ka ndalur plotësisht fluksin e refugjatëve që kalojnë vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt Perëndimit.

Për emigrantët, Serbia është vendi i fundit i tranzitit para se të hyjnë në Hungarinë anëtare në BE, gjë e cila ka krijuar tensione në kufi.

“Vetë zonat e tranzitit nuk krijojnë një atmosferë besimi, që do të bënte të mundur që viktimat e trafikimit të dalin përpara dhe të diskutojnë situatën e tyre,” vuri në dukje raporti.

Ai shtoi se azilkërkuesit nuk janë mjaftueshëm të informuar për të drejtat e tyre dhe procedurat e aplikueshme.

“GRETA është gjithashtu shumë e shqetësuar se fëmijët e moshës 14-17 vjeç janë sidomos të prekshëm, sepse ata trajtohen si të rritur,” shtoi ai.

Raporti gjithashtu vuri në dukje 79 raste dëbimesh kolektive të emigrantëve të parregullt nga Hungaria në Serbi në më pak se dy javë në dhjetor 2017.

“Dëbimet kolektive ndikojnë negativisht në zbulimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe ngrenë shqetësime në lidhje me pajtueshmërinë e Hungarisë me Konventën, përfshirë detyrimet pozitive për identifikimin e viktimave të trafikimit dhe për t’u ofruar atyre ndihmë dhe për të kryer një vlerësim të rrezikut për t’u siguruar që janë në përputhje me detyrimin e mos-kthimit,” tha ai.

GRETA i bëri thirrje Hungarisë që të ngrejë procedura për të identifikuar viktimat e trafikimit dhe t’i referojë ato drejt një ndihme të specializuar, si edhe t’u ofrojë viktimave mbështetje dhe ndihmë jashtë zonave të tranzitit.

Ai i kërkoi gjithashtu autoriteteve hungareze të rishikojnë procedurat e vlerësimit të moshës, për të siguruar mbrojtjen më të mirë të interesave të fëmijëve dhe që të jepet e drejta e dyshimit në rastet e paqarta.

Lideri hungarez Viktor Orban fitoi një rizgjedhje të zymtë në fillim të prillit bazuar në një platformë shumë kundër emigrantëve. “Hungarezët duan të jenë të vetmit që vendosin se kush do të jetojë në Hungari,” tha ai së fundmi.

Etiketa: AzilkërkuesitBashkimi EuropianBEHungariKëshilli i EuropësKufiMarrëveshjamarrëveshjembështetjeOrbanParaRaportiSerbiSerbiaSHtensioneViktimat e trafikimitViktor Orban
Tjetri
Vendimi i gjykatës bullgare gëzon aktivistët për mbrojtjen e Pirinit

Vendimi i gjykatës bullgare gëzon aktivistët për mbrojtjen e Pirinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.