AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistët e shënojnë 1-Majin me protestë për minatorët e vrarë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e OP para Ministrisë së Energjetikës. Foto: Organizata Politike.

Aktivistë të Organizatës Politike protestuan të martën në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke denocuar kushtet e vështira të punës në Shqipëri, si dhe pagesat e ulëta që ndikojnë negativisht në nivelin e jetesës.

Protesta e OP para Ministrisë së Energjetikës. Foto: Organizata Politike.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 Maji, u shënua në Tiranë nga 42 helmeta punëtorësh të lëna në shkallët e Ministrisë së Energjetikës, nga aktivistë të Organizatës Politike, një grupim i majtë në Shqipëri.

Gjesti simbolik sipas aktivistëve tërhoq vëmendjen te vdekja e 42 minatorëve në punë gjatë pesë viteve të fundit, që sipas tyre nuk janë aksidente por vrasje të ndodhura prej pronarëve të galerive dhe indiferencës qeveritare.

” Minierat e Shqipërisë janë kthyer në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk kushton as sa një palë çizme. Të zhytur në varfëri dhe pa perspektivë, minatorët nuk kanë alternativë tjetër përveçse të pranojnë kushte gjithnjë e më të rrezikshme pune,” tha përpara ministrisë Jani Marka, aktivist i OP.

” Shteti, nga ana tjetër, ua ka dhënë minierat dhe pasuritë e nëntokës oligarkëve dhe kriminelëve, që përthajnë nëntokën e Shqipërisë dhe jetën e minatorëve,” shtoi ai.

Aktivistët gjithashtu u tubuan në sheshin “Garbaldi” në Kombinat, njohur si qendra e fabrikave të punëtorëve në Tiranë, ku diskutuan për kushtet e vështira të punës, papunësinë dhe shfrytëzimin e punëtorëve nga pronarët e mëdhenj.

“Kriza sociale në Shqipëri sot nuk është kulturore… Por kriza është ekonomike, është tek paga,” u shpreh në tubim aktivisti Klod Leka, duke shtuar se kjo sipas tij ka nxitur largimin e qindra mijëra shqiptarëve larg vendit.

“Me një pagë minimale prej 200 mijë lekësh njeriu nuk mund të ndërtojë asgjë. Me punë të ndershme nuk mund të paguash as në fund të muajit qeranë,” shtoi ai.

Një tjetër aktiviste mori fjalën për të ndarë eksperiencën e saj të punësimit në Tiranë dhe mundësitë që u ofrohen studentëve.

“Shtyrë nga paniku i të qenët një e papunë dhe nga presioni i varfërisë, kësisoj pranova të robërohem shtatë muaj të jetës sime; punoja si pjatalarëse,” u shpreh aktivistja.

E hequr dy herë nga puna në call center, ajo tregoi se nuk mendonte se kishte punë tjetër më dehumanizuese, por papritur u gjend në dhjetë orë punë, me një ditë pushimi gjatë javës dhe një pagë 20.000 lekë që i hidhej me vonesë.

“Besoja se puna ishte nder, por a është shfrytëzimi diçka për t’u krenuar?” – pyeti ajo.

Viki Çipi nga Organizata Politike bëri gjithashtu thirrje në protestën e 1 Majit në Kombinat që punëtorët të bashkohen nga lëvizje sindikaliste, që përfaqësojnë interesat e punëtorëve dhe jo nga kryetarë sindikatash që kërkojnë pasurimin vetjak.

“Sindikatat në Shqipëri janë të politizuara. Punëtorët që ndërmarrin greva të pa miratimin e sindikatës, detyrohen të paguajnë nga xhepi çdo dëm që i shkakton greva përfitimeve të pronarit,” tha Çipi.

Megjithëse kanë pagat më të ulëta në Europë, shqiptarët rezultojnë si populli që punon më shumë orë gjatë një viti kalendarik, duke kapërcyer me diferencë të madhe edhe vende si Gjermania apo Greqia. Gjatë katër viteve kostot e punës dhe pagat u rritën me një shifër minimale prej 3% në vit.

Instituti i Statistikave publikoi javën e shkuar anketën e kostos së punës, një anketë e zhvilluar pranë bizneseve gjatë vitit 2016 për të matur koston e punës dhe numrin e orëve të shpenzuara nga shqiptarët në punë.

Gjatë vitit 2016, shqiptarët punuan mesatarisht 2109 orë dhe puna e tyre i kushtoi punëdhënësve mesatarisht 351 lekë për orë. Në krahasim me vitin 2012, pra katër vjet më parë, kostoja e punëtorit shqiptar për punëdhënësin u rrit me 11.8%, ose me një mesatare prej 3% në vit, gjë që sugjeron një rritje fare të vogël të pagave për një periudhë relativisht të gjatë kohore.

Në disa sektorë ku nevojiten punëtorë të kualifikuar si bankat, kostoja e orës së punës së punëtorit ishte 700 lekë për orë ndërkohë që shumica e shqiptarëve që punojnë në industri ku nevojiten punëtorë të pakualifikuar ose gjysmë të kualifikuar kushtojnë gati tre herë më pak pavarësisht se punojnë me orë edhe më të gjata se të kualifikuarit.

 

Etiketa: aksidenteaktivistAktivistëBankatCall centerGjermaniaGreqiaInstituti i StatistikaveIPIKrizakryetarMinatorOligarkëOrganizata PolitikePagatpanikuParaProtestaPunaPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëristudentvrasje
Tjetri
Bashkia Lushnjë tërheq financimin për librin me titull diskriminues

Bashkia Lushnjë tërheq financimin për librin me titull diskriminues

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.