AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bashkia Lushnjë tërheq financimin për librin me titull diskriminues

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendimi- faksimile

Këshilli Bashkiak i Lushnjës financoi në janar të këtij viti botimin e një libri me titull “Dashuria e një Jevge”. Pas protestave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, vendimi i financimit u tërhoq, por kryetarja e Këshillit Elida Gjermeni thotë se titulli diskriminues nuk ishte arsyeja e tërheqjes së financimit.

Bashkia e Lushnjës vendosi të përdorë fondin e vet rezervë për të financuar 100 mijë lekë për botimin e një libri të një autori me emrin Bashkim Xhafa, por vendimi u kritikua ashpër nga një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut, të cilët e konsideruan si diskriminues titullin “Dashuria e një Jevge”.

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, (LRER) një organizatë për të drejtat e njeriut me bazë në Elbasan, u ankuan te Komisioneri Kundër Diskriminimit për vendimin e këshillit bashkiak të Lushnjës me argumentin se financimi me fonde publike të librave të tillë diskriminues është tregues se diskriminimi i romëve dhe egjiptianëve është i ngulitur fort në institucionet shqiptare.

Por paralelisht me ankesën e LRER, Prefektura e Fierit nuk e konfirmoi vendimin e Këshillit Bashkiak pasi vlerësoi si shkelje përdorimin e fondit rezervë për botimin e një libri. Fondi rezervë i një buxheti publik zakonisht përdoret për shpenzime emergjente, të tilla si ndihma në rast katastrofash natyrore apo mbulimin e shpenzimeve të domosdoshme dhe të paplanifikuara.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Lusnjës Elida Gjermeni, e cila i përket Partisë Socialiste, tha për BIRN se ajo vetë dhe disa këshilltarë të tjerë nuk kanë qenë dakord me financimin e një libri, por sipas saj, vendimi mori shumicën e votave në mbledhjen e 26 janarit. Ajo e hodhi poshtë idenë se përdorimi i fjalës “Jevg” përbën diskriminim.

“Unë dhe të tjerë nuk kemi qenë dakord për të mbështetur një libër nga fondi rezervë. Vërtet Këshilli Bashkiak mund të ndihmojë një krijues me kontribute por nuk ishte ky rasti. Në asnjë rast nuk është diskutuar titulli i këtij libri pasi për mua personalisht nuk konsiderohet diskriminues. Janë fjalë që ne i përdorim dhe nuk mund të themi se diskriminojnë”.

Përdorimi i fjalës “jevg” konsiderohet gjerësisht si fyes dhe diskriminues ndaj minorancës rome dhe egjiptiane, por znj. Gjermeni mendon ndryshe dhe disa zyrtarë e pesona të tjerë gjatë viteve të fundit janë detyruar të kërkojnë ndjesë për përdorimin e fjalëve të tilla.

Më 20 prill, Këshilli Bashkiak i Lushnjës mori vendimin për anulimin e vendimit të financimit të librit, por në vendim nuk shpjegohen arsyet e anulimit.

Pavarësisht arsyeve të anulimit, LRER shprehet e kënaqur me rezultatin.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBIRNbuxhetidiskriminimegjiptianelbasanFondeKomisioneriLIBLibriPartisë SocialisteromromëSHshpenzimeshqiptareVendimVendimi
Tjetri
Aktivistët në mbrojtje të Valbonës paditen nga kompanitë koncensionare të HEC

Aktivistët e Valbonës dhe koncensionarët e HEC-eve përballen në gjykatë (Video)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.