AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistët e Valbonës dhe koncensionarët e HEC-eve përballen në gjykatë (Video)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Catherine Bohne. Foto: LSA

Dy kompanitë koncensionare të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës kanë paditur aktivistët mjedisorë të zonës, Catherine Bohne dhe Shoqatën Toka për shpifje gjatë fushatës së tyre për një Valbonë pa HEC-e.


Aktivistja mjedisore e luginës së Valbonës, Catherine Bohne dhe Shoqata Toka u përballën të mërkurën në Gjykatën e Tiranës me kompanitë paditëse Gener 2 dhe Dragobia Sh.p.k në çështjen e hapur prej këtyre të fundit për dëmtim të imazhit nga ana e aktivistëve.

Përfaqësuesja ligjore e kompanive Gener 2 sh.p.k, që ka fituar koncensionin për dy hidrocentrale në Valbonë dhe Dragobia Energy sh.p.k që zbaton ndërtimin e tyre paraqiti në seancën përgatitore arsyetimet e paditësve për shpifje dhe dëmtim të imazhit, ndërsa ngriti pikëpyetje të interesave vetjakë dhe jo mjedisorë të aktivistes Bohne për fushatën e saj në mbrojtje të Valbonës.

Sipas avokates së Gener 2, kompania po vepronte me një standard të lartë mjedisor dhe se kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet shqiptare, duke i quajtur organet shtetërore si të vetmet që mund të mbanin përgjegjëse kompanitë.

Ajo shtoi se përmes deklaratave në media dhe te banorët e zonës, Shoqata Toka dhe Bohne kanë dëmtuar reputacionin e kompanisë në vend dhe ndërkombëtarisht pasi janë shprehur për prishje të kanaleve vaditëse, mungesë të ujit në zonë dhe kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve të Gener 2.

Kompanitë paditëse kërkojnë 20 milionë lekë nga të paditurit.

Avokati i Bohne iu drejtua gjykatës duke thënë se pala paditëse nuk kishte ofruar asnjë argument dhe provë të shkaktimit të një dëmi konkret dhe akuzoi kompanitë paditëse se po cënonin lirinë e shprehjes.

Të paditurit kërkuan rrëzimin e padisë.

Avokatja e Gener 2 mohoi ofertën e gjykatës për të caktuar një ekspert për të vlerësuar dëmin e shkaktuar, ndërsa u shpreh se kërkohej dëmshpërblim për dëmtim të reputacionit.

Gjyqtarja Eneida Civici vendosi të hedhë poshtë kërkesën e palës së paditur për të ndarë çështjen mes dy kompanive, ndërsa caktoi 31 majin si datën e seancës së radhës.

Duke folur për mediat jashtë Gjykatës së Tiranës, aktivistja Bohne u shpreh se gjyqi sipas saj ishte absurd dhe se qe optimiste për një vendim të gjykatës në favor të aktivistëve.

“Në anën time është absurde, ne kemi një opinion. Gjithccka që kemi publikuar është e bazuar në një referencë dhe ka një burim,” u shpreh Bohne.

“Unë mund të humb shtëpinë time në fshatin shumë të bukur të Tropojës, kaq; por imagjinoni sikur të humbim Valbonën,” tha ajo duke iu referuar shumë së kërkuar nga paditësit.

“Jam e sigurt që në fund të fundit do të fitojmë,” përfundoi aktivistja.

Aktivizmi mjedisor është sulmuar nga kompanitë për shpifje edhe në vende të tjera, por Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut vendosi një precedent të rëndësishëm në vitin 2005, doli në konkluzionin se aktivistët kanë të drejtën themelore të shprehjes.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëCatherine BohneDragobiaDragobia EnergyEneida CiviciGener 2GjykataGjykatëGjykatësGjyqiHECmbrojtjeMediaprishjeSHShpifjeshqiptareTiranëTokaValbonësVendimvideo
Tjetri
Dhjetë mësime nga Vajmari

Dhjetë mësime nga Vajmari

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.