AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dhjetë mësime nga Vajmari

Harold JamesngaHarold James
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hitleri dhe Musolini në Mynihm Gjermani qershor 1940. Foto: Wikipedia

Rënia e Republikës Vajmar dhe lindja e Rajhut të Tretë të nazistëve në fillim të viteve 1930 ende vazhdon të jetë një nga tregimet më të fuqishme paralajmëruese të historisë moderne. Mësimet e saj janë po aq të përshtatshme sot si kurrë më parë dhe jo vetën për vendet me sisteme të brishta politike.

Hitleri dhe Musolini në Mynih, Gjermani qershor 1940. Foto: Wikipedia

Që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949, gjermanët i kanë kthyer sytë pas me ankth te rënia e Republikës së Vajmarit në fillim të viteve 1930 dhe lindjen  e nazizmit. Por duke qenë se shumë prej demokracive në botë janë nën tension dhe me rritjen e autoritarizmit, mësimet e asaj periudhe duhet të merren parasysh edhe diku tjetër.

Filloni me faktin se goditjet ekonomike – për shembull, spiralet inflacioniste, depresionet dhe krizat bankare – janë sfida për të gjitha qeveritë, kudo dhe gjithmonë. Pasiguria dhe vështirësitë ekonomike i bindin njerëzit se çdo regjim duhet të jetë më i mirë se ai aktual. Ky është një mësim i qartë jo vetëm nga vitet Vajmar, por edhe nga një studim i madh mbi logjikën ekonomike të demokracisë.

Një mësim i dytë tepër i rëndësishëm është se në kushte ekstreme ekonomike, përfaqësimi proporcional (PR) mund t’i bëjë përkeqësojë gjërat. Kur politikat e një vendi fragmentohen, PR-ja ka shumë gjasa të japë një shumicë zgjedhore jo konsekuente, zakonisht që përfshin partitë në ekstremin e majtë dhe ekstremin e djathtë që duan të refuzojnë “sistemin”, por bien dakord për shumë pak gjëra të tjera.

Të marra së bashku, këto dy leksione përbëjnë zgjuarsinë konvencionale midis shkencëtarëve politikë për përvojën e Vajmarit. Megjithatë, shumë shpesh, çdo mësim konsiderohet i izoluar, duke çuar në një ndjenjë të rrezikshme vetëkënaqësie. Argumenti i parë i bën njerëzit të mendojnë se vetëm një krizë ekstreme ekonomike mund të kërcënojë sistemin politik. I dyti i çon njerëzit të supozojnë – gabimisht – që sistemet jo-PR janë në thelb më të fuqishme.

Për të parandaluar vetëkënaqësinë, ndihmon të marrin në konsideratë tetë mësime të tjera nga epoka e Vajmarit. Fillimisht, referendumet janë të rrezikshëm, sidomos kur përdoren rrallë dhe elektorati ka pak përvojë me ta. Në Republikën e Vajmarit, Socialistët Nacionalistë në vitin 1929 pothuajse ishin zhdukur. Por atë vit, partia qe në gjendje të rikthehej duke bërë fushatë për një referendum mbi reparacionet pas Luftës së Parë Botërore.

Së dyti, shpërbërja e parlamenteve para kohe kur ligji nuk e kërkon këtë, është shumë e rrezikshme. Edhe një votim që krijon bazë për zgjedhje të reja mund të interpretohet si një pranim që demokracia ka dështuar. Në korrik 1932, nazistët fituan pjesën më të madhe të votave (37%) në zgjedhje të lira, por ligjërisht të panevojshme. Zgjedhjet e mëparshme ishin mbajtur më pak se dy vjet më parë dhe zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të mbaheshin para vitit 1934.

Së treti, kushtetutat jo domosdoshmërish i mbrojnë sistemet. Kushtetuta e Vajmarit, e projektuar nga disa nga ekspertët më të mençur dhe më etikë të kohës (përfshirë Max Weber), ishte pothuajse e përsosur. Por kur ngjarje të paparashikuara – qoftë dramat e politikës së jashtme apo trazirat e brendshme – interpretohen si emergjenca që kërkojnë një kuadër ekstra-ligjor, mbrojtjet kushtetuese mund të zhduken shpejt. Dhe armiqtë e demokracisë mund të nxisin ngjarje të tilla. Ngjashëm, një mësim i katërt është se lobistët e biznesit mund të luajnë një rol të zymtë prapa skenave që shërbejnë për dëmtimin e marrëveshjes midis fraksioneve parlamentare.

Së pesti, një kulturë politike në të cilën liderët demonizojnë kundërshtarët e tyre e dëmton demokracinë. Në Republikën e Vajmarit, ky model filloi para se nazistët të bëheshin një forcë domethënëse. Në vitin 1922, Ministri i Jashtëm Walther Rathenau u vra, pasi i ishte nënshtruar një fushate intensive, shpesh antisemite, urrejtjeje nga e djathta nacionaliste. Menjëherë pas kësaj, kancelari Joseph Wirth, një katolik i qendrës së majtë, u kthye në partitë e krahut të djathtë në parlament dhe tha: “Demokraci – po, por jo ajo lloj demokracie që godet me grusht tavolinën dhe thotë: Tani jemi ne në pushtet!” Ai e përfundoi paralajmërimin e tij duke deklaruar se, “Armiku është në të djathtë” – një deklaratë që përfundoi duke e ndezur më shumë zjarrin e tribalizmit.

Së gjashti, familja e presidentit mund të jetë e rrezikshme. Në Vajmar, marshalli i moshuar Paul von Hindenburg u zgjodh president në vitin 1925 dhe u rizgjodh në vitin 1932. Por në fillim të viteve 1930, pas disa infarkteve të vogla, ai vuante nga çmenduria dhe djali i tij i dobët dhe i paaftë, Oskari, kontrollonte gjithçka për të. Rezultati ishte se ai përfundoi duke nënshkruar çfarëdo marrëveshjeje që iu vendos përpara.

Së shtati, një grup kryengritës nuk ka nevojë të ketë një shumicë të përgjithshme për të kontrolluar politikën, madje edhe në një sistem PR. Pjesa më e madhe e votave që morën ndonjëherë nazistët ishte 37%, në korrik 1932. Në zgjedhjet e tjera që u mbajtën në nëntor, mbështetja e tyre kishte rënë në 33%. Për fat të keq, kjo rënie bëri që partitë e tjera t’i nënvlerësonin nazistët dhe t’i konsideronin ata si një partner i mundshëm koalicioni.

Së teti, ata që bien nga detyra mund të mbijetojnë duke blerë një popullsi të pakënaqur për një periudhë kohe, por jo përgjithmonë. Në epokën e Vajmarit, shteti gjerman siguroi strehim bujar komunal, shërbime të qeverisjes vendore, subvencione bujqësore dhe industriale dhe një shërbim të madh civil; por i financoi këto fusha me borxhe.

Për të qenë të sigurt, Republika e Vajmarit fillimisht dukej të kishte një ekonomi të habitshme. Vetëm më vonë politika gjermane u përkeqësua, pasi qeveria kërkoi mbështetje të huaj. Vendet e tjera e patën të vështirë të besonin paralajmërimet e qeverisë se, pa ndihmë të shpejtë, do të krijohej një katastrofë politike. Dhe do të kishte qenë akoma më e vështirë të bindeshin elektoratet e tyre që ta nxirrnin Gjermaninë nga telashet.

Shpesh supozohet se vendet me sisteme elektorale maxhoritare si ato në Shtetet e Bashkuara apo në Mbretërinë e Bashkuar janë më elastike se vendet me sisteme PR. Në fund të fundit, demokracitë e Amerikës dhe të Britanisë janë më të vjetra, me kultura më të thella të qytetërimit politik.

Megjithatë, në realitet, këto sisteme mund të bëhen ende të brishta me kalimin e kohës. Për shembull, shkalla në të cilën ekonomia e një vendi varet nga kursimet e huaja (“paratë e të tjerëve”) mund të jetë politikisht irelevante për periudha të gjata. Por me deficite në llogarinë rrjedhëse prej 3.7% të GDP-së në SHBA dhe 3% në Britaninë e Madhe të parashikuara për këtë vit, një llogaritje mund të jetë në rregull, sidomos nëse nacionalizmi i izoluar midis votuesve amerikanë dhe britanik prodhon pakënaqësi midis kreditorëve të tyre të huaj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Ten Weimar Lessons.

Etiketa: Borxhedemokracidemokraciae djathtaekonomiEkonomiaFushaGjermaniKrijonKulturakushtetueseLigjLindjalirambështetjeMusoliniNacionalizminazistParaparlamentPartiaPRpresidentProject SyndicateQeveriaReferendumSHSHBAShtetet e BashkuarasubvencionevotimWikipediazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kërcënimet detyrojnë gazetarin boshnjak të pranojë mbrojtjen e policisë

Kërcënimet detyrojnë gazetarin boshnjak të pranojë mbrojtjen e policisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.