AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kërcënimet detyrojnë gazetarin boshnjak të pranojë mbrojtjen e policisë

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dragan Bursaç. Foto kortezi e N1.

Gazetari boshnjak Dragan Bursaç tregon për vështirësitë e punës nën mbrojtjen policisë, gjë që ai e ka kërkuar pas marrjes së kërcënimeve të shumta me vdekje.

Dragan Bursaç. Foto kortezi e N1.

Një gazetar boshnjak i njohur për shkrimet e tij kritike rreth nacionalizmit është vënë nën mbrojtjen e policisë pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje.

Ndërsa Bosnja renditet e 62-ta në botë nga 180 vende në aspektin e lirisë së shtypit në Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit, që është më lart sesa rezultati i vitit 2017, kur ajo u rendit e 65-ta, Dragan Bursaç nuk ka përfituar nga ky progres.

“Deri më tani, vetëm një person nga shtatë të tillë mbetet ende i panjohur, ose të paktën nuk më është thënë nëse ai është identifikuar apo jo, ndërsa rastet e tjera tashmë janë në prokurori,” tha Bursaç për BIRN, duke iu referuar atyre që e kanë kërcënuar.

Vendndodhja e tij tani është sekret përveç masave të tjera që policia në Republikën Srpska po ndërmerr për ta siguruar atë dhe familjen e tij, shpjegoi Bursaç.

Problemet e tij të fundit filluan në korrikun e kaluar, kur botoi një shkrim të titulluar “A e feston Banja Luka gjenocidin në Srebrenicë?”, në të cilin shprehu një neveri për një demonstratë të planifikuar në mbështetje të ish-komandantit serb të Bosnjës Ratko Mlladiç nën patronazhin e të cilit trupat serbe të Bosnjës vranë rreth 8,000 boshnjakë në qytetin lindor të Srebrenicës në korrik 1995 – mizoritë më të këqija në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Protesta do të mbahej nën sloganin “Mbështetje për gjeneralin Ratko Mlladiç – Mjaft me gënjeshtra për Srebrenicën”.

Ajo ishte planifikuar për më 11 korrik – të njëjtën ditë me përkujtimoren e përvitshme të masakrës së boshnjakëve në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës nën komandën e Mlladiçit, por në fund u anulua.

Bursaç tha se ishte i tronditur nga mosveprimi i gjykatave. “Problemi është në sistemin gjyqësor. Personat që më kërcënojnë mua dhe familjen time jo vetëm nuk janë sanksionuar, por për më tepër, me emra dhe mbiemra të plotë ata vazhdojnë të më kërcënojnë, duke më treguar mua dhe botës se, për momentin, askush nuk mund t’u bëjë gjë atyre,” tha Bursaç.

Bursaç fitoi Çmimin Europian të Shtypit 2018 në kategorinë “Opinion” për artikullin e tij “Vrasja e tretë e djaloshit Petar nga Konjici”, në mars të këtij viti.

Por ai thotë se çmimet nuk kanë ndryshuar situatën në lidhje me sigurinë e tij.

“Po, e mora çmimin si gazetari më i mirë europian. Po, njerëzit nga Brukseli janë në dijeni të problemeve me të cilat përballem, por kjo njohje është për punën time, jo për situatën që ajo mund të shkaktojë. Do të isha i lumtur nëse vendi im do të ishte një vend ku askush s’të vë në shënjestër vetëm se e bën punën tënde siç duhet dhe me ndershmëri,” komentoi Bursaç.

Edhe pse kërcënimet dhe masat e sigurisë kanë një ndikim të dukshëm në punën e tij, Bursaç tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë.

“Unë duhet dhe do të punoj. Sigurish ka vështirësi të natyrës logjistike kur më duhet ta kaloj të gjithë ditën ose me ditë të tëra në një rajon policie dhe jo në redaksinë e lajmeve,” tha Bursaç për BIRN.

Ndërkohë që ai vlerëson mbështetjen që ka fituar nga kolegët dhe shoqatat e gazetarëve, ai është i vetëdijshëm për kufijtë e asaj mbështetjeje.

“Njerëzit mund të më pëlqejnë ose jo, mua ose punën time, por kjo është shumë në rregull për aq kohë sa s’ka kërcënime të qarta,” përfundoi Bursaç.

Prokuroria në Republikën Srpska tha për BIRN se s’mund të tregojë apo bëjë ndonjë koment për ndonjë çështje që është ende në vazhdim.

Etiketa: BIRNBosnjaBrukseligazetarGjyqmbështetjeMjaftMlladiçndikimpaktPoliciaprogresProkuroriProkuroriaProtestaPunërajonsekretSHvdekjeVrasja
Tjetri
Prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj drejt rikonfirmimit në detyrë

Prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj kalon testin e vetingut

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.