AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania me sytë nga diaspora për mungesën e fuqisë punëtore

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorë rumunë. Foto: Bogdan Buda/Inquam Photos

Në mes të një mungese gjithnjë e në rritje të fuqisë punëtore, deputetët rumunë do të diskutojnë të lejojnë kompanitë të punësojnë rumunë etnikë nga vende si Moldavia, Serbia dhe Ukraina.

Punëtorë rumunë. Foto: Bogdan Buda/Inquam Photos

Parlamenti i Rumanisë do të diskutojë një projektligj që do të lejonte rumunët etnikë nga vendet jo-anëtare të Ballkanit që të gjejnë punë më lehtë në Rumani sesa qytetarët e tjerë jashtë BE-së, për të përmbushur një mungesë në rritje të fuqisë punëtore.

Deputetë nga sërë partish e paraqitën projektligjin në Senat javën e kaluar. Tani ai duhet të diskutohet nga komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.

Projektligji do të lejonte rumunët etnikë të cilët nuk kanë shtetësi rumune apo ndonjë shtetësi tjetër të BE-së, nga shtete me komunitete të mëdha rumune si Ukraina, Serbia dhe Moldavia, të punojnë deri në një vit pa leje pune.

Nismëtarët e projektligjit, deputetët e Partisë së Lëvizjes Popullore Constantin Codreanu dhe Petru Movila, thonë se sipërmarrësit rumunë duhet të kenë të drejtë të shmangin procedurat e kushtueshme dhe që të hanë kohë të miratimit nga Inspektorati i Përgjithshëm i Imigracionit i Ministrisë së Brendshme në rastin e punëtorëve nga vende jo të BE-së.

Rumania ka pasur disa polemika me fqinjët e saj mbi të drejtat e pakicave të saj etnike.

Rumunët janë grupi i tretë më i madh etnik në Ukrainë. Qeveria vlerëson se rreth 400,000 rumunë etnikë jetojnë në zonat Cernauti dhe Transcarpatia në veriperëndim të Ukrainës dhe në zonën Odessa, në jugperëndim të Ukrainës.

Megjithatë, shumica e atyre në jugperëndim, 258,000, gjatë regjistrimit të popullsisë të vitit 2001, u identifikuan si moldavë dhe qeveria në Kiev i trajton ata si të tillë.

Në Serbi ka zyrtarisht rreth 30,000 rumunë që kryesisht banojnë në Vojvodinë dhe në rajonin e Banatit. Megjithatë, Rumania i konsideron si rumunë edhe rreth 35,000 njerëz në rajonin Timocka Krajina në kufirin me Bullgarinë, sepse gjuha e tyre është e afërt me rumanishten. Serbia, megjithatë, i identifikon ata si Vllahë dhe nuk lejon që gjuha e tyre të përdoret në administratë, pavarësisht presionit rumun.

Në Shqipëri, regjistrimi i popullsisë i vitit 2012 identifikoi 8,200 banorë si arumunë, edhe pse Atlas Demografik i Shqipërisë i vitit 2003 numëronte 140,000 njerëz në këtë grup etnik.

Megjithatë, Shqipëria nuk i njeh arumunët si një pakicë kombëtare, por vetëm si një pakicë etike dhe gjuhësore, që do të thotë se Tirana nuk pranon një lidhje midis tyre dhe Rumanisë.

Në Moldavi, përkatësia etnike ka një kuptim politik dhe vetëm 7 për qind e qytetarëve të saj identifikohen si rumunë, ndërsa 75 për qind thonë se janë moldavë. Megjithatë, 800,000 nga 3,5 milion banorë në Moldavi kishin shtetësi rumune në vitin 2017.

Rumania, me një popullsi prej 19 milionë banorësh në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, gjatë viteve të fundit është përballur me një krizë në rritje të punës, kryesisht për shkak të njerëzve që largohen për të punuar në shtetet e tjera të BE-së.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara të bëra publike në shkurt të vitit 2018 thanë se pothuajse 3.4 milionë rumunë u larguan gjatë viteve 2007-2017, shumica për paga më të mira. Pothuajse 30,000 rumunë morën shtetësinë e shteteve të tjera të BE-së vetëm në vitin 2016, treguan të dhënat e Eurostat.

Statistikat e qeverisë të publikuara të hënën thonë se tani në vend punojnë 5 milionë në krahasim me 8 milionë që punonin në vitin 1990.

Ndërsa sipërmarrësit dhe specialistët thonë se vendi ka nevojë për dhjetëra mijëra punëtorë, Rumania importoi vetëm 5,000 punonjës nga vendet jo anëtare të BE-së në vitin 2017. Shumica vinin nga Vietnami, 1,400 njerëz, tri herë më shumë sesa në vitin 2016. Pjesa tjetër erdhi nga Turqia, Kina, Serbia dhe Sri Lanka.

Qeveria në janar 2018 miratoi një kuotë prej 7,000 punëtorësh të huaj jashtë BE-së.

Etiketa: BanorëBEdeputetDiasporaEurostatKievKinaKomisionet parlamentareMoldaviMoldaviaProjektligjProjektligjiPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRumaniRumaniaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikatTiranaTurqiaUkrainaUkrainëVietnami
Tjetri
Presidenti i Kosovës do të takohet me kancelaren Merkel

Presidenti i Kosovës do të takohet me kancelaren Merkel

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.