AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ekipi i karatesë i Kosovës nuk lejohet të hyjë në Serbi

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Federata e Karatesë e Kosovës në kufirin me Serbinë të mërkurën. Foto: Federata e Karatesë e Kosovës.

Mes tensioneve në rritje midis dy vendeve fqinjë, Serbia s’e ka lejuar ekipin e karatesë të Kosovës të hyjë në vend, duke mos e lejuar atë të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad.

Federata e Karatesë e Kosovës në kufirin me Serbinë të mërkurën. Foto: Federata e Karatesë e Kosovës.

Ekipi i karatesë i Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi të mërkurën në mëngjes për Kampionatin Europian të Karatesë, i cili do të mbahet në Novi Sad më 10-13 maj.

“Policia serbe në pikën kufitare të Merdares u tha krerëve të Federatës së Karatesë të Kosovës për vendimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilët kanë dhënë urdhër që ekipi nuk duhet të lejohet të hyjë në Serbi,” thuhet në një deklaratë nga Federata e Karatesë e Kosovës.

Një ditë më parë qeveria e Serbisë kishte vendosur që ekipi nga Kosova nuk do të lejohej të shfaqte ndonjë simbol kombëtar gjatë Kampionatit Europian të Karatesë.

Mediat serbe njoftuan se ekipi i Kosovës ishte ndaluar për “arsye proceduriale”, për mos respektim të marrëveshjes midis dy vendeve për vizitat zyrtare.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e dënoi vendimin e autoriteteve të Beogradit si një akt të papranueshëm “që nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona”.

“Autoritetet serbe u informuan nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me këtë udhëtim dhe pretendimi se nuk janë informuar me kohë është i papërshtatshëm,” shkroi Haradinaj në Facebook.

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka nxjerrë një deklaratë duke thënë se “pavarësisht nga dëshira e Serbisë për të qenë një mikpritës i mirë për të gjithë atletët në Kampionatin Europian të karatesë  në Novi Sad, atletët nga Kosova dhe Metohija nuk do të jenë pjesë e kësaj gare, sepse për disa prej tyre, këtë herë, sporti ishte me rëndësi dytësore”.

Të martën, të djathtët serbë paralajmëruan se do të bllokonin rrugët në qytetin serb të Novi Sadit nëse sportistët e karatesë të Kosovës mbërrinin atje për kampionatin e ardhshëm, pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të ndaluar një ndeshje midis klubit serb “Red Star” dhe Graçanicës, në Kosovën qendrore.

Federata e Futbollit e Kosovës refuzoi një kërkesë të “Red Star” për të luajtur një ndeshje humanitare në qytetin me shumicë etnike serbe më 9 maj, tha kreu i Federatës, Fadil Vokrri, të hënën.

“Për dy vjet ne kemi dhënë leje për ndeshjen, por këtë vit nuk do ta bëjmë këtë sepse në ndeshjen e fundit ndodhën gjëra që nuk i përkasin sportit. Kishte mesazhe ofenduese dhe për këtë arsye ne e kemi refuzuar kërkesën e “Red Star”. Ne gjithashtu kemi informuar UEFA-n se nuk do të ketë ndeshje,” tha Vokrri për gazetën Koha Ditore.

Etiketa: FacebookgraGraçanicëHaradinajKomiteti OlimpikKosovaKosovëmediat serbeNovi SadPoliciaQeveriaRamush HaradinajSerbiSerbiaSTARUEFA
Tjetri
Gjyqtari Fatos Lulo akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

Raporti: Vetingu transparent, i drejtë, por shumë i ngadaltë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.