AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetër aksident në minierë, vdes 50-vjeçarja pasi goditet nga një makinë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesh-grumbullimi i kromit në minierën e Bulqizës. Foto:Sami Curri.

Një grua që punonte si seleksionuese e kromit për kompaninë “Brisel Shpk” u bë viktima e rradhës e problemeve të sigurisë në punë në minierën e Bulqizës. Kompania ishte pezulluar në fund të vitit që shkoi, pasi dy minatorë humbën jetën në galeritë e menaxhuara prej saj.

Shesh-grumbullimi i kromit në minierën e Bulqizës. Foto:Sami Curri.

Një 50-vjeçare vdiq gjatë transportit për në spitalin e Bulqizës, ndërsa kishte marrë plagë të rënda nga goditja e një makine të tonazhit të rëndë në sheshgrumbullimin e kromit mbi zonën D në Bulqizë.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 14.20 të së mërkurës, ndërsa identifikoi viktimën me inicialet “SH.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë”.

Policia deklaroi se gruaja vdiq pasi ishte goditur nga një makinë. “Paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda,” thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me shkaqet e vdekjes.

Në një komunikim të dytë me mediat, policia njoftoi se viktima dhe drejtuesi i mjetit që e aksidentoi për vdekje punonin për kompaninë “Brisel Shpk”.

Administratori i kompanisë “Brisel”, Rrahim Dedja i tha BIRN në një bisedë telefonike se ngjarja ishte aksident dhe se nuk e dinte si kishte ndodhur, ndërsa shtoi se shoferi ishte shoqëruar nga policia.

Aktiviteti i kompanisë Brisel Shpk u pezullua, ndërsa ajo u gjobit në fund të vitit që shkoi nga Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM,  pas dy aksidenteve ku humbën jetën një punëtor dhe një minator.  Por kompania i është rikthyer sërish aktivitetit.

BIRN mësoi se 50-vjeçarja punonte jashtë minierës si seleksionues e kromit. Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në “pjacalën e sheshgrumbullimit të kromit në zonën D”.

Ndërkohë, megjithë pretendimet e autoriteteve për hetime, BIRN gjeti në disa shkrime të mëparshme se në shumicën dërrmuese të rasteve, faji u lihej viktimave dhe në pak të tjera kolegëve të tyre minatorë.

50-vjeçarja është viktima e 8 në shtatë muaj që humb jetën në minierën e Bulqizës.

Kromi është minerali më i rëndësishëm i Shqipërisë nga pikëpamja ekonomike. Aktualisht ka rreth 110 kompani të licencuara për të shfrytëzuar rezervat e kromit në zonën e Bulqizës, eksportet e së cilit arrijnë në rreth 100 milionë euro në vit. Ndërkohë megjithë aksidentet e shumta dhe faktin se disa herë është vënë alarmi për situatën e rëndë të sigurisë në punë në zonë, nuk duket se ka ndonjë ndryshim të gjendjes.

Etiketa: aksidentAksidentetBIRNBulqizëEurohetimeMinatorMinieraPoliciaPunëPunëtorSHshqipvdekjevdesviktima
Tjetri
Sulmet ndaj medias në Ballkan kalojnë pa përgjegjës, thotë HRW

Thirrje BE-së t’i japë përparësi lirisë së medias

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.