AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa duhet t’i kundërvihet sanksioneve eksterritoriale të Amerikës

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Donald Trump më 24 shtator 2017. (AP Photo/Evan Vucci)

Sfida më e madhe e Europës në kundërshtimin e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit nuk është ligjore apo edhe gjeopolitike. Është psikologjike. Liderët europianë sillen sikur Shtetee të Bashkuara t’u interesojë ende një aleancë transatlantike interesash, vlerash dhe qasjesh të përbashkëta.

Presidenti Donald Trump më 24 shtator 2017. (AP Photo/Evan Vucci)

Heqja dorë e Donald Trumpit nga Plani i Përbashkët i Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) me Iranin dhe rivendosja e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në atë vend kërcënojnë paqen globale. Siguria e Europës varet nga mbrojtja e marrëveshjes me Iranin pavarësisht nga tërheqja e SHBA-së. Kjo, nga ana tjetër, kërkon që Europa, së bashku me Rusinë, Kinën dhe shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, të sigurohen që marrëdhëniet ekonomike me Iranin të mund të zhvillohen. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse Europa përballet dhe përmbys sanksionet eksterritoriale të Amerikës, të cilat synojnë të pengojnë tregtinë dhe aktivitetet financiare me Iranin nga aktorët jo-amerikanë.

Qëllimi i lëvizjes së Trumpit është shumë i qartë: të rrëzojë regjimin iranian. Duke pasur parasysh këtë marrëzi, qytetarët europianë ndiejnë se interesat e sigurisë të Europës nuk janë më të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara.

Qëndrimi i Amerikës ndaj Iranit është mbështetur nga dy aleatë të Lindjes së Mesme të Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite. Izraeli i bën thirrje fuqisë së SHBA-së të shmangë detyrimin e ndonjë kompromisi me palestinezët. Arabia Saudite i bën thirrje pushtetit ushtarak të SHBA-së që të përmbajë rivalin e saj rajonal, Iranin. Të dy shpresojnë për një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin.

Përpjekjet e mëparshme të Amerikës në ndryshimet e regjimit në Lindjen e Mesme dhanë rezultate të tmerrshme për Shtetet e Bashkuara dhe Europën (për të mos përmendur katastrofat që u ndodhën vendeve të gjendura në mes të kaosit të provokuar nga SHBA). Këto “luftëra të zgjedhura” kanë qenë faktori kryesor në rritjen e emigracionit drejt Europës nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Edhe kur ndryshimi i regjimit ka “rezultuar i suksesshëm”, si në Afganistan, Irak dhe Libi, pasojat kanë qenë dhuna dhe destabiliteti.. Dhe kur ndryshimi i regjimit ka dështuar, si në Siri, rezultati ka qenë luftë e vazhdueshme.

Dështimi poshtërues i presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Britanisë Theresa May dhe kancelares gjermane Angela Merkel për të bindur Trumpin të qëndrojë në JCPOA ishte i parashikueshëm. Vendimi i SHBA-së pasqyron dy forca konvergjente: një tendencë të thellë të politikës së jashtme – e manifestuar nga të gjitha administratat e fundit amerikane – për të kërkuar hegjemoni në Lindjen e Mesme dhe markën e veçantë të psikopatisë së Trumpit. Trumpi kënaqet duke vënë në siklet liderët europianë: përpëlitja e tyre është triumfi i tij.

Megjithatë, ata nuk janë të pafuqishëm. Marrëveshja me Iranin mund të rikthehet ende, pikërisht sepse është një marrëveshje shumëpalëshe, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së (Rezoluta 2231), jo një marrëveshje vetëm midis SHBA-së dhe Iranit. Në të vërtetë, sipas nenit 25 të Kartës së OKB-së, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, janë të detyruara të përmbushin JCPOA-në. Tërheqja e Trumpit nga JCPOA është vetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Thelbi i JCPOA-s dhe Rezolutës 2231 është ndërprerja e aktiviteteve të Iranit që mund të çojnë në zhvillimin e armëve bërthamore. Pajtimi strikt nga Irani lidhet me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, përfshirë heqjen e sanksioneve të dakorduara me OKB-në.

Edhe nëse SHBA-të tani largohet nga JCPOA, ajo ka vetëm dy mënyra për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes mes Iranit dhe pjesës tjetër të botës. E para do të ishte të nxiste luftën. Kjo është qartazi në axhendën e Shteteve të Bashkuara, sidomos me neokonservatorin John Bolton përsëri në Shtëpinë e Bardhë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Bota duhet t’i rezistojë një tjetër aventurë ushtarake amerikane shkatërruese.

Sanksionet eksterritoriale janë mënyra e dytë që Shtetet e Bashkuara mund të vrasin JCPOA-në. Tjetër gjë është që Shtetet e Bashkuara të vendosin se nuk do të tregtiojnë më me Iranin. Tjetër gjë është që qeveria amerikane të përpiqet të bllokojë tregtinë me Iranin nga partitë jo-amerikane. Ky është qëllimi i Amerikës; I mbetet Europës dhe Kinës ta mposhtin atë, në interes të paqes globale, si dhe në interesin e tyre të drejtpërdrejtë ekonomik.

Në terma praktikë, SHBA do të jetë në gjendje të zbatojë sanksionet kundër Iranit për kompanitë që veprojnë në tregun e saj të brendshëm dhe, me shumë gjasa, në filialet e kompanive amerikanë që operojnë jashtë vendit. Megjithatë, SHBA-ja do të përpiqet të shkojë shumë më tej, duke u përpjekur të bllokojë kompanitë jo-amerikane që kanë marrëdhënie me Iranin. SHBA ndoshta do të kenë sukses në kapjen e transaksioneve të bazuara në dollarë, pasi ato përgjithësisht pastrohen nëpërmjet sistemit bankar amerikan. Problemi i vërtetë do të vijë me kompanitë jo-amerikane që operojnë jashtë SHBA-së dhe që bashkëveprojnë me Iranin nëpërmjet monedhave të ndryshme nga dollari, si euro dhe renminbi.

Shtetet e Bashkuara me siguri do të përpiqen të ndëshkojnë kompanitë e tilla, qoftë duke shënjestruar filialet e tyre lokale, duke u përpjekur t’i tërheqin ata në gjykatat amerikane, ose duke u mohuar atyre akses në tregun amerikan. Këtu është pjesa ku Bashkimi Europian duhet të marrë një qëndrim të fortë dhe të shkojë përtej përgjërimit të Trumpit që “të heqë dorë” nga marrëveshje specifike biznesi europiane, një proces që do t’i bënte vendet europiane edhe më të nënshtruara ndaj kapriçove të Truumpit. Europa duhet të mbrojë një “Jo” të qëndrueshme dhe të qartë për saksionet eksterritoriale të Shteteve të Bashkuara, sidomos ndaj kompanive që veprojnë në monedha jo-dollarë.

BE duhet të këmbëngulë se sanksionet eksterritoriale të shkelin të drejtën ndërkombëtare (përfshirë Rezolutën 2231 dhe për pasojë Kartën e Kombeve të Bashkuara) dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ata duhet të pranojnë se pranimi në heshtje do të ishte njësoj si t’i dorëzojë SHBA-së një çek të bardhë që të përcaktojë rregullat e luftës dhe paqes përtej Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rregullat e tregtisë globale përtej Organizatës Botërore të Tregtisë. BE duhet të jetë e përgatitur të përdorë procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së kundër SHBA-ve dhe ta sjellë çështjen e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme. Atje ku Europa ka frikë të shkelë, Kina me siguri do të futet që të kapitaliozjë mundësitë e biznesit në Iran. Dhe Kina do të kishte të drejtë ta bënte këtë.

Sfida më e madhe e Europës nuk është ligjore apo gjeopolitike. Është psikologjike. Liderët europianë sillen sikur SHBA-së t’i interesonte ende një aleancë transatlantike interesash, vlerash dhe qasjesh të përbashkëta. Për fat të keq, nuk është më kështu.

SHBA-ja dhe Europa kanë ende shumë interesa të përbashkëta, por ato kanë ende edhe shumë gjëra të kundërta, sidomos SHBA shkel ligjin ndërkombëtar. Europa ka nevojë për politikën e vet të sigurisë, ashtu siç ka nevojë për politikat e saj tregtare dhe mjedisore. Shkëmbimi i mendimeve mbi JCPOA-në është pra një moment së vërtete. Paqja në botë varet nga mbrojtja që Europa do t’i bëjë Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nga rregullat e tregtisë ndërkombëtare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Europe Must Confront America’s Extraterritorial Sanctions

Etiketa: AfganistanAfrikaAngela MerkelArabia SauditeArmëBashkimi EuropianBEdhunaDollariDonald TrumpEmmanuel MacronEuroEuropaIrakIranIraniIzraeliJohn BoltonKinaLibiLindjaLindja e MesmeLokaleMacronmarrëveshjeMbrojtjaMerkelOBTOKBParaProject SyndicateQeveriaSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSiguriaSiriTrumpVendimi
Tjetri
Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të rritur turizmin

Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të rritur turizmin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.