AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Boshnjakët shkëmbejnë akuza për varganin e emigrantëve

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Denis Zvizdiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës. Foto: Anadolu

Një kanton boshnjak dhe qeveria shtetërore po debatojnë ashpër mbi rastin e fundit të një vargani të bllokuar emigrantësh, me secilën palë që akuzon palën tjetër për veprime penale.

Denis Zvizdiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës. Foto: Anadolu

Pasi policia në kantonin Hercegovina-Neretva, një nga dhjetë kantonet në entitetin e Federatës së Bosnjës, ka ndalur një vargan emigrantësh të premten e kaluar, ka pasur shumë akuza midis kantonit dhe qeverisë së shtetit në lidhje me faktin nëse policia kishte apo jo të drejtë ta ndalonte atë.

Ljubo Besliç, kryetari i Mostarit, qyteti më i madh në kanton, tha të mërkurën për N1 se çështjet e sigurisë në kantone bien nën juridiksionin e këtyre njësive.

Duke iu përgjigjur akuzave se kantoni kishte bërë një “grusht shteti”, kryetari tha se ministri i sigurimit i shtetit boshnjak Dragan Mektiç “ishte ai që kreu një grusht shteti”.

Besliç është një anëtar i Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, partia kryesore kroate e Bosnjës, e cila në një njoftim për shtyp tha të martën se qeveria shtetërore nuk e kishte miratuar karvanin, po ashtu as autoritetet lokale në Mostar.

“Vendimi për të dërguar një karvan me emigrantë drejt të kantonit të Hercegovina-Neretvës nuk u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe ndodhi pa një marrëveshje paraprake me institucionet vendore në Mostar,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Megjithatë, Denis Zvizdiç, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, në një tjetër deklaratë për shtyp, këmbënguli se shteti kishte të drejtën të merrte këto vendime.

“Kushtetuta e Bosnjës thotë se institucionet e nivelit shtetëror janë vendimmarrësit e vetëm kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me migracionin, vizat dhe azilin,” thuhej në njoftimin për shtyp që dha të mërkurën zyra e Zvizdiçit.

Ministri i Sigurisë Mektiç e përshkroi lëvizjen e Ministrisë së Brendshme kantonale si një grusht shteti virtual të premten.

“Që një komisioner policie të mos lejojë institucionet shtetërore të zbatojnë detyrat e tyre kushtetuese është një lloj grushti serioz, sipas mendimit tim. Kjo është një goditje ndaj rendit kushtetues të shtetit,” tha Mektiç për N1.

Ilija Lasiç, komisioneri i policisë që urdhëroi oficerët të ndalonin vargun me rreth 300 emigrantë, u thirr për të shpjeguar veprimet e tij në Policinë e Shtetit të premten në mbrëmje, por detajet nuk janë zbuluar ende.

Davor Bunoza, avokati i Lasiçit, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për të konfirmuar raportet për një padi të mundshme kundër ministrit Mektiç për shpifje, siç njoftuan disa media.

Emigrantët po bëhen një problem në rritje në Bosnje. Grupe emigrantësh dhe refugjatësh kanë ngritur një kamp të improvizuar në një park pranë bashkisë në Sarajevë, ndërsa autoritetet e Bosnjës përpiqen të gjejnë një zgjidhje jo vetëm për ta, por për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish që po e përdorin vendin si një rrugë tranziti drejt Europës Perëndimore.

Qindra mijëra emigrantë kaluan përmes të ashtuquajturës “Rruga Ballkanike” në vitin 2015, duke u përpjekur të arrinin në Europën Perëndimore, por Bosnja nuk ishte pjesë e asaj rruge, e cila u mbyll në mënyrë efikase në mars 2016.

Emigrantët pastaj filluan të kërkonin për rrugë të reja nga Turqia dhe Greqia në Europën Perëndimore përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe së fundmi Bosnjës.

Etiketa: AkuzaBIRNBosnjaBosnjeGreqiagrusht shtetikampKëshillit të MinistravekomisionerKomisionerikryetarkushtetueseLokalemarrëveshjeMediapadiPartiaPoliciaQeveriarruga ballkanikeSHShpifjeshqipTurqiaVendimi
Tjetri
Kisha në Mal të Zi shënon 100-vjetorin e vrasjes së Romanovëve

Kisha në Mal të Zi shënon 100-vjetorin e vrasjes së Romanovëve

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.