AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Partia qeverisëse e Malit të Zi fiton zgjedhjet lokale

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një votues në qendrën zgjedhore në Podgoricë të dielën. Foto: PR Centar.

Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi fitoi në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, në mes të parregullsive të shumta dhe raportimeve për incidente të dhunshme.

Një votues në qendrën zgjedhore në Podgoricë të dielën. Foto: PR Centar.

Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet, DPS, fitoi shumicën e votave në dhjetë nga 12 komuna të dielën, por do të jetë në gjendje të formojë një administratë të vetën vetëm në pesë prej tyre.

Rezultatet paraprake tregojnë se DPS, e drejtuar nga lideri veteran i vendit Milo Djukanoviç, siguroi një shumicë absolute në kryeqytetin Podgoricë për herë të parë që nga fillimi i viteve 2000.

Në shumicën e komunave, partia qeverisëse përmirësoi ndjeshëm performancën e saj në zgjedhjet lokale në 2014.

DPS tha se ajo arriti një “fitore të madhe” në zgjedhje dhe se rezultatet konfirmojnë dominimin e partisë dhe angazhimin e publikut ndaj rrugës së vendit drejt BE-së.

Sipas rezultateve paraprake, DPS do të ketë 32 nga 61 vendet në parlamentin lokal të Podgoricës. Demokratët e opozitës dhe Lëvizja URA do të kenë 17 vende dhe koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Frontit Demokratik do të ketë tetë.

DPS-ja e Djukanoviçit gjithashtu arriti një fitore në komunat e Savnikut, Zabljakut dhe Danilovgradit, Bijelo Poljes dhe Pljevljas.

Në të tjerat, ajo do të duhet të kërkojë një koalicion me Social Demokratët, SD, të udhëhequr nga kryetari i parlamentit të vendit Ivan Brajoviç, ose me Partinë Boshnjake dhe partitë e vogla etnike shqiptare.

Në shumicën e komunave, opozita ka dalë dukshëm më keq sesa në zgjedhjet presidenciale të prillit dhe në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2016. Ajo ka pretenduar se zgjedhjet lokale ishin jodemokratike dhe të padrejta.

Aleksa Beciç, lideri i partisë më të fuqishme të opozitës, Demokratët, tha se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë anti-demokratike – problematike për një vend që është kandidat për anëtarësim në BE.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e përgjithshme të opozitës. Ka ende shumë trishtim,” tha ai.

Zgjedhjet e së dielës u shoqëruan me një sërë parregullsish në qendrat e votimit dhe listat zgjedhore, raportojnë organizatat lokake.

Qendra për Tranzicion Demokratik, një nga organizatat lokale, raportoi me qindra abuzime në procesin zgjedhor në Podgoricë, përfshirë shkelje të sekretit të votës dhe shkelje të procedurës së votimit postar.

Në një qendër votimi në Podgoricë u sulmuan katër kandidatë të opozitës për administratën lokale dhe njëri prej tyre pësoi lëndime serioze. Opozita pretendoi se ata u sulmuan nga aktivistë të DPS-së, gjë të cilën partia qeverisëse e mohoi.

Prokuroria malazeze ka konfirmuar se ka nisur një hetim dhe policisë i është dhënë urdhër të kryejë kontrolle për të përcaktuar se çfarë ndodhi në qendrat e votimeve të dielën.

Drejtoria e Policisë tha gjithashtu se janë raportuar edhe 21 raste dhune dhe shkelje të procedurave të votimit në 11 komuna, shumica e tyre në kryeqytetin Podgoricë.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, votimi nuk u monitorua nga vëzhgues të huaj.

Rreth 310,000 votues u regjistruan për zgjedhjet e së dielës në 11 komuna – pothuajse gjysma e popullsisë së vendit.

Në shumicën e qyteteve në Mal të Zi, pjesëmarrja ishte mbi 50 për qind, sipas zyrtarëve nga komisionet zgjedhore komunale.

Në Podgoricë, e cila përbën më shumë se një të tretën e elektoratit të përgjithshëm, pjesëmarrja ishte 64 për qind, njësoj si në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Etiketa: aktivistBEDjukanoviçfitoreHetimLokaleMal të ZiMiloOpozitaPartiaPartia DemokratikePodgoricëPRProkuroriashqiptareURAVotimiVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Shtetet e Ballkanit dalin mirë në renditjen e Të Bërit Biznes

Dy organizata kërkojnë hetim për kushtet e punës pas helmimit të 20 punëtoreve në Shkozet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.