AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia shpreson për një “mrekulli” për bisedimet e anëtarësimit në BE

Sinisa Jakov MarusicGjergj ErebarangaSinisa Jakov MarusicdheGjergj Erebara
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Foto: BIRN

Ministri i jashtëm i Maqedonisë tha në Bruksel se ai nuk ishte zhgënjyer nga dyshimet e disa vendeve anëtare të BE-së për nisjen e bisedimeve të pranimit të vendit të tij në BE këtë vit.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Foto: BIRN

“Mrekullitë janë të mundshme,” tha të hënën ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov në Bruksel, kur iu kërkua të komentonte mbi skepticizmin e shprehur nga disa vende anëtare të BE-së në lidhje me nisjen këtë vit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit të tij.

Dimitrov, i cili po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së të hënën dhe të martën në Bruksel, tha për agjencinë e lajmeve MIA të Maqedonisë se, siç pritej, Franca dhe Holanda ishin vendet anëtare të BE-së që ishin më skeptike rreth hapjes së bisedimeve të pranimit të vendit të tij këtë vit.

“Është mirë që jemi të vetëdijshëm se nuk është e lehtë. Konsolidimi i brendshëm i BE-së është komplementar dhe nuk kundërshton konsolidimin e Ballkanit,” tha Dimitrov.

Ai shprehu shpresë se një përparim i parashikuar në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë do t’i bindte skeptikët për të kundërtën.

“Nëse ndodh kjo gjë historike, do të jetë një mundësi për të gjithë Europën për të krijuar sukses. Ne nuk jemi në gjendje të kemi luksin për të humbur mundësi historike,” tha Dimitrov për MIA.

Komisioni Europian këtë vit rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ata shpresojnë për një dritë jeshile për bisedimet e pranimit në BE në samitin e BE-së në qershor.

Por disa vende duke përfshirë Francën, Holandën dhe Gjermaninë dukshëm nuk arritën të angazhohen në këtë proces në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur në Sofje në mes të majit.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha samitit se ai nuk favorizonte asnjë lëvizje të tillë derisa “ne të kemi të gjitha siguritë dhe të gjitha reformat të jenë kryer”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se çështja e zgjerimit “mbetet për samitin e BE-së në qershor”.

Pasi u kthye nga samiti i Sofjes, kryeministri shqiptar Edi Rama fajësoi problemet e brendshme të BE-së për një vendim të mundshëm negativ për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Është e dukshme dhe ne nuk kishim nevojë të shkonim në Sofje për të mësuar se, aktualisht, axhendat tona nuk janë plotësisht të pajtueshme,” tha ai.

“BE-ja është në kulmin e një debati të brendshëm dhe kjo nuk e ndihmon objektivin tonë. Megjithatë, unë mbetem optimist,” shtoi ai.

Një draft dokument i pretenduar, që supozohet se është propozuar nga disa vende të BE-së dhe u zbulua fundjavën e kaluar në mediat maqedonase, shkaktoi pasiguri të mëtejshme.

Dokumenti i pretenduar këshillonte Bashkimin Europian të shtyjë dhënien e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë këtë vit, duke deklaruar se ato nuk janë gati.

Në rastin e Shqipërisë, dokumenti theksonte se vendi nuk ka reforma të mjaftueshme gjyqësore dhe mbetet pas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në rastin e Maqedonisë, dokumenti theksoi se pavarësisht ndryshimeve në atmosferën e përgjithshme në vend, vendi nuk mund të demonstrojë progres të qartë në zbatimin e reformave urgjente që kanë përparësi.

Ai vë në dukje se reformat gjyqësore janë ende “në zhvillim e sipër”, që de-politizimi i administratës shtetërore është i ngadaltë dhe thotë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme.

Etiketa: Angela MerkelBallkaniBEBIRNBrukselEdi RamaEmmanuel MacronFrancaGjyqHolandëKomisioni EuropianLuftaMacronMaqedoniaMerkelmrekullipasiguriprogresPunëRamaReformaSamitiShpresONshqipVendimzhvillim
Tjetri
Shtëpitë e grabitura: Kosova vuan me pronat e uzurpuara të kohës së luftës

Shtëpitë e grabitura: Kosova vuan me pronat e uzurpuara të kohës së luftës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.