AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Europiane gjobit Rumaninë, Lituanin për ngritje të burgjeve të CIA-s

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Foto: Wikipedia.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka gjetur Rumaninë dhe Lituaninë fajtore për shkelje të ndalimit europian të torturave për ngritjen e një burgu sekret të CIA-s kur torturoheshin të dyshuarit për terrorizëm.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Foto: Wikipedia.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në një vendim të enjten tha se Rumania dhe Lituania kishin shkelur ndalimin europian të torturës dhe i urdhëruan ata të paguajnë 100,000 euro dëmshpërblim për secilin prej dy të dyshuarve për terrorizëm që u ndaluan dhe torturuan në burgjet e CIA-s në këto vende.

Gjykata e Strasburgut vendosi se Rumania kishte ngritur një burg të fshehtë të CIA-s nën emrin e koduar Detention Site Black midis shtatorit 2003 dhe nëntorit 2005 dhe i bëri thirrje asaj të sjellë të gjithë zyrtarët përgjegjës para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur.

Rasti kundër Rumanisë u paraqit në vitin 2012 nga Abd Al Rahim Husseyn Muhammed Al Nashiri, i cili përballet me dënimin me vdekje në SHBA për rolin e tij të dyshuar në bombardimet e “USS Cole” në Jemen, ku mbetën 17 të vdekur dhe një bombardim tjetër të një anije naftëmbajtëse, Limburgu, në vitin 2002.

Shtetasi saudit u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2002 dhe u mbajt në Afganistan, Tajlandë dhe Poloni para se të zhvendosej në Rumani. Ai tani është në burgun amerikan në Gjirin Gauntanamos. Prandaj, gjykata nuk kishte qasje të drejtpërdrejtë tek ai.

Gjykata arriti në përfundimin se Al Nashiri është mbajtur në Detention Site Black për rreth 18 muaj dhe autoritetet rumune ishin në dijeni që CIA do ta trajtonte atë në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas vendimit, zyrtarët rumunë gjithashtu lejuan transferimin e tij në vendet e tjera paraburgimi të CIA-s, duke e ekspozuar atë në keqtrajtime të mëtejshme.

“Gjykata prandaj zbuloi se Al Nashiri kishte qenë brenda juridiksionit të Rumanisë dhe se vendi ishte përgjegjës për shkeljen e të drejtave të tij sipas Konventës,” tha ai.

Rumania duhet “të përfundojë një hetim të plotë mbi çështjen e z. Al Nashiri sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, nëse është e nevojshme, të ndëshkojë çdo zyrtar përgjegjës. Vendi gjithashtu duhet të kërkojë që SHBA-ja ta sigurojë që z. Al Nashiri nuk do të dënohet me vdekje,” shtoi ajo.

“Ky vendim qëndron si një qortim i ashpër ndaj përpjekjeve të turpshme të Rumanisë për të fshehur të vërtetën rreth ngritjes së një burgu të fshehtë të CIA-s.

“Është kritike për përfundimin e mosndëshkimit për pjesëmarrjen e Europës në programin e torturës të CIA-s,” tha Amrit Singh, avokati kryesor për rastin me Open Society Justice Initiative, që përfaqësonte al-Nashiri para GJEDNJ, në një njoftim për shtyp të dërguar në BIRN.

I njëjti vendim u dha edhe kundër Lituanisë, në lidhje me një tjetër të dyshuar si terrorist, palestinezin Abu Zubaydah i lindur në Arabinë Saudite, i cili tani gjithashtu ndodhet në Gauntanamo. Burgu i CIA-s në Lituani funksionoi në vitet 2005-2006.

Gjykata ka vendosur vitet e fundit kundër disa shteteve të Europës Lindore dhe Ballkanit, duke përfshirë Poloninë dhe Maqedoninë, të cilat kanë rënë dakord të ngrenë burgje të fshehta për CIA-n. Asnjë nga këto vende nuk ka ndjekur penalisht ndonjë nga zyrtarët përgjegjës.

Avokatët e Al Nashirit në Rumani paraqitën një ankesë në zyrën e prokurorit në vitin 2012, pas së cilës filloi një hetim. Rezultati i hetimit është ende në pritje.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rumanisë tha për BIRN se i nevojiten 30 ditë që të ketë përgjigje për pyetjet e BIRN në lidhje me çështjen.

Vendimi i Gjykatës Europiane vjen vetëm dy javë pasi Gina Haspel u betua si drejtoreshë e CIA-s, pavarësisht përfshirjes së saj në mbikëqyrjen e një burgu torturash në Bangkok, Tajlandë, ku Nashiri ishte nënshtruar torturave me ujë.

Por edhe pse debati ishte intensiv në Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e Haspel në programin e dorëzimit të të ndaluarve, në Rumani kjo nuk shkaktoi asnjë jehonë.

Analisti i pavarur i politikës së jashtme në Bukuresht Bogdan Nedea tha për BIRN se qeveria e Rumanisë dëshiron ta mbajë të fshehtë çështjen.

Vendi është shumë i varur nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe sheh çdo pranim ekzistence të burgut të CIA-s si një akuzë direkte kundër Uashingtonit.

“Në rrethana normale tema s’do të ishte domosdoshmërish e dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe, por nën lidershipin aktual në të dy vendet kjo mund të shkaktojë probleme,” shpjegoi Nedea.

“Nga njëra anë, politika e zotit Trump ndaj aleatëve të tij (“paguaj që të rrish”) vë presion mbi Rumaninë, e cila e gjen veten në pozitën e konsumatorit sesa të garantorit të sigurisë dhe ndien rrezik se do ta humbasë këtë siguri,” shtoi ai dhe tha se Rumania nuk do ta rrezikonte këtë marrëdhënie për diçka që ndodhi vite më parë.

Etiketa: AfganistanAnijeBIRNBurgburgjeEmiratet e Bashkuara ArabeEuroGJEDNJGjykataGjykata e StrasburgutGjykatëGjykatësHetimLituaniParaPoloniQeveriarrezikRumaniRumaniasekretSHBAShtetet e BashkuaraTerroristTrumpvdekjeVendimVendimiWikipedia
Tjetri
Prokurorja Anila Leka pret rikonfirmimin pas vetingut

Prokurorja Anila Leka pret rikonfirmimin pas vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.