AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat bëjnë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup organizatash të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” protestojnë përpara Kuvendit për ashpërsim të Kodit Penal për dhunuesit e fëmijëve. 6 qershor 2018. Foto: CRCA

“Fëmijët, viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale në Shqipëri janë lënë jashtë vëmendjes institucionale”, thonë organizatat e të drejtave të fëmijëve, ndërsa theksojnë se ligjvënësit duhet të miratojnë urgjentisht ashpërsimin e masave në Kodin Penal për autorët e këtyre krimeve.

 

Një grup organizatash të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” protestojnë përpara Kuvendit për ashpërsim të Kodit Penal për dhunuesit e fëmijëve. 6 qershor 2018. Foto: CRCA

Një grup organizatash të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” protestuan të mërkurën përpara Kuvendit, ku kërkuan nga autoritetet të tregojnë kujdes të veçantë në dhënien e vendimeve gjyqësore që lidhen me të akuzuarit për dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe të miturve.

Aktivistët gjithashtu i përsëritën ligjvënësve kërkesën e bërë dy vite më parë për të miratuar urgjentisht ndryshimet në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, ku kërkohen dënime më të rënda për abuzuesit seksualë, parashkrimi nga Kodi Penal të krimeve ndaj fëmijëve të cilat ndodhin online, dënimin e ngacmimit seksual, si dhe ndryshimin e nenit të pornografisë, i cili ata pretendojnë nuk i mbron sa duhet fëmijët.

Organizatat në mbrojtje të fëmijëve gjithashtu nxitën Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, të apelojë urgjentisht vendimin e dhënë nga gjykata me 4.8 vite burg për një 54-vjeçar, i cili abuzoi seksualisht një 14-vjeçare dhe i shkaktoi asaj shtatzëni të padëshiruar.

Sipas Altin Hazizaj, drejtorit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri rasti i 14-vjeçares nga Pogradeci është një ilustrim i hidhur i mosveprimit shtetëror në fushën e dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të miturve.

“Shohim me shqetësim se gjykatat dënojnë vetëm gjysmën e krimeve që referohen nga policia, pra këta grabitqarë seksualë lihen të lirë,” tha për BIRN Hazizaj.

“Shqipëria nuk ka një regjistër të të dënuarve për dhunë seksuale ndaj fëmijëve, kështu pedofilët mund të punësohen pa problem atje ku ka fëmijë,” shtoi ai, duke theksuar se pa këtë regjistër e gjithë shoqëria është e pambrojtur.

Duke qartësuar edhe më shumë situatën e fëmijëve në vend, Hazizaj tha se Shqipërisë i mungojnë gjithashtu shërbime të traumës për fëmijët viktima të dhunës seksuale. Sipas tij, autoritetet janë fokusuar vetëm në një kategori fëmijësh, si për shembull fëmijët në situatë rruge, ata jetimë apo me aftësi të kufizuara, por kanë harruar rreth 70 për qind të fëmijëve të tjerë.

“Zero lek shkojnë për shërbime sociale për fëmijët viktima të dhunës. Kush i mbështet ata? Situata është problematike si në nivel kombëtar, edhe në nivel lokal,” vazhdoi Hazizaj i shqetësuar.

“Kjo mungesë e financimit po çon në shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe kjo është e papranueshme,” përfundoi ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1-Qershor, dhjetëra aktivistë organizuan në Tiranë një marshim proteste, ku i bënë thirrje qeverisë të zbatojë angazhimet e marra nga Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa i ranë kambanave të alarmit për mungesë shërbimesh, shfrytëzim, si dhe varfëri të fëmijëve shqiptarë.

Etiketa: aktivistAktivistëAltin HazizajBIRNBurgCRCAdhunaDhuna seksualeDhunëGjykataGjyqKodi PenalKodit PenalmbrojtjePogradeciPoliciaprotestePunëSHshqipShqipëriShqipëriaviktima
Tjetri
Britania e Madhe humb shansin për të ndalur marrëveshjen e dyshimtë të Bosnjës për plumbat

Britania e Madhe humb shansin për të ndalur marrëveshjen e dyshimtë të Bosnjës për plumbat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.