AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

INSTAT: Gratë ende larg barazisë gjinore në Shqipëri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë mban pankartën “Barazia gjinore fillon brenda dyerve të shtëpisë” në manifestimin e 8-Marsit. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në Shqipëri gratë vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e martesave të hershme, të qëndrimit në shtëpi për përkujdesje ndaj familjes, hendekun gjinor të pagave, si dhe papunësinë.

Një vajzë mban pankartën “Barazia gjinore fillon brenda dyerve të shtëpisë” në manifestimin e 8-Marsit. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Shqiptar i Statistikave ku pasqyrohej situata gjinore e burrave dhe grave në vend për vitin 2017, ofron të dhëna të rëndësishme për pabarazinë gjinore nw Shqipëri.

Raporti nxjerr në pah se gratë vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e martesave të hershme, të qëndrimit në shtëpi për përkujdesje për familjen, hendekun gjinor të pagave, si dhe papunësinë.

INSTAT zbulon se rreth 32 për qind e grave mbi 15 vjeç gjatë 2017-ës ishin forcë joaktive në tregun e punës për arsye të përmbushjes së detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave. E përkthyer në orë në shkallë të përgjithshme, gratë shpenzojnë 5:43 orë punë të papaguar në shtëpi krahas 2:06 orëve të burrave.

Rreth 17 për qind e vajzave martohen herët deri në moshën 19 vjeçare, krahas 1 për qind të djemve të të njëjtës grupmoshë, sipas raportit.

Statistikat ekonomike tregojnë se ndonëse hendeku gjinor i pjesëmarrjes në tregun e punës ka pësuar një ngushtim që nga viti 2013, gjatë vitit që lamë pas rreth 18 për qind më pak gra të moshave 15-64 vjeç ishin në tregun e punës krahasuar me burrat.

Nga 499,987 gra që punojnë, vetëm 239,072 prej tyre janë të punësuara me pagë, 129,479 kontribuojnë në biznes familjar pa pagë dhe 131,436 janë të vetëpunësuara.

Nga ana tjetër, rreth 766 mijë burra në tregun e punës, 36% e tyre ishin të vetëpunësuar, 37% të punësuar me pagë dhe 12% të punësuar në biznes familjar pa pagë. Papunësia për të dyja gjinitë ishte 13% për gratë dhe 15% për burrat.

Bujqësia, prodhimi, administrimi publik dhe shërbimet qenë fushat kryesore të punësimit të grave, ndërsa burrat dominonin ndërtimin, energjinë dhe aktivitetin tregtar.

Hendeku gjinor i pagave për vitin 2017 në Shqipëri ishte në total 10.5 për qind, ku disproporcionet më të mëdha në pagesa u hasën në fushat e profesioneve të punëtorëve zejtarë dhe montues makinerish 28.4%, drejtues, profesionistë, teknikë 17.4% dhe nëpunës punonjës shitjesh 10%.

Vendimmarrja

Në Sistemin e Drejtësisë vihet re që në pozicionet e larta, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kryetar i Gjykatës së Apelit Administrativ, pjesëmarrja e grave është zero për qind, ndërsa duke filluar nga pozicionet e tjera në një rend hierarkik zbritës, pjesëmarrja e grave vjen duke u rritur,” thotë raporti.

Ai vlerëson se në administratën publike gratë mbajnë pozicione menaxhimi  pothuajse sa burrat, por këto pozicione janë më tepër të nivelit të ulët dhe të mesëm.

Në pozicione të qeverisjes vendore, 15% e kryebashkiakeve janë gra, ndërsa në nivel qëndror 46% e ministrave janë gra – përmirësime këto stimuluar përgjatë viteve nga vendosja e kuotave në Kodin Zgjedhor. Në parlament gratë përbëjnë 29% të deputeteve, ndërsa në komisionet parlamentare siguria kombëtare dhe ai i tregtisë e mjedisit kanë shifrat më të ulëta të grave pjesëmarrëse.

Në polici, raporti vlerëson, se gratë kanë pozicione të ulëta dhe pjesëmarrja nuk është e lartë përgjatë tre viteve të fundit.

“Për vitin 2017, ndër 10.629 punonjës të policisë, klasifikuar sipas gradave dhe gjinisë, 14,2 % janë gra. Në nivelet e larta drejtuese, asnjë grua nuk ka qënë në pozicionin Drejtues Madhor ose Drejtues i Parë. Vetëm 1 grua zë nivelin e Drejtuesit të Lartë në vitin 2017 dhe nga 122 Drejtues, gratë përbëjnë 8,2 %,” shkruhet në raportin Burra dhe Gra 2017 të INSTAT.

Nga vitet e kaluara gratë kanë bërë përmirësime në pronësinë apo administrimin e biznesit, duke kaluar nga kompanitë me 1-4 të punësuar drejt rritjes së zotërimit të kompanive me deri në 10 të punësuar, ku qarqet me më shumë gra në biznes janë Tirana dhe Durrësi.

Humbja potenciale e zhvillimit njerëzor ose Indeksi i Pabarazisë Gjinore të përfshirë në raport u nda në fushat e shëndetit riprodhues, fuqizimit dhe tregun e punës.

Sipas llogaritjeve, për vitin 2017, Indeksi i Pabarazisë Gjinore është rritur në 0,14 nga 0,09 që shënonte një vit më parë, INSTAT analizon se kjo ka ardhur si rezultat i përkeqësimit të treguesit të vdekshmërisë amëtare, megjithëse treguesit e tjerë në përgjithësi janë përmirësuar

Vdekshmëria amtare për 100.000 lindje ishte 9,70 në vitin 2017, ndërsa norma e lindshmërisë së adoleshenteve 16,12 për mijë në të njëjtin vit.

Etiketa: BIRNGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegrahasIndeksiINSTATKomisionet parlamentarekryetarkushtetueseMjedisitparlamentPiSpoliciPunëPunëtorPunëtorëQarqetraportRaportiSHshqipShqipëriSiguriaStatistikatTirana
Tjetri
Maqedonia do të lehtësojë kufizimet për abortin

Maqedonia do të lehtësojë kufizimet për abortin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.