AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Beteja për Top Channel; anëtari i Gjykatës së Lartë jep dorëheqjen

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e publikuar në media e takimit Dvorani -Blushi

Gjyqtari Ardian Dvorani është bërë shenjestra e fundit mediatike e betejës për pronësinë e 60 % të aksioneve të televizionit Top Channel, midis familjes Hoxha dhe ish ortakëve Albert Sino dhe Aurel Baçi që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.  

Foto e publikuar në media e takimit Dvorani -Blushi

Në një kërkesë drejtuar kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Dvorani dha dorëheqjen nga çështja civile midis trashëgimtarëve të familjes Hoxha kundër Albert Sinos dhe Aurel Baçit, mbi vlefshmërinë e një kontrate për shitjen e 60 % të aksioneve të kompanisë Top Channel sh.a.

Vendimi i Dvoranit erdhi pas një kërkesë të palës së paditur Albert Sino dhe Aurel Baçi, si dhe publikimit në media të një numëri fotografish që tregojnë një takim të gjyqtarit Dvorani me drejtorin e Top Channel Ben Blushi.

“Shkaqet që motivojnë ekzistencën e njëanshmërisë së gjyqtarit mund të jenë të natyrës objektive ose subjektive.  Pra, paanshmëria e gjyqtarit jo vetëm duhet të jetë por edhe duhet të duket se është e garantuar,” shkruan Dvorani në kërkesën drejtuar Zaganjorit, që më vonë është bërë publike.

“Në rastin e çështjes konkrete, nisur nga rrethanat e krijuara, ndjeshmëria e çështjes dhe e palëve, fakti i vërtetë që jam takuar me zotin Ben Blushi – tashmë Drejtues i Top-Channel (me të cilin njihemi dhe shikohemi prej më shumë se 35 vjetësh dhe ndonëse atë ditë nuk kam biseduar për çështje gjyqësore), më sjell në bindjen dhe qëndrimin e palëkundur se është cenuar paanshmëria ime, edhe pse në dukje, në lidhje me mundësinë që në të ardhmen të jem pjesë e trupës gjykuese për shqyrtimin e çështjes,” shtoi ai.

Në vitin 2007, themeluesi i Top Channal Dritan Hoxha, lidhi një kontratë për shitjen e 60 % të aksioneve  të kompanisë mediatike Albert Sinos dhe Aurel Baçit me vlerën 315.2 milonë lekë. Megjithatë, pas vdekjes së parakohshme të themeluesit të Top Channel, kjo kontratë është kontestar nga e veja Vjollca Hoxha dhe trashëgimtarët e tij me pretendimin se është e pavlefshme. Beteja ligjore midis trashëgimtarëve të familjes Hoxha, Albert Sinos dhe Aurel Baçit mbi kontratën e shitjes së 60% aksioneve të kompanisë Top Channel Sha, ka filluar në shkurt 2016. Në maj 2016, Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur në favor të Sinos dhe Baçit, ndërkohë ky vendim është përmbysur në qershor 2017 nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Gjatë javëve të fundit një numër gjyqtarësh së Gjykatës së Lartë që kanë lidhje me çështjen e pronësisë së Top Channel janë sulmuar në media, sulmet të cilat perceptohen se vijnë nga palët ndërgjygjëse. Përveç Dvoranit në media janë sulmuar dhe gjyqtarët Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli.

Dvorani është një gjykatës i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, po për shkak të mungesave në trupën e gjykatës ka detyrimin të jetë i gatshëm të marrë pjesë në plotësimin e trupës gjykuese të kolegjeve të tjera të Gjykatës së Lartë. Për javën 21-25 maj 2018, Dvorani ka qenë gjyqtari i parë zëvendësues për plotësimin e trupave gjykuese të Kolegjit Penal dhe të Kolegjit Civil, rol që e ka luajtuar me datë 25 maj kur ka marrë pjesë në dhomën e këshillimit për plotësimi e trupës gjykuese të Kolegjit Civil, meqenëse njëri nga gjyqtarët ishte në mungesë.

Megjithatë, sipas Dvoranit ndryshe nga se pretendohet në kërkesën për përjashtim, çështja e pronësisë së televizionit Top Channel nuk është shqyrtuar gjatë prezencës së tij.

“Duke mos qenë pjesë e trupës gjykuese në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk kam ende arsye procedurale për të hequr dorë nga gjykimi i saj, sikurse parashtrojnë Kërkuesit në kërkesë për përjashtimin tim,”  shprehet Dvorani.

“Megjithatë, këtë Kërkesë për heqje dorë do ta paraqes, pashmangshmërisht dhe menjëherë, kurdo që të jetë rasti, nëse rrjedh nga shorti, që të ngarkohem me detyrimin për të marrë pjesë në këtë gjykim,” përfundon ai.

Etiketa: Ardian DvoraniArtan ZeneliBen BlushiGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarMediaSHShkëlzen SelimiSinoTop ChannelVendimVendimiVjollca HoxhaXhezair Zaganjori
Tjetri
Aksidentet me vdekje në miniera, faji i mbetet gjithmonë viktimave

Aksidentohet minatori në një nga galeritë e kromit në Martanesh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.