AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përse dashuria jonë për kafshët nuk mjafton

Agata SaganPeter SingerngaAgata SagandhePeter Singer
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto gjatë një festivali pë qen në SHBA nga Michael L. Baird via Wikimedia Commons.

Në përgjithësi, kafshët shoqëruese, ato që mbajmë në shtëpi, trajtohen më mirë se kafshët në ferma. Por pavarësisht sjelljes pozitive të njerëzve ndaj maceve apo qenve, shumë prej tyre jetojnë jetë dëshpëruese, – argumentojnë në analizën e tyre, kërkuesja Agata Sagan  dhe profesori i filozofisë Peter Singer.

Foto gjatë një festivali pë qen në SHBA nga Michael L. Baird via Wikimedia Commons.

Ka 184 milionë qenë dhe mace në SHBA; dy e treta e të gjithë shtëpive amerikane përfshijnë një kafshë, të njohur gjerësisht si kafshë shtëpie. Por mbrojtësit e të drejtave të kafshëve e shohin këtë term si të pasaktë dhe preferojnë termin “kafshë shoqëruese”. Në fakt, në shumë shtëpi, qentë apo macet shihen si anëtarë të familjes. Atyre u jepet gjithçka që mund të kenë nevojë apo dëshirë, dhe shumë të tjera veçse ushqimeve dhe rrobave elegante.

Shpenzimet për kafshët shoqëruese në Amerikë vetëm janë rritur me shpejtësi në dekadën e shkuar, duke kaluar nga 43 miliardë dollarë në 2008 në rreth 72 miliardë dollarë këtë vit. Dhe trende të ngjashme shfaqen kudo. Rreth 100 milionë njerëz në Kinë për shembull kishin në vitin 2015 mace apo qen, shifra këto në rritje.

Sado që këto shifra mund të duken të mëdha, ato janë të parëndësishme krahasuar me 65 miliardë kafshë në të gjithë botën që rriten për t’u konsumuar për ushqim çdo vit. Në përgjithësi, kafshët shoqëruese trajtohen më mirë se derrat, lopët apo pulat e rritura në fabrika-ferma. Në shumicën e vendeve përparuara nëse do të mbaheshin qentë për muaj në kafaz si në stallat që mbahen derrat nga fabrikat, kjo do të çonte në ndjekje penale.

Për më tepër, pavarësisht sjelljeve më pozitive të njerëzve ndaj qenve dhe maceve, shumë prej tyre bëjnë jetë të dëshpërueshme. Qentë, ndryshe nga macet, janë kafshë më sociale dhe përgjithësisht nuk ia dalin mirë pa shoqëri. Siç e thotë dhe Karen Daën në librin e saj të ri Falenderim për Majmunin, mbyllja diku në vetmi konsiderohet ndëshkim mizor për njerëzit. Por është edhe më mizor për një kafshë që do të rrijë në tufa. Shpesh kafshët tona shoqëruese janë, sipas saj, “skllave të dashurisë”.

Qentë nga rracat që dikur përdoreshin për gjueti ose për të ruajtur delet shpesh vuajnë nga pamundësia për të ndjekur instiktet e tyre. Rraca të tjera janë formuar për të na kënaqur, shpesh me një kosto të madhe për vetë kafshët. Bulldogët vuajnë nga probleme të shumëta shëndetësore, përfshirë vështirësi në frymëmarrje për shkak të mënyrës si janë shumuar, dhe Dalmatianët shpesh nuk mund të dëgjojnë sepse gjenet që prodhojnë pullat e tyre të dëshirueshme gjithashtu prodhojnë shurdhim. Një nga katër qen vuan nga ankthi i ndarjes, kryesisht prej qëndrimit vetëm për periudha të gjata në ditët e javës.

Pastaj ka probleme specifike kur kafshë më ekzotike bëhen kafshë shtëpiake në modë. Mbajtja e zogjve në kafaz që i ndalon ata nga fluturimi zor se meriton koment. Në Kinë, një mani e fundit ishin një lloj majmunësh të vegjël të cilët mbaheshin në një dorë. Njerëzit mund të blejnë një si diçka të re, por ato janë krijesa shumë sociale, zakonisht jetojnë në grup dhe vuajnë apo ngordhin kur janë vetëm ose kur nuk marrin mjaftueshëm vëmendje nga njerëzit.

Edhe nëse këto probleme do të tejkaloheshin, popullata të mëdha të kafshëve shoqëruese kanë pasoja të tjera. Kërkesat e larta çojnë në rritje të atyre që shumojnë në shkallë të lartë këlyshët e preferuar për blerje, të cilët shpesh i mbajnë qentë në kushte të tmerrshme. Këlyshë dhe kotele të lezetshme të blerë me nxitim mund të braktisen kur rriten dhe bëhen më pak simpatikë. Macet, të braktisura apo të lëna jashtë, vrasin rregullisht zogj dhe gjitarë të vegjël. Një studim vlerësoi se macet, shumica e tyre pa pronarë, vrasin 1 deri në 4 miliardë shpendë dhe 6 deri në 22 miliardë gjitarë të tjerë të vegjël çdo vit vetëm në SHBA. Këto shifra janë sfiduar, por askush nuk kundërshton se shifra është e lartë dhe se në disa zona, mund të ketë një ndikim në mbijetesën e specieve të tjera.

Pastaj është kontributi i të gjithë këtyre kafshëve shoqëruese mishngrënëse në ndryshimin klimatik. Sipas profesorit të gjeografisë Gregory Okin, nëse të gjithë qentë dhe macet në SHBA vetëm do të mblidheshin në një shtet më vete, ai vend në renditje botërore do të ishte i pesti për nga konsumi i mishit, pas Rusisë, Brazilit, SHBA dhe Kinës. Duke marrë parasysh nivelin e lartë të çlirimeve të gazit serë të prodhuar nga prodhimi i mishit, ky është një kontribut shtesë shumë thelbësor për ndryshimin klimatik. Okin sugjeron se do të ishte e dëshirueshme që njerëzit të kalonin te kafshët shtëpiake më të vogla, barngrënëse. (Nga eksperienca personale, mund të rekomandojmë minjt si kafshë shoqëruese të pastra, të dashura dhe që konsomojnë drithëra.

Nëse nuk keni një kafshë shoqëruese, por po mendoni ta merrni një, ju rekomandojmë të mos mendoheni dy herë, por tri. Pyeteni veten: do të jetë mirë për mua? Do të jetë mirë për kafshën? Do të jetë mirë për mjedisin?

Nëse, nga ana tjetër, keni tashmë një kafshë shoqëruese, pyeteni veten po ia plotësoni nevojat. Ju mund të mendoni se fakti që i doni shumë është diçka e mirë, por ju mund të mos dini aq shumë për natyrën e tyre reale dhe nevojat që ata kanë. Dashuria e painformuar, sado me qëllime të mira, mund të mos jetë ajo për të cilën ka nevojë shoqëruese juaj. Dhe mendoni se si mund ta pakësoni ndikimin e tyre të dëmshëm në mjedis.

Zbuloni më shumë dhe mos u përpiqni t’i fusni kafshët në katrorin që ju doni që ata të jenë. Ata kanë jetën e tyre. Nuk ekzistojnë për t’ju kënaqur juve.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why Loving Our Animals Is Not Enough

Etiketa: 184AnalizëblerjegjuetiKonsumikostoMjedisndikimpasojaProject SyndicateSHSHBAzogj
Tjetri
Beteja për Top Channel; anëtari i Gjykatës së Lartë jep dorëheqjen

Beteja për Top Channel; anëtari i Gjykatës së Lartë jep dorëheqjen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.