AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Taksat shqiptare shtojnë vuajtjet për të varfrit, thotë Banka Botërore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua ushqen foshnjen e saj me një biberon në rrugët e Tiranës, ndërsa qëndron me në sfond Statujën e Lirisë, simbolin amerikan të një jete më të mirë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN. 4 prill 2017

Një studim i Bankës Botërore mbi ndikimin e sistemit fiskal mbi gjendjen e pabarazisë vëren se falë pensioneve, taksat shqiptare kanë efekt zbutës në tërësi për pabarazinë, por ndihma e paktë ekonomike duket se bën që taksat të zhysin 6.5% të popullsisë në varfëri me më pak se 4 dollarë në ditë.

Një grua ushqen foshnjen e saj me një biberon në rrugët e Tiranës, ndërsa qëndron me në sfond Statujën e Lirisë, simbolin amerikan të një jete më të mirë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN. 4 prill 2017

Taksat e rënda indirekte të tilla si TVSH apo akciza karburantesh bëjnë që numri i të varfërve me më pak se 4 dollarë në ditë të jetë shumë më i lartë pas taksave nga sa është para taksave, bëhet e ditur në një studim të Bankës Botërore të publikuar së fundmi. [Link studimi].

Qeveria aktuale e Shqipërisë pretendon se është një qeveri e majtë, e cila ka vendosur që nga viti 2014 taksimin progresiv mbi të ardhurat ndërsa thotë se ka rritur taksat për të pasurit dhe të ashtuquajturit oligarkë. Por studimi i Bankës Botërore mbi ndikimin shpërndarës në shoqëri që ka sistemi fiskal në Shqipëri, vëren se sistemi aktual i taksave dhe i transfertave buxhetore rëndon në mënyrë disproporcionale pjesën më të varfër të shoqërisë, veçanërisht përmes taksave të quajtura “indirekte”, si TVSH apo akciza.

Përfitues dhe humbës nga taksat dhe buxheti

Qytetarët janë kontribues dhe përfitues në buxhetin e shtetit por as kontributi dhe as përfitimet nuk janë të barabarta. Studimi për matjen e efektit të sistemit të taksave në nivelin e pabarazisë së një vendi has shumë dilema mbi atë se çfarë konsiderohet përfitim. Për shembull, studimi i analizon të ardhurat nga pensioni në dy mënyra, një herë si kursime të qytetarëve dhe një herë tjetër si përfitime neto. Po kështu, studimi e ka të vështirë të kuantifikojë përfitimet e qytetarëve në natyrë, në formën e shërbimeve arsimore apo shëndetësore nga buxheti. Por pavarësisht këtyre vështirësive, studimi del në konkluzionin se numri i shqiptarëve të varfër është ndjeshëm më i lartë pas taksave nga sa është para taksave.

“Të ardhurat parafiskale tregojnë 7.5% e familjeve kanë nivel të ardhurash më pak se 2.5 dollarë në ditë, por kjo rritet në 8.1% pasi llogariten efektet e kombinuara të taksimeve direkte apo indirekte si dhe të transfertave të drejtpërdrejta te familjet,” thuhet në studim. “Kjo rritje është më e madhe për nivelin e varfërisë me më pak se 4 dollarë në ditë, nga 22.6 në 29.1% të familjeve”, vijon studimi.

“Taksat dhe kontributet, dhe në veçanti, taksat indirekte, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë faktor rritës të varfërisë. Në fakt, reduktimi që jepet nga transfertat e drejtpërdrejta, të cilat kontribuojnë në reduktimin e varfërisë, kompensohen me bollëk nga taksat indirekte me të cilat përballen familjet,” thuhet në studim.

Familjet me të ardhura të ulëta në Shqipëri zakonisht nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, por paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar dhe kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndonëse tatimi mbi të ardhurat personale është progresiv, kjo është një taksë me peshë shumë të ulët për të sjellë ndonjë ndryshim domethënës (mbi 60% e të punësuarve e kanë pasur TAP zero prej të gjitha kohërave për shkak se kanë paga nën 30 mijë lekë), ndërkohë që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është në masën 20% dhe rëndon njësoj pavarësisht nëse je i pasur apo i varfër. Po kështu, sigurimet shoqërore e shëndetësore nuk janë progresive. Por më shumë se sa mungesa e progresivitetit të taksave, është sasia e paktë e parave për skemat e ndihmave ekonomike ajo që e rrit pabarazinë e sistemit fiskal për të varfrit. Ndihma ekonomike në Shqipëri është në shuma të vogla, mesatarisht 3 mijë lekë në muaj për familje, një shumë kjo e pamjaftueshme për të kompensuar efektin varfërues të TVSH-së.

“Ata që janë sakaq të varfër bëhen edhe më të varfër (varfërim fiskal) si pasojë e taksave indirekte. Hendeku i varfërisë reduktohet kur në llogari përfshihen transfertat e drejtpërdrejta, por efekti i tyre përmbyset kur llogariten taksat indirekte,” thuhet në studim.

Sipas BB, efekti përkeqësues në varfërinë e fashës nën 4 dollarë në ditë i sistemit fiskal shqiptar është më i fortë se sa të gjitha vendet e tjera të analizuara. (Figura 8)

Studimi vëren se pjesa dërrmuese e varfërimit fiskal në rastin e Shqipërisë shkaktohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Rreth 2.9% e familjeve shqiptare kanë më pak se 2.5 dollarë në ditë për shkak të TVSH-së dhe 6.8% kanë më pak se 4 USD në ditë po për të njëjtin shkak.

Sa i përket ndikimit të taksave në nivelin e përgjithshëm të pabarazisë në vend, studimi bën dy llogaritje, njëra duke i marrë përfitimet nga pensionet si “transferta nga buxheti” dhe tjetra duke i marrë si “kursime” të vetë qytetarëve. Diferenca është e madhe sepse në rastin e parë, pensionistët konsiderohen përfitues nga buxheti ndërsa në rastin e dytë, të ardhurat e tyre llogariten jo si përfitim nga buxheti por si para që ata vetë i kanë të kursyera. Në rast se pensionet konsiderohen “përfitime neto” nga sistemi fiskal, indeksi i matjes së pabarazisë Gini përmirësohet nga 0.37 në 0.32.

Fakti që përmasa e shtetit në ekonominë shqiptare është relativisht e vogël (shpenzimet buxhetore janë sa 30% e PBB-së), nuk është faktor në shkallën e ulët të rishpërndarjes përmes buxhetit të shtetit. Sipas studimit, vende ku shteti ka përmasa të ngjashme me Shqipërinë si Kili, Uruguaj apo Meksika, arrijnë të kenë një efekt shumë më të madh rishpërndarës të buxhetit të tyre në krahasim me ne.

Etiketa: BIRNbuxhetiFamiljehasIndeksiIvana DervishiKiliMASMeksikapaktParaPBBpensionetpensionistëPunëQeveriaSHshqipShqipërishqiptareTaksatTiranëTransfertaTVSH
Tjetri
Aksidentet me vdekje në miniera, faji i mbetet gjithmonë viktimave

Mallkimi i burimeve: Bashkitë shohin pak përfitim dhe shumë kosto nga industria nxjerrëse

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.