AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi kërkon ndihmën e Frontex për valën e emigrantëve

Dusica TomovicMladen LakicngaDusica TomovicdheMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë në një kamp refugjatësh | Foto nga: AP

Edhe pse jo një vend anëtar i BE-së, Mali i Zi dëshiron një marrëveshje statusi me agjencinë e BE-së për kontrollin kufitar, Frontex, për të mbajtur fluksin e emigrantëve.

Emigrantë në një kamp refugjatësh | Foto nga: AP

Mali i Zi tha se kërkon një marrëveshje statusi me agjencinë e BE-së për kufirin dhe migracionin, Frontex, për të mbrojtur kufirin e saj pasi një fluks i ri i emigrantësh shkakton shqetësim në rajon dhe në Bruksel.

Një dokument i Ministrisë së Brendshme, të cilin BIRN e ka parë, thotë se një kërkesë zyrtare për një marrëveshje statusi me Frontex-in “do të niset së shpejti”.

Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare, e njohur si Frontex, ndihmon vendet e BE-së dhe vendet e lidhura me Shengen për të menaxhuar kufijtë e tyre të jashtëm dhe për të harmonizuar kontrollet kufitare në të gjithë BE-në.

Vendet jo anëtare të BE-së nuk mund të bëhen anëtarë të plotë. Megjithatë, dokumentet ligjore në faqen e internetit të Frontex thonë se një marrëveshje e ashtuquajtur statusi mund të lidhet midis BE-së dhe një vendi të tretë kur parashikohet që ekipet e Frontex-it do të vendosen në një vend të tretë ku anëtarët e ekipit do të kenë kompetenca ekzekutive ose ku veprime të tjera në vendet e treta e kërkojnë atë.

Një marrëveshje statusi do të përcaktonte fushën e veprimit dhe “përgjegjësinë civile dhe penale dhe detyrat dhe kompetencat e anëtarëve të ekipeve të Frontex”.

Frontex mundet, me marrëveshjen e shteteve të BE-së, të ftojë vëzhgues nga vende të treta për të marrë pjesë në aktivitetet e tij në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Një marrëveshje statusi me Malin e Zi do të duhej të aprovohej nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe të nënshkruhej zyrtarisht në një datë të mëvonshme.

Pasi të hyjë në fuqi marrëveshja, Frontex do të jetë në gjendje të kryejë aktivitete operacionale dhe të vendosë ekipe në ato zona të Malit të Zi që kufizohen me BE-në.

Në perëndim, Mali i Zi ka një kufi detar me anëtaren e BE-së Italinë dhe në veri atë e ndan një kufi të vogël tokësor me Kroacinë, po ashtu anëtare e BE-së.

Megjithatë, shumica e kufijve të saj tokësorë janë me shtete jo anëtare të BE-së: Serbia, Bosnja dhe Kosova.

Në qershor 2009, Mali i Zi dhe agjencia me bazë në Varshavë nënshkruan një marrëveshje pune nën të cilën, sipas dokumentit qeveritar të cilin BIRN e ka parë, Mali i Zi shkëmben informacione mujore mbi emigracionin e paligjshëm dhe merr pjesë në hartimin e analizës së riskut.

“Eksperienca ka treguar se asnjë vend në rajon që është prekur nga valët e emigracionit nuk mund ta luftojë vetë këtë fenomen,” tha Ministria e Brendshme në dokument.

Për shkak të rritjes së papritur të kalimeve të paligjshme, autoritetet po konsiderojnë ngritjen e një gardhi me tela të stili hungarez në kufirin prej 26 kilometrash me Shqipërinë. Mali i Zi ka akuzuar fqinjin e saj jugor se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar problemin.

Shefi i kontrollit kufitar në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Vojislav Dragoviç, tha më 3 qershor se po shqyrtohej mundësia për të ngritur një gardh me tela përgjatë kufirit shqiptar dhe Hungaria ishte ofruar që të ndihmonte për të.

Por më 16 qershor, kryeministri malazez Dusko Markoviç tha në një intervistë me televizionin publik austriak ORF se vendi po ndërmerr një sërë masash për të ulur fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Bashkimit Europian.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, tha ai, Mali i Zi ka regjistruar rreth 1,500 kalime të paligjshme, shumë më tepër sesa vitin e kaluar.

“Por unë besoj se duke bashkuar forcat në rajon, ne do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi kësaj sfide. Mali i Zi ka një plan të veçantë për këtë situatë, ka një ekip operativ që është vënë në veprim dhe shpresoj se do të gjejmë zgjidhje adekuate,” tha ai.

Ai shtoi se më 15 qershor, ministrat e brendshëm të Malit të Zi dhe Shqipërisë ranë dakord të intensifikojnë kontrollin e përbashkët kufitar, se Mali i Zi po bashkëpunon me FRONTEX në veprimet operacionale, si dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe analizës së riskut.

Markoviç tha gjithashtu se në Malin e Zi ekziston një qendër për emigrantët dhe se janë përgatitur vende të posaçme për pritjen e refugjatëve.

“Ne po forcojmë kapacitetet tona. Kemi nisur një projekt për rindërtimin e një barake të vjetër kufitare jugosllave në kufi me Shqipërinë, e cila mund të jetë një qendër pritëse për emigrantët, për t’i kontrolluar më mirë gjërat,” tha ai.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Frontex ishte një nga kërkesat e ngritura në një takim ministror të mbajtur në Sarajevë më 7 qershor.

Ministri boshnjak i sigurisë Dragan Mektiç tha pas takimit të Sarajevës se ata do të “shohin nëse është e mundur që ne nga Ballkani Perëndimor” të bëhemi pjesë e Frontex.

Ministrat e brendshëm dhe të sigurisë të rajonit do të takohen përsëri më 19 qershor në Bruksel, me ftesë të Dimitris Avramopoulos, komisioneri i BE për emigracionin, për të diskutuar rrugën e re të emigrantëve në Ballkan që përfshin Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën.

Mektiç tha më 14 qershor se ai do ta informonte takimin për situatën aktuale mbi emigrantët.

“Do t’i përcjell zyrtarëve të BE-së këto të dhëna. Brukseli është i shqetësuar për situatën e emigrantëve në Bosnje. Mund të them që kemi kapacitete të mjaftueshme për emigrantët, por Bosnja nuk mund ta përballojë e vetme barrën. Ne kemi nevojë për ndihmë në lidhje me emigrantët,” tha Mektiç pas një takimi të Stafit të Operacioneve të Emigracionit më 14 qershor në Sarajevë.

Deri më tani, rreth 6,500 emigrantë kanë hyrë në Bosnje këtë vit, më shumë se 5,800 prej tyre kanë shprehur dëshirën për të kërkuar azil. Megjithatë, vetëm 611 kanë aplikuar për azil në Bosnje dhe asnjë nuk është miratuar ende, tha Mektiç.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, agjencia e emigracionit të OKB-së, gjithashtu paralajmëroi më 1 qershor se fluksi i emigracionit përmes Ballkanit Perëndimor është në rritje.

Nga janari deri në fund të majit, autoritetet në Bosnjë, Mal të Zi dhe Shqipëri regjistruan më shumë se 6,700 emigrantë të rinj dhe azilkërkues, më shumë se dyfishi i 2,600 emigrantëve dhe azilkërkuesve të regjistruar në të tre vendet gjatë gjithë vitit 2017.

Etiketa: AnalizëazilazilkërkuesBallkanBallkaniBashkimit EuropianBEBIRNBosnjaBosnjeBrukselBrukseliFrontexkampKomisioneriKompetencaKosovaKufiMal të ZiMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e BrendshmeOKBrajonSarajevëSerbiaSHShengenshqipShqipëri
Tjetri
Gjyqtari Fatos Lulo akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

Vendimi i KPK: Lulo u shkarkua për deklarim të rremë të pasurisë “fantazmë” në Kanada

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.