AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dënohen 25 pjesëmarrësit në protestën kundër vendpagesës në autostradën Durrës-Kukës

Bashkim ShalangaBashkim Shala
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit djegin vendpagesat në “Rrugën e Kombit”. Foto: Bashkim Shala

Gjykata ka miratuar një marrëveshje, bazuar në kodin e ri të Procedurës Penale, mes prokurorisë dhe të akuzuarve të cilët pranuan fajësinë. Dy prej tyre u dënuan me kohën e paraburgimit, tre me gjobë nga 100 mijë lekë secili dhe të tjerë u dënuan me kusht.

Protestuesit djegin vendpagesat në “Rrugën e Kombit”. Foto: Bashkim Shala

Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës në rrugën Durrës Kukës, gjatë protestës së 31 marsit. BIRN mësoi se vendimi  u mor në një seancë të vetme gjyqësore, ndërsa personat e përfshirë kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Gjykata ka dhënë për shumicën e tyre, 20 protestues, dënim me kusht nga 4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me gjobë nga 100 mijë lekë.

BIRN mësoi nga palët se në këtë rast ishte aplikuar “Gjykimi me marrëveshje” i përfshirë sëfundmi në Kodin e Procedurës Penale, mes prokurorisë dhe të akuzuarve. Ndërsa trupa gjykuese e kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Kukësit Isuf Shehu ka vlerësuar ligjshmërinë dhe miratuar marrëveshjen mes palëve.

Shumica e të dënuarve u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Kukës, menjëherë pas protestës së 31 marsit kundër ndërtimit të vendpagesës në atë që njihet si “Rruga e Kombit” dhe lidh Shqipërinë me Kosovën. Ata u akuzuar për “Shkatërrim Prone”, “Shkatërim prone me zjarr” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”.

Protesta kundër pagesës prej pesë euro për kalim në rrugë u thirr nga Këshilli Bashkiak i Kukësit ndërsa doli jashtë kontrollit kur protestuesit, duke thënë se u provokuan nga policia e cila tentoi të ndalonte afrimin e tyre pranë objektit, sulmuan dhe shkatërrruan vendpagesën. Arrestimi i tyre u cilësua i paligjshëm dhe opozita e shoqëria civile organizuan disa protesta, përfshi një angazhim disa ditorë para policisë së Tiranës ku të arrestuarit u sollën për masë sigurie për të shmangur përplasje të tjera në Kukës.

Megjithatë përndryshe nga qëndrimi për arrestim të paligjshëm të akuzuarit kanë pranuar akuzat e prokurorisë dhe gjykata vendosi të pranojë marrëveshjen e arritur. BIRN mësoi se janë dënuar me katër muaj burg, dhe liruar me kohën e paraburgimit Elton Cengun 39 vjeç dhe Vasil Laçi 31 vjeç. Nderkohë që janë denuar me gjobë prej 100 mijë lekësh Paolo Hoxha, Adem Duraku dhe Ardit Alidini. Të arrestuarit e tjerë janë dënuar me kusht.

Ndërkohë megjithëse i pati sulmuar protestuesit si “barbar” kryeministri Edi Rama pranoi se kishte dështuar të informonte banorët mbi koncesionin në një reagim pas protestës. Ai angazhoi, dy vjet pas miratimit të koncesionit dy ministra të qeverisë për të negociuar një tarifë të përballueshme për banorët e zonës. Nuk ka ende një komunikim zyrtarë të rezultateve të negocimit edhe pse në media janë përmendur shumë mjaft herë më të ulëta se tarifa fillestare.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet me disa qindra milion euro. Pagesa është pjesë e koncesionit për mirëmbajtjen dhe iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highëay Concession, kontrollohet 50 për qind nga  Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.

 

 

Etiketa: AkuzaAMPArrestimarrestimiautostradAutostradaBanorëBIRNBurgDurrësEdi RamaEuroGjykataGjykatëGjykatësGjyqIsuf ShehuKastratiKastrati GroupKosovëKryeministri Edi RamaLaçmarrëveshjeMASMediaMjaftOpozitaParaPoliciaProtestaprotestuesRamaRruga e KombitSalillariSHshqipTiranëVendimiZjarr
Tjetri
Austria i kërkon Ballkanit të kufizojë valën e refugjatëve

Rritet në Ballkan numri i fëmijëve refugjatë të pashoqëruar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.