AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Vatë Staka-prokuror i Shkodrës

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vatë Staka është prokurori i dytë i Shkodrës që përballet me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e tij gjatë viteve 2003-2016.Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli seancën dëgjimore me prokurorin Staka të hënën, ndërkohë që trupa gjykuese përfaqësohet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Prokurori Vatë Staka është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër ndërsa vazhdon të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e të njëjtit rreth gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Vatë Staka për vitet 2003-2016. [Kliko këtu për skedën në PDF] 

Skeda e pasurisë së deklaruar të prokurorit të Shkodrës, Vatë Staka për vitet 2003-2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Vatë Staka zotëronte vetëm një shtëpi banimi private të ndërtuar në vitin 1993 dhe të deklaruar në vlerën 280 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë.

Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e prokurorit të Shkodrës kap vlerën e 5.6 milionë lekëve, ku përfshihen likujditete bankare në vlerën e 5.3 milionë lekëve si dhe shtëpia private e ndërtuar në 1993.

Të ardhurat familjare për periudhën 2003-2016 të prokurorit Staka kapin vlerën e 20.6 milionë lekëve. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga rroga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa 1.5 për qind zihet nga interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zotit Staka iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik 13 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm një deklaratë rezultoi me probleme.

Sipas analizës, prokurori Vatë Staka ka një shumë të pambuluar prej 825 727 lekësh në vitin 2006 për shkak se subjekti nuk ka deklaruar asnjë të ardhur për këtë vit. Staka nuk ka deklaruar asnjë të ardhur familjare edhe në vitin 2005, çka sjell mosrakordim të vlerave të cilat ai i deklaron si likujditete të shtuara apo të pakësuara në vitet pasardhëse.

Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar në analizën e pasurisë së prokurorit është një hua prej 500 mijë lekësh në vitin 2012 e marrë nga vëllai, për të cilën mungon qëllimi. Kjo hua është shlyer gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003 

Deklarata e pasurisë për vitin 2004 

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007 

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEtleda Çiftjaflamur i kuqGjyqgjyqtarhuaILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKPKpasuriaprokurorProkuroriraportreporterreporter.alSHShkodërSkedaValbonaValbona SanxhaktariVate StakaVetingXhensila Pine
Tjetri
Rikualifikimi i diplomës ul pagat dhe kthen në bankat e shkollës 4 mijë infermierë

Rikualifikimi i diplomës ul pagat dhe kthen në bankat e shkollës 4 mijë infermierë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.