AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Eurot e bllokuara në Durrës rikthejnë akuzat për lidhjet e qeverisë me drogën

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca policie, duke kqyrur një skenë krimi | Foto nga : LSA

Pas sekuestrimit të një sasie rekord parash të padeklaruara në portin e Durrësit, opozita ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS-së si të përfshirë në pastrimin e parave të grupeve kriminale.

Forca policie, duke kqyrur një skenë krimi (arkiv) | Foto nga : LSA

Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si autor të dyshuar për transportimin në Shqipëri të një sasie prej 3,3 milion eurosh, para këto që u sekuestruara mëngjesin e së djelës në portin e Durrësit.

Policia njoftoi se ka arrestuar në kushtet e flagrancës 61 vjeçarin Agim Çeku i lindur në Luz i Madh dhe banues në Durrës, 40 vjeçarin Alban Mollaymeri i lindur dhe banues në Tiranë, si dhe 41 vjeçarin Edi Lika sëbashku me djalin e tij 19 vjeçar Klevis Lika.

Katër të arrestuarit dyshohet se kanë mundësuar transportin e parave nëpërmjet mjeteve motorike drejt Shqipërisë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe dy personave të tjerë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara,” saktësoi Policia e Shtetit pas  pas 24 orë spekulimesh në media.

Sasi e  parave u gjet e fshehur në disa thasë ndërkohë që në banesën e Agim Çekut policia gjeti armë, municione dhe radio policie.

“Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale,  3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;  80,000 franga zvicerane, 10 automjete, 1 armë kallashnikov me 2 krehra fishekë, 1 radio policie,” shkruhet në njoftimin zyrtar.

Policia beson se personat e shpallur në kërkim janë dhe shtetasit tek të cilit do të përfundonte sasia e konsiderueshme e parave, për të cilët, për efekt sekreti hetimor njofton vetëm inicialet e tyre.

“Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim,” vijon deklarata.

Mbërritja e një sasie të konsiderueshme parash nëpërmjet një makine Toyota Yaris u paralajmërua disa ditë më parë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në seancën parlamentare të enjtes, lideri i opozitës akuzoi  Kryetarin e Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste Taulant Ballën, si garantues të marrëveshjeve me krimin e organizuar.

“Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda,”  tha Basha, deklaratë kjo që shkaktoi ovacione në sallën e Kuvendit.

Pas sekuestrimit të sasisë së parave, edhe Policia e Shtetit pranoi se kishte pasur sinjalizime nga agjenci zbatuese për mbërritjen e makinës “miliona euroshe”.

“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa auto vetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit,” sqarohet në njoftim zyrtar.

Bazuar në këtë  informacion policia thotë se është hartuar dhe  plani operacional i strukturave përgjegjëse për identifikimin dhe sekuestrimin e kësaj ngarkese.

“Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit,” shton më tej Policia e Shtetit, duke garantuar se  hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Ngjarja e  sekuestrimit të sasisë më të madhe në vend po hetohet nga Prokuroria  e Rrethit të Durrësit e cila për katër personat e arrestuar ka nisur procedimin penale për veprën “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”falsifikimi i monedhave”.

Sekuestrimit i sasisë prej 3.3 milion euro ka rikthyer akuzat e opozitës për lidhje të mazhorancës me krimin e organizuar.

Basha deklaroi të hënën se paratë ishin destinuar për një nga grupet kriminale në qytetin e Elbasanit dhe se Taulant Balla ishte garantuesi i tyre.

“Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipërinë,” tha Basha, duke shtuar se plani për këtë operacion ishte dekonspiruar.

Për kryetarin e  Partisë Demokratike  qeveria është përfshirë në operacione të pastrimit të parave.

“Kemi edhe kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës.  Pakti ka qënë për 1.5 milion euro dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla . Çfarë e lidh Tahirin, Xhafën, Ballën dhe Veliajn, përveç Edi Ramës? Trafiku i drogës dhe ndërtimi i kullave, të cilat do të ndërtohen për të pastruar paratë e krimit,” nënvizoi Basha.

Akuzat  e opozitës u hodhën poshtë nga Kreytari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në një koment në rrjetin social Facebook i konsideroi ato si teatër.

“O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh,” shkruan Balla.

Etiketa: Agim ÇekuAlban MollaymeriArmëBabaleBashaDurrësEdi RamelbasanEuroFacebookGrupet kriminaleHetimetItaliKallashnikovkrimiLulzim BashaMarrëveshjamarrëveshjeMediaoperacionOpozitaParaPartisë DemokratikePartisë SocialistepolicaPoliciaPolicia e ShtetitportiProkuroriaPSQeveriashqipShqipëritargaTaulant BallaToyotatrafiku
Tjetri

Zemërimi i serbëve ndaj festimeve të futbollistëve shqiptarë është hipokrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.