AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Makina e parave sjell akuza të ndërsjellta politike

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Taulant Balla duke folur para gazetarëve më 26 qershor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Opozita akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se ishte mburoja politike për sjelljen në Shqipëri të mbi 3.4 milionë eurove para të pista ndërsa Balla iu përgjigj duke akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha si të lidhur me krimin.

Taulant Balla duke folur para gazetarëve më 26 qershor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Policia shqiptare po heton “për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar” në kapjen e një sasie rekord parash të pista të dielën në Portin e Durrësit, por ndërkohë, palët politike kanë shtuar akuzat ndaj njëra-tjetrës në lidhje me këtë ngjarje.

Policia kapi 3.4 milionë euro të dielën gjatë një praktike importimi makinash, të fshehura në dy makina modeste Toyota Yaris. Por tre ditë para se të ndodhte ngjarja, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi në Kuvend kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për “një Toyota Yaris me 1.5 milionë euro”. Pas kapjes së eurove të dielën, Basha akuzoi sërish Ballën duke thënë se paratë i përkisnin “një grupi kriminal nga Elbasani”.

Balla nga ana e tij iu përgjigj, fillimisht duke deklaruar se do të bënte kallëzim penal ndaj Bashës dhe më pas, duke akuzuar Bashën se ka lidhje me grupin kriminal të cilit iu kapën paratë, duke paralajmëruar se “do të nxjerrë fakte të reja” të enjten, kur pritet të ketë seancë plenare.

“Në fund të kësaj historie Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. I kam gjetur disa lidhje të Bashës me këtë grup kriminal”, tha Balla para gazetarëve të martën.

“Unë do t’i ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza për Bashën. Kam qeshur në seancë plenare dhe dje me këtë budalla, që këput një budallallëk dhe mbi të krijon histori”, tha Balla. Ai aludoi gjithashtu se Basha mund ta ketë marrë informacionin mbi operatorin nga “ndonjë militant i mbetur” në strukturat ligjzbatuese të vendit.

I kontaktuar nga BIRN, Balla argumentoi vonesën e kallëzimit të tij penal me procedurat juridike, dhe se kallëzimi do të depozitohet të mërkurën në Prokurorinë e Tiranës.

“Do të jenë dy akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, i cili në gjykimin tim ka konsumuar veprën penale të shpifjes dhe dekonspirimit të informacionit policor. Për shkak të teknikaliteve të jurisprudencës avokatët po merren me këtë çështje dhe nesër në mesditë kallëzimi im do të jetë depozituar”, tha ai.

Fakti që Basha dinte aq shumë detaje për një operacion policor që u zhvillua të dielën dhe që i publikoi këto detaje tre ditë më herët në kuvend ka ngritur pikëpyetje mbi dekonspirimin e mundshëm të operacionit nga brenda policisë. Vetë Basha deklaroi se e kreu denoncimin për shkak se policia shqiptare ka qenë “nën presionin e një prej vendeve partnere” për sekuestrimin e parave.

Policia pranoi faktin se lajmi ishte dhënë nga Basha në kuvend në deklaratën e saj të vetme për shtyp, por deklaroi se informacioni i kishte ardhur “nga burimet e saj vendase”. Basha përsëriti akuzën se një pjesë e industrisë së ndërtimit në vend po financohet nga paratë e krimit.

Të kontaktuar nga BIRN, prokuroria e Rrethit të Durrësit nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me nisjen e hetimeve për zbardhjen e fakteve në dekonspirimin e operacionit në arrestimin dhe zbulimin e personave që fshihen pas transferimit në mënyrë të jashtëligjshme të 3.4 milionë euro.

Edhe policia e Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve BIRN pati mbi pasojat e dekonspirimit të këtij operacioni, që së paku sipas deklaratës zyrtare, dy prej personave të implikuar në këtë grup kriminal nuk janë arrestuar ende.

Partia Demokratike ka denoncuar një listë të gjatë zyrtarësh socialistë për atë që ajo i quan “lidhje me drogën dhe me krimin”.

.

Etiketa: AkuzaBashaBIRNDibraEurogazetarKrijonKuvendligjzbatueseLulzim BashaMakinaoperacionoperacioniOpozitaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSHshqipShqipërishqiptareTaulant BallaTiranëToyota
Tjetri
Bullgaria shijon suksesin modest të presidencës së saj të BE-së

Bullgaria shijon suksesin modest të presidencës së saj të BE-së

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.