AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Fitorja’ e Moldavisë në OKB për Transnistrinë e lë Rusinë të palëkundur

Ana Maria LucaMadalin NecsutungaAna Maria LucadheMadalin Necsutu
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat paqeruajtëse të Transnistrisë. Foto: Wikimedia Commons.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten e kaluar mbështeti një rezolutë moldave që i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Transnistria e shkëputur, por ta bësh Rusinë t’i bindet kësaj është tjetër çështje.

Forcat paqeruajtëse të Transnistrisë. Foto: Wikimedia Commons.

Pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga rajoni i shkëputur i Transnistrisë, ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që Moska ta përmbushë këtë.

Megjithatë, ata gjithashtu thonë se rezoluta të paktën e ka bërë konfliktin në Transnistri më të dukshme në nivel ndërkombëtar, edhe nëse nuk e detyron Rusinë të ndërmarrë ndonjë masë.

Qeveria e Moldavisë shpalli një fitore diplomatike më 22 qershor, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që ajo paraqiti me 65 vota pro, por 86 abstenime. Rezoluta nuk është detyruese.

Votimi erdhi 26 vjet pasi Moska dërgoi paqeruajtës për t’i dhënë fund luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave moldave.

Ai pason vite të tëra bisedime të pafrytshme dhe refuzimin e Rusisë për të hequr dorë nga rajoni separatist, i cili ndodhet strategjikisht midis Moldavisë dhe Ukrainës.

“Është hera e parë që komuniteti ndërkombëtar diskutoi në këtë nivel një konflikt të ngrirë në Organizatën GUAM për Demokraci dhe Zhvillim Ekonomik – Gjeorgjia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Moldavia,” tha për BIRN Igor Munteanu, drejtor i institutit IDIS me bazë në Kishinau.

Rezoluta vjen pas prishjes së marrëdhënieve

Moldavia e paraqiti rezolutën në tetor 2017, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi në maj të atij viti se parimi kushtetues i Moldavisë për neutralitetin ndalonte praninë e “trupave pushtuese” në territorin e saj.

Ajo gjithashtu e paraqiti rezolutën pasi marrëdhëniet e saj diplomatike me Moskën u dëmtuan gjithnjë e më shumë.

Qeveria pro-perëndimore e ish-republikës sovjetike i ka ndaluar zyrtarët e saj të udhëtojnë në Moskë pasi disa hetues të një skeme pastrimi parash thanë se ishin ngacmuar kur kishin hyrë në Rusi në aeroportin e Moskës.

Në maj të vitit të kaluar, Moldavia dëboi pesë diplomatë rusë, duke akuzuar disa për spiunazh.

Flamuri i republikës së Transnistrisë. Foto: Wikimedia Commons.

Gushtin e kaluar, Moldavia refuzoi hyrjen e zv/kryeministrit të atëhershëm të Rusisë, Dimitry Rogozin, i cili ishte caktuar të takohej me presidentin pro-rus të vendit, Igor Dodon, përpara se të nisej në Transnistria për të festuar përvjetorin e misionit paqeruajtës rus së bashku me autoritetet separatiste.

“Rezoluta e sapo miratuar përforcon vendosmërinë e Republikës së Moldavisë për të vazhduar përpjekjet e saj për të siguruar tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të forcave ruse nga territori i saj dhe përforcon besimin tonë se kauza jonë është e drejtë dhe e ligjshme,” tha ministri i jashtëm i Moldavisë, Tudor Ulianovschi, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB më 22 qershor.

“Sot është një ditë e madhe për popullin e Republikës së Moldavisë, të cilët kanë rifituar besimin që komuniteti ndërkombëtar qëndron në anën tonë dhe se drejtësia mund të arrihet,” shtoi ai.

Me bashkëautore Kanadanë, Estoninë, Gjeorgjinë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë dhe Ukrainën, rezoluta u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së të nxisin Rusinë “të përfundojë si duhet, pa kushte dhe pa vonesa të mëtejshme tërheqjen e Grupit Operacional Rus të Forcave Ruse” në përputhje me angazhimin e saj të dakorduar në Samitin e Stambollit të OSBE-së në vitin 1999, por edhe me Kartën e OKB-së.

Megjithatë, edhe pse 65 shtete anëtare e mbështetën rezolutën dhe vetëm 15 votuan kundër, shumica e vendeve, 86, abstenuan.

Burime diplomatike thanë për BIRN se shumica e vendeve nuk pajtoheshin me sjelljen e çështjes në Nju Jork dhe donin që negociatat për zgjidhjen e konflikteve të vazhdonin nën patronazhin e OSBE-së në formatin aktual “5 + 2”.

“BE-ja kujton se respektimi i neutralitetit të Republikës së Moldavisë është një element kyç që kontribuon në përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit Transnistrian,” thuhet në një deklaratë të Delegacionit të BE-së në OKB.

Ajo shtoi se vendet kandidate si Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, si edhe Ukraina dhe Gjeorgjia, e mbështetën këtë pikëpamje, ndërsa BE-ja gjithashtu i sheh negociatat nën patronazhin e OSBE në formatin 5 + 2 si thelbësore për çdo zgjidhje.

Negociatat nuk çojnë askund

Rusia ka 440 paqeruajtës në Transnistri. Megjithatë, ajo vendos gjithashtu edhe Grupin Operacional të Forcave Ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë, që është ai që mbetet nga ish-Ushtria e 14-të Sovjetike, rreth 1,200 trupa, kryesisht të rekrutuar midis banorëve vendas që kanë pasaporta ruse.

Së bashku, Moska ka rreth 2,000 trupa në Transnistri, të vendosur atje që nga një armëpushim i vitit 1992, i cili përfundoi luftën midis separatistëve pro-rusë dhe ushtrisë moldave.

Moska premtoi të tërhiqte forcat e saj në një samit të OSBE-së në vitin 1999, por nuk e ka bërë kurrë këtë gjë.

Disa përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin kanë dështuar edhe gjatë viteve, duke përfshirë një projekt për ta kthyer Moldavinë në një federatë në vitin 2004.

Të ashtuquajturat bisedime 5 + 2, që përfshijnë Transnistrinë, Moldavinë, Ukrainën, Rusinë dhe OSBE-në  – si dhe SHBA-të dhe BE-në si vëzhgues të jashtëm – filluan në Vjenë në shkurt të vitit 2011.

Flamuri i Transnistrisë dhe ai rus. Foto: Wikimedia Commons.

Por bisedimet kanë mbetur të bllokuara nga refuzimi i palëve të përfshira në kompromis.

Në mars, Franco Frattini, Përfaqësuesi Special i OSBE-së për Procesin e Zgjidhjes Transnistriane, tha se sapo Moldavia të kishte njohur targat e automjeteve të Transnistrisë, OSBE-ja mund të ishte në gjendje të hapte diskutimet me Moskën për tërheqjen e trupave.

Kishinau dhe Tiraspoli nënshkruan atë që Frattini e quajti një “marrëveshje historike” më 30 maj.

Moldavia ra dakord të lejojë makinat që i përkasin banorëve të Transnistrisë të largohen nga territori moldav, nëse kanë marrë targa neutrale, duke filluar nga 1 shtatori; deri në fund të qershorit, lidhjet telefonike do të rivendosen në mes të dy anëve të lumit Dniester.

Megjithatë, qeveria e shkëputur në Tiraspol dhe përkrahësit e saj në Moskë që nga ajo kohë e kanë dënuar rezolutën e OKB-së si një sulm ndaj procesit të paqes.

“Miratimi i rezolutës mund të dëmtojë përparimin e brishtë që po ndodh në muajt e fundit në rrugën e zgjidhjes Transnistriane,” tha ministria e jashtme ruse më 23 qershor.

“Ky veprim është shkatërrues, sepse synon të dëmtojë themelet e operacionit paqeruajtës në Transnistri. Dihet mirë se pala moldave ka punuar për një kohë të gjatë kundër operacionit paqeruajtës,” tha në një deklaratë për shtyp ministri i jashtëm i entitetit të panjohur, Vitaly Ignatiev.

Moska nuk pritet të bindet

Një analist politik në Kishinau, Rosian Vasiloi, tha se askush nuk pret seriozisht që Rusia të tërhiqet nga Transnistria bazuar në rezolutën e OKB-së të miratuar më 22 qershor.

Ai thekson se Moska nuk i ka tërhequr trupat e saj nga rajone të tjera separatiste ku ajo mban “konflikte të ngrira”, si Abkhazia dhe Osetia e Jugut, në Gjeorgji.

As nuk ka respektuar tri rezoluta të OKB-së të miratuara deri tani për Ukrainën.

“Federata Ruse do të bëjë atë që ka bërë deri tani, do të shpërfillë angazhimet ndërkombëtare që ka bërë, duke filluar me Samitin e OSBE-së në Stamboll në 1999 dhe më pas në Porto në vitin 2002,” parashikoi Vasiloi.

“Është e rëndësishme të shohim nëse Moldavia do të ndërmarrë gjithashtu hapa konkrete,” shtoi ai.

Ndërtesa qeveritare në Transnistri. Foto: Wikimedia Commons.

Vasiloi gjithashtu vuri në dukje dykuptimësinë e tekstit të rezolutës, e cila nuk sqaron nëse trupat ruse janë “të huaja” apo “trupa pushtuese” në territorin e Moldavisë; vendimi i Gjykatës Kushtetuese moldave referuar “trupave pushtuese”, vërejti ai.

Munteanu tha gjithashtu se dokumenti mund të ishte përgatitur më mirë nga diplomatët moldavë, në mënyrë që të përfshinte rolin e Rusisë “në mbajtjen dhe trajnimin e ndërveprimit me forcat ushtarake besnike në Tiraspol”.

Gjatë vitit 2017, trupat ruse dhe ato të Transnistrisë organizuan më shumë se 200 stërvitje të përbashkëta ushtarake, të cilat padyshim kishin për qëllim të alarmonin Kishinaun dhe ta mbanin në kontroll, tha Munteanu.

Ata do të shantazhojnë ekonomikisht, do të thërrasin ambasadorin moldav për sqarime, do të bëjnë paralajmërime përmes Dumës dhe do të përpiqen të nxisin pakicat kombëtare në Moldavi. Ky është mjeti i tyre i zakonshëm,” përfundoi ai.

Ministria e jashtme ruse thirri ambasadorin e Moldavisë në Moskë për një shpjegim më 25 qershor.

BIRN kontaktoi me ministrinë e jashtme ruse dhe atë moldave, por asnjëra prej tyre nuk iu përgjigj pyetjeve deri në kohën e publikimit.

 

Etiketa: ArmëBEBIRNbisedimedemokraciDrejtësiafitoreGjykataGjykata KushtetueseGjykatësIgor DodonKandidatekonfliktkushtetueseMali i ZiMaqedoniamarrëveshjeMASMoldaviOKBOSBEpasaportaQeveriarajoniRefuzimiRusiRusiasamitSHSHBAShqipëriaStambollSulmTransnistriTurqiaUkrainaVendimiVotaVotimizhvillim
Tjetri
Lufta e pacientëve për kurën e kancerit të gjirit sfidon politikën dhe kurbën në rritje të vdekshmërisë

Lufta e pacientëve për kurën e kancerit të gjirit sfidon politikën dhe kurbën në rritje të vdekshmërisë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.