AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Prokurori Luan Kaloçi akuzohet për deklarime të rreme dhe fshehje pasurie

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi dhe avokati Ardian Visha përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Besar Likmeta.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi rezultoi se ka mospërputhje të shumëfishta mes deklarimeve periodike dhe deklaratës “veting” për burimet financiare të pasurive të tij -por u justifikua me “informalitetin në ekonomi në vitet 2000”.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi dhe avokati Ardian Visha përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Besar Likmeta.

Prokurori i Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Luan Kaloçi u përball të martën në një seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të ndërmarra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.

Kaloçi është pjesë e listës prioritare të vetingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Megjithatë, në qoftëse i referohemi gjetjeve të hetimit administrativ të paraqitura në seancë nga trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Xhensila Pine si relatore dhe Etleva Çiftja si anëtare, ai ka pak gjasa që të kalojë testin e vetingut dhe të rikonfirmohet në detyrë.

Gjatë paraqitjes së të dhënave të zbuluara nga hetimit administrativ, relatorja Xhensila Pine nënvizoi se nga tre kriteret e vetingut, hetimi për Kaloçin ishte përqendruar te pasuria e tij dhe justifikimi i saj. Si pjesë e procesit të vlerësimit të pasurisë, KPK kishte administruar raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, sipas të cilit Kaloçi kishte mospërputhje në deklarim, kishte bërë deklarim të rremë, kishte mungesë burimesh financiare për disa asete, por nuk ishin konstatuar raste konflikti interesi.

Më tej, relatorja Pine nënvizoi se KPK kishte ndërmarrë një hetim të pavaruar mbi disa asete të deklaruara nga prokurori, të tilla si një apartament me sipërfaqe 145 m2 në njësinë nr.10 në Tiranë, një dyqan me sipërfaqe 132 m2 si dhe një apartament tjetër në Elbasan, duke konstatuar mospërputhje të shumta midis deklaratës “veting” të prokurorit Kaloçi si dhe deklaratave periodike të subjektit, të dorëzuara çdo vit pranë ILDKPKI.

Për apartamentin prej 145 m2 në njësinë 10 në Tiranë, prokurori Kaloçi ka deklaruar fillimisht në vitin 2003 se është blerë nëpërmjet shitjes së një apartamenti në Elbasan për 4.8 milionë lekë. Më vonë në 2005, ai e ka justifikuar burimin me një kredi prej 55,000 eurosh, ndërsa në deklaratën “veting” ka pretenduar se e ka paguar për vetëm 52,000 USD. Përveç tre shumave të deklaruara nëpër formularë të ndryshëm, akti i shitblerjes së apartamentit me djalin e xhaxhait të tij ka të shënuar vlerën 2.5 milionë lekë.

Mospërputhje dhe deklarimi i rremë konstatohet nga KPK edhe për bleren e një dyqani prej 132 m2, ku në deklaratën “veting” deklarohet si burim shitja e apartamentit në Elbasan, ndërsa në deklaratën periodike të vitit 2003, të depozituar në ILDKPKI shkruhet se burim janë të ardhurat nga llotaritë sportive dhe një hua prej 1.5 milionë lekësh nga një shtetas.

Për vlerën e dyqanit janë gjetur mospërputhje midis deklaratave periodike dhe asaj “veting” si dhe klasifikimit të të ardhurave nga Xhoi Lloto. Dyqani në vitin 2003 është deklaruar si 86 m2, ndërsa në deklaratën “veting” është deklaruar si 132 m2. Ndërkohë, po për këtë dyqan ekziton një kontratë dhurimi midis ndërtuesit dhe bashkëshortes së prokurorit.

Gjithashtu, Kaloçi akuzohet se ka fshehur disa depozita bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 5000 USD dhe 20,300 euro në vitin 2007, 15,000 USD të depozituar cash në bankën Intesa San Paolo në vitin 2009, si dhe një makinë të blerë nga vajza e tij në vitin 2015.

Ndaj prokurorit ka pasur dhe 3 denoncime nga publiku, mbi të cilat relatorja Pine nuk sqaroi nëse KPK ishte thelluar ose jo.

Duke reaguar ndaj gjetjeve të hetimit administrativ, përfaqesuesi ligjor i prokurorit, z. Ardian Visha nënvizoi se në interpretimin e tij të ligjit, mospërputhjet midis deklaratës “veting” dhe deklaratave periodike të pasurisë nuk përbënin bazë për vlerësimin e pasurisë së klientit të tij, të cilën ai përshkroi si ‘modeste’. Sipas Vishës, pasurie e Kaloçit nuk kishte mospërputhje dhe ishte ‘brenda të ardhurave të realizuara në shërbim të shtetit.” Avokati fajësoi informalitetin në ekonominë shqiptare në periudhën kur janë vendosur këto asete në vitin 2003, si shkak për mospërputhjet dhe kundërshtoi përfundimet e raportit të ILDKPKI si të pambështetura në ligj.

Më tej, Kaloçi iu përgjigj një serie pyetjesh nga komisionerët Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe përfaqësuesi i ONM-së në seancë, ku ai pranoi mospërputhjet në deklarimet e tij të pasurisë si dhe faktin se kontrata e dyqanit dhe e shtëpisë në njësinë 10 në Tiranë ishin fiktive, të bëra me vetëdije dhe në rastin e apartamentit kishte pasur qëllim shmangien e taksave. Kaloçi gjithashtu pranoi se deklarimi i një kredie prej 700,000 lekësh në vitin 2003 për shkollimin në universitet në Itali të vajzës kur ajo ishte vetëm 15 vjeç ishte thjesht një lapsus, ndërsa edhe kjo hua ishte fiktive dhe ishte bërë për efekt vize. Vajza e Kaloçit ka ndjekur universitetin në vitet 2007-2011.

Megjithë gjetjet e panumërta negative të hetimit administrativ, në fund të seancës dëgjimore nëpërmjet avokatit të tij, prokurori Kaloçi kërkoi konfirmimin në detyrë. Trupa e KPK-së u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet me 5 korrik 2018, ora 11:00.

Etiketa: Ardian VishaekonomielbasanEtleda ÇiftjaEuroFshehje pasuriegjyqtarHetimhuaILDKPKIIntesa San PaoloItalikomisionerKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediLigjLuan KaloçiONMpasuriaPiSProcesi i vetingutprokurorProkuroriSHshqiptareTiranëuniversitetValbonaValbona SanxhaktariVendimVetingXhensila Pine
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

BSH bleu sasi rekord eurosh ndërsa leku vijoi të forcohet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.