AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia dërgon në burg sulmuesit e deputetit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ziadin Sela. Foto: MIA

Një gjykatë në Maqedoni në një vendim të shkallës së parë të enjten dha dënime të gjata me burg për shtatë burra të cilët sulmuan rëndë deputetin Ziadin Sela kur një turmë njerëzish hyri me dhunë në parlament në prill 2017.

Ziadin Sela. Foto: MIA

Gjykata Penale e Shkupit të enjten dha dënime të rënda me burg për shtatë burra për një tentativë vrasje të paramenduar të  Ziadin Selës, një deputet dhe lider i aleancës së vogël opozitare për shqiptarët.

Nikola Vojminovski mori dënimin më të madh me 13 vjet e gjashtë muaj burg. Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Tosta u dënuan me nga 13 vjet burg secili. Andrej Micov, Nikolce Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Delov u dënuan me nga dhjetë vjet e gjashtë muaj burg secili.

“Të akuzuarit u përpoqën t’i merrnin jetën deputetit Ziadin Sela,” tha gjyqtari gjatë leximit të vendimit, duke e përshkruar rolin e secilit prej tyre gjatë rrahjes së ligjvënësit.

Mbrojtja, e cila pretendoi se të pandehurit nuk ishin fajtorë dhe se provat nuk tregonin paramendim, mund ta apelojnë vendimin e shkallës së parë para një gjykate më të lartë.

Gjyqi në këtë rast të profilit të lartë filloi në janar të këtij viti.

Dhjetë vetë fillimisht u akuzuan për vrasje me paramendim, por prokuroria më vonë tërhoqi akuzat kundër Saso Senkov, duke cituar mungesën e provave.

Prokuroria gjithashtu ndryshoi akuzat kundër dy të pandehurve të tjerë, nga tentativë vrasje në dhunë, pas së cilës ata pranuan fajësinë dhe morën dënime më të lehta, me një vit e dy muaj dhe tre vjet burg.

Sela u lëndua rëndë gjatë sulmit më 27 prill në parlament nga përkrahës të ish-partisë qeverisëse VMRO DPMNE dhe kaloi dhjetë ditë në spital.

Problemet filluan pasi një shumicë prej 67 deputetësh në parlamentin me 120 vende zgjodhi një kryetar të ri, Talat Xhaferi, i cili ishte hapi i radhës drejt formimit të një qeverie të re socialdemokrate, duke shënuar fundin e 11 viteve të VMRO DPMNE në pushtet.

Rreth 100 vetë, përfshirë gazetarë, deputetë, si edhe kryeministri aktual Zoran Zaev, u plagosën gjatë dhunës.

Pavarësisht pretendimeve nga VMRO DPMNE se dhuna ishte spontane, Prokuroria e Krimit të Organizuar në nëntor ngriti akuza për terrorizëm kundër më shumë se 20 vetëve, përfshirë gjashtë deputetë të VMRO DPMNE-së, ish-ministrin e Brendshëm Mitko Cavkov dhe punonjës të tjerë shtetërorë ose organizatorë të protestës.

Etiketa: AkuzaBurgdeputetdhunaDhunëgazetarGjykataGjyqikryetarMaqedoniMaqedoniaMbrojtjaParaparlamentProkuroriaSHSpitalVendimVMRO DPMNEvrasjeZoran Zaev
Tjetri
Varri masiv në Linzë

Qeveria zvarrit marrëveshjen për identifikimin e viktimave të komunizmit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.