AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania do të zëvendësojë kryeprokuroren Kovesin mes frikës së ndërhyrjes politike

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-shefja anti-korrupsion e Rumanisë duke lënë detyrën të hënën. Foto: Octav Ganea/Inquam Photos

Ministria rumune e drejtësisë tha se po kërkonte një zëvendësues për kryeprokuroren e Anti-Korrupsionit, Laura Coduta Kovesi, e cila u shkarkua të hënën, mes frikës së madhe për ndërhyrje politike.

Ish-shefja anti-korrupsion e Rumanisë duke lënë detyrën të hënën. Foto: Octav Ganea/Inquam Photos

Qeveria e Rumanisë do të caktojë një kryeprokuror të ri Anti-Korrupsion deri në fund të korrikut, pasi presidenti i vendit njoftoi të hënën se po shkarkonte kryeprokuroren e Anti-Korrupsionit Laura Codruta Kovesi pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja e presidentit Klaus Iohannis ngriti shqetësimin për të ardhmen e agjencisë së anti-korrupsionit, ADN-së, nga opozita dhe diplomatët e huaj, ndërsa aktivistët anti-korrupsion dërguan mesazhe në llogaritë e rrjeteve sociale të presidentit duke kritikuar vendimin e tij.

Kovesi, e cila ishte bërë simbol i luftës kundër korrupsionit në Rumani, shërbeu si drejtoreshë e Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion për më shumë se pesë vjet, që nga viti 2013, kryeprokurorja e parë që mori një mandat të dytë. Më parë, ajo ishte prokurorja e përgjithshme më e re dhe përfundoi dy mandate.

“Korrupsioni mund të mposhtet! Mos u dorëzoni,” tha ajo krenare të hënën, para se të largohej nga selia e ADN-së pas një konference të shkurtër.

Shkarkimi i saj erdhi pas muajsh të tëra grindjesh politike midis Social Demokratëve në pushtet dhe aleatëve të tyre – që akuzuan Kovesin se kishte prodhuar çështje kundër politikanëve të shquar – dhe partive opozitare, presidentit Iohannis dhe anëtarëve të grupeve të shoqërisë civile dhe aktivistëve anti-korrupsion, të cilët mbështesnin luftën e saj kundër korrupsionit.

Aktivistët kanë protestuar në Bukuresht në mbështetjen e saj në shumë raste që nga janari 2017.

Ministri i Drejtësisë, Tudorel Toader, i kërkoi presidentit në shkurt të pushonte Kovesin nën akuzat se ajo kishte ndikuar në rastet kundër politikanëve të shquar dhe nuk kishte arritur të disiplinonte prokurorët që nuk ndiqnin procedurat.

Gjykata Kushtetuese vendosi më 30 maj se presidenti, i cili kishte refuzuar të zbatonte kërkesën për shkarkim e saj nga detyra, ishte i detyruar të nënshkruante dekretin dhe të shkarkonte kryeprokuroren.

Lajmërimi i Iohannis erdhi pesë javë pasi krerët e koalicionit qeverisës thanë se ishin të gatshëm ta pezullonin atë nëse ai nuk vepronte si i kërkohej.

“Presidenti bëri atë që ishte i detyruar të bënte. Një vendim gjykate duhet të respektohet,” tha ish kreu i Gjykatës Kushtetuese Augustin Zegrean të hënën për kanalin e lajmeve Digi 24.

Megjithatë, qindra përkrahës të ish-kryeprokurores e akuzuan Iohannisin se nuk doli kundër partisë në pushtet. “Na keni zhgënjyer,” postuan disa përdorues në faqen zyrtare të Johannis në Facebook.

Kreu i partisë në pushtet Liviu Dragnea tha për gazetarët të hënën se Social Demokratët ende po konsideronin pezullimin e Iohannisit.

“Presidenti Iohannis e shkarkoi nga detyra znj. Kovesi pas 30 ditësh, por nuk mendoj se ai e bëri këtë për të respektuar kushtetutën, por për shkak të presionit, ndoshta nga llogaritjet personale,” pohoi ai.

Ministri Toader të hënën pasdite tha se prokurorët ishin ftuar të paraqisnin aplikimet e tyre për postin e Kovesit deri më 30 korrik.

Në vitin 2013, kur Kovesi u emërua, ajo u zgjodh nga një komision i përbërë nga ministri i drejtësisë, si dhe nga tre magjistratë dhe një psikolog.

Në vitin 2018, kandidatët do të intervistohen nga ministri Toader, i cili është një teknokrat, por është i emëruar politikisht, dhe sekretarët e tij të shtetit.

Shumë politikanë të opozitës, si edhe diplomatë të huaj kanë shprehur shqetësime rreth fatit të Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion dhe luftës kundër korrupsionit.

Senatorja liberale Alina Gorghiu, një avokate, shkroi në Facebook se shpreson se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë dhe se magjistratët nuk do të tolerojnë ndërhyrjen politike.

“Unë kam besim tek DNA-ja dhe besoj se ajo do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë profesionale, do të tregojë pjekuri dhe se nuk varet vetëm nga një person,” tha ajo të hënën.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara si edhe Komisioni Europian gjithashtu shprehën mbështetje për institucionet anti-korrupsion të Rumanisë.

“Ne i bëjmë thirrje Rumanisë të vazhdojë dhe të mbështesë institucionet e saj të forta anti-korrupsion,” tha ambasada në një njoftim për shtyp të hënën.

Etiketa: ADNaktivistAktivistëavokatebesimdiplomatFacebookgazetarGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekandidatëtKomisionKomisioni EuropiankonferenceKorrupsionKorrupsionikushtetueseLaura Codruta KovesiLuftaMagjistratMagjistratëtmbështetjeOpozitaParaprokurorpsikologQeveriaRumaniRumaniaSHShkarkimshkarkimiShpresONVendimVendimi
Tjetri
Vetingu zbulon dënimin në Itali të anëtarit të Gjykatës së Lartë

Vetingu zbulon dënimin në Itali të anëtarit të Gjykatës së Lartë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.