AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Britania dhe BE-ja premtojnë më shumë ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, majtas, flet teksa ministrat britanikë dhe ai polak dëgjojnë gjatë Samitit të Londës më 9 korrik 2018. Foto: (AP Photo/Matt Dunham, Pool)

Në samitin e Londrës, BE-ja dhe Britania janë zotuar se do të rrisin mbështetjen e tyre për Ballkanin Perëndimor për të rritur sigurinë, investimet dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, majtas, flet teksa ministrat britanikë dhe ai polak dëgjojnë gjatë Samitit të Londës më 9 korrik 2018. Foto: (AP Photo/Matt Dunham, Pool)

Duke vazhduar procesin e Berlinit, liderët europianë dhe ballkanikë që u takuan të martën në Londër ranë dakord të diskutojnë mënyrat për të përmirësuar rritjen, për të forcuar sigurinë dhe për të arritur pajtimin.

Kryetarët e qeverive dhe ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor së bashku me homologët e tyre nga vendet kryesore anëtare të BE-së dhe përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së premtuan gjithashtu se do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin rajonal për të çuar më tej procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Në takim ku mori pjesë edhe kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, u dakorduan gjithashtu masa për të përmirësuar sigurinë kolektive dhe stabilitetin ekonomik të rajonit të Ballkanit.

Duke përfaqësuar BE-në, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini tha se BE-ja kishte parë “rezultate të jashtëzakonshme” në rajon dhe zgjidhje për çështje të vështira bilaterale.

“Ballkani Perëndimor po ecën vazhdimisht para. Dhe sot ne rikonfirmojmë se jemi së bashku me rajonin në atë rrugë, duke ndarë angazhimin drejt të ardhmes tonë të përbashkët,” shtoi ajo.

Samiti i Londrës u fokusua në rritjen e stabilitetit ekonomik me qëllim përmirësimin e mjedisit të biznesit, inkurajimin e sipërmarrjes, trajtimin e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e ndërlidhjes rajonale.

Ai synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë për të ndihmuar në trajtimin e kërcënimeve të përbashkëta, duke përfshirë korrupsionin, krimin e rëndë dhe të organizuar, trafikimin e njerëzve, drogës dhe armëve të zjarrit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Për të mbështetur këto objektiva, Komisioni Europian, së bashku me institucionet financiare partnere, po paraqet një “instrument garancie” të ri – një masë që do të lejojë ndarjen e risqeve financiare për të rritur investimet private në sektorë si bizneset e reja dhe infrastruktura, si dhe sektorët dixhital dhe socialë.

BE-ja tha të martën se instrumenti i garancisë do të fillojë në fillim të vitit 2019.

Me një angazhim fillestar të BE-së deri në 150 milionë euro në vitet 2019-2020, garancia do të synojë “të lëvrojë deri në një miliardë euro në investime” në një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe në integrimin rajonal.

Samiti në Londër u zhvillua në kuadrin e Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Me Britaninë të vendosur të largohet nga Bashkimi Europian vitin e ardhshëm, qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se synon të mbetet e angazhuar në stabilitetin e rajonit, duke njoftuar gjithashtu më shumë fonde për rajonin.

Pas takimit në Londër, Britania e Madhe tha se pothuajse do të dyfishojë fondet që ajo ofron për Ballkanin Perëndimor deri në 80 milionë paund (rreth 90 milionë euro) dhe do të rrisë stafin e saj të sigurisë në rajon në përpjekje për të luftuar krimin e organizuar.

Reuters raportoi të martën se kjo do të përfshinte përmirësimin e aftësisë kibernetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e pranisë së Forcës Strategjike Rezervë Pan-Ballkanike.

“Historia tregon se një rajon i qëndrueshëm dhe i sigurt i Ballkanit Perëndimor nënkupton një Europë më të qëndrueshme dhe më të sigurt,” tha kryeministrja e Britanisë së Madhe përpara samitit. Financimi shtesë i Mbretërisë së Bashkuar do të nxirret nga “Fondi i Konfliktit, Sigurisë dhe Stabilitetit”.

Duke dyfishuar numrin e punonjësve të Mbretërisë së Bashkuar që punojnë në Ballkanin Perëndimor për çështjet e sigurisë që prekin Britaninë e Madhe, ajo shpreson të zvogëlojë krimin e drogës në Britani dhe të forcojë reagimin e vetë rajonit ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Një milion paund do të shpenzohen për trajnime dhe këshilla për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin, përfshirë mbështetjen e drejtpërdrejtë për “Ekipet e Reagimit të Emergjencave Kompjuterike” në Serbi dhe Mal të Zi dhe shkëmbimin e informacioneve midis zyrtarëve të lartë kibernetikë.

Sipas Reuters, një shtesë prej 1 milion paundësh u rezervua për të ndihmuar rajonin të trajtojë çështje të vështira të trashëgimisë, duke përfshirë organizatat mbështetëse që punojnë për të gjetur dhe identifikuar 12,000 viktimat ende të zhdukur nga konfliktet e viteve 1990.

Rritja e stabilitetit ekonomik ishte gjithashtu në fokus të martën. U diskutua edhe zbatimi i mëtejshëm i planit të veprimit për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. Sipas njoftimit për shtyp të BE-së, zona ekonomike synon të rrisë atraktivitetin e rajonit për të inkurajuar investimet dhe nxitur tregtinë, duke krijuar kështu vende të reja pune.

Kur bëhet fjalë për lidhshmërinë dhe axhendën e bashkëpunimit të Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord se selia e Komunitetit të Transportit do të jetë në Beograd.

Marrëveshja për komunitetin e transportit, e cila synon të nxisë harmonizimin e legjislacionit të transportit dhe të sjellë vendet e Europës Juglindore në përputhje me ligjet e BE-së, u nënshkrua gjatë samitit të vitit të kaluar në Trieste të Italisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu ranë dakord të bashkëpunojnë më shumë për tregtinë e jashtëligjshme të armëve. Të hënën, ministrat e brendshëm nga vendet e Ballkanit shqyrtuan mënyra për të thelluar bashkëpunimin në trajtimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, radikalizimin, sulmet kibernetike dhe krimin e organizuar.

 

Etiketa: Angela MerkelArmëBallkaniBallkani PerendimorBashkimi EuropianBEBeogradBosnjaBosnja dhe HercegovinaBritaniBritania e MadheEuroFondeGjermaniainfrastrukturainvestimeKibernetikeKomisioni EuropianKosovakryetarLondërMal të ZiMaliMali i ZiMaqedoniaMarrëveshjaMASMasaMerkelMjedisitParaQeveriarajonSamitiSerbiSerbiaSHShpresONshqipShqipëriatë zhdukurzhvillim
Tjetri
Pse s’duhet ta harrojmë Srebrenicën

Pse s’duhet ta harrojmë Srebrenicën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.