AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Marku raporton për punën e Llallës; lufta kundër korrupsionit në vendnumuro

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për parlamentin zbulon se organi akuzës ka bërë pak përpjekje për të ndëshkuar korrupsionin në nivele të larta gjatë vitit që shkoi.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku u përball të mërkurën me një sërë akuzash nga opozita për drejtimin e organit të akuzës, në krye të së cilit ajo u vendos në dhjetorin e vitit të kaluar.

Debatet e lindura mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës  bënë që kryetari i Komisionin Parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, ta mbyll seancën pa pasur një konkluzion përfundimtar të kryeprokurores mbi gjendjen e krimit në vend.

Megjithatë, në raportin e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, vihet re një tendencë në rritje të procedimeve penale  të  kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ndërkohë që sa i përket veprës penale të  korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjatë vitit 2017 ka pasur vetëm 3 procedime penale.

Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj. 42-vjeçarja që punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.

Në një raport me rreth 500 faqe Marku ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve aktivitetin e organit të akuzës për vitin që shkoi si dhe strategjinë e këtij institucioni për vitin 2018-2019.

Përplasje në Kuvend

Edhe pse e thirrur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të raportuar  mbi  punën e organit të akuzës dhe gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2017, kryeprokurorja e përkohshme është vënë nën akuzë nga opozita për fatin e disa procedimeve penale që kanë krijuar debat në opinionin publik apo dhe transferimin e disa titullarëve të  organit të akuzës.

Edi Paloka , nënkryetar i Partisë Demokratike i kërkoi informacion kryeprokurores mbi fatin e disa procedimeve  penale për deputetë dhe ministra që sipas tij kanë qenë nën hetim.

“A ka prokuroria nën hetim deputetë apo ministra? A flitet për vepra  për korrupsionin apo për  krim të  organizuar? Çfarë është bërë më këto dosje,” kërkoi të dinte Paloka, një pyetje kjo që nuk morri përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme.

Marku i kujtoi deputetëve se ishte e pranishme aty për raportin e vitit 2017, dhe se ndryshimet ligjore të organit të akuzës nuk i mundësonin asaj njohuri mbi çështjet nën hetim.

“Pyetja nuk ka lidhje me raportin që prezantova, por siç jeni në dijeni prokuroria ka pësuar ndryshime substacionale, nga një institucion i centralizuar është bërë i decentralizuar. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka target për të ndërhyrë apo dhe të ndërhy në hetime konkrete,” deklaroi Marku.

Të njëjtën përgjigje, Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme  dha edhe kur u pyet se perse organi i akuzës nuk zbaton ligjin Antimafia për procedimin e nisur ndaj Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Unë nuk kam dijeni.  Nuk kam informacion dhe nuk kam detyrim ligjor të kem një informacion të tillë.” tha Marku

Marku ju kërkuan sqarimi edhe për politikat organizative në prokurori të ndjekuara pas ardhjes në detyrë si kreu i akuzës.

“Përsa i përket emërimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar me korrektesë Kushtetutën dhe Ligjin, kam zbatuar dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme  dhe kjo është në kompetencën që më lejojnë dispozitat kalimtare,” sqaroi Marku, duke shtuar se veprimtaria e saj kontrollohet nga gjykata dhe është certifikuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por përgjigjet e dhëna nga ana e Prokurores së Përgjithshme kanë irrituar deputetët e Partisë Demokatike në  Komisionin e Ligjeve. Ata e akuzën kryeprokuroren se nuk po i përgjigjet pyetjeve çka shkakto debat mes anëtarëve të komisionit të ligjeve.

Me pretendimin se nga ana e deputetëve demokratë është thyer kodi i etikës, kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Ulsi Manja mbylli seancën dëgjimore.

“Opozita nuk ka hallin për raportimin mbi krimin, ata kanë patur hallin të kenë prokurorin nën urdhëratat e tyre. Me këto shkelje flagrante të kodit të etikës e mbyll mbledhjen e komisionit,” deklaroi Manja.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Paloka ju oërgjigj se vendimi ishte në shkelje të rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës.

“Mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve të cilat po drejtoheshin nga deputetët e opozitës.  Ata mund të vazhdojnë të veprojnë edhe në këtë rast si në çdo rast tjetër, por të jenë të bindur si këta që e shkelin përditë rregulloren dhe Kushtetutën, si ajo që është vënë aty në shkelje të Kushtetutës, një ditë do të japin llogari,” tha Paloka.

Krimi në vend

Trafikimi i lëndëve narkotike, korrupsioni dhe  ndërtimet pa leje janë veprat penale që përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara nga organi i akuzës për vitin 2017.

Sipas raportit të kryeprokurores Arta Marku  lufta kundër korrupsionit është shpallur ndër prioritetet kryesore  të prokurorisë, por kur bie fjala për procedimin e zyrtarëve të nivelit lartë shifrat tregojnë të kundërtën.

Për vitin 2017 vetëm 3 zyrtarë të lartë janë  vënë nën akuzë ndërkohë që ka pasur një rritje të numrit të procedimeve për akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike.

“Janë filluar 12 procedime penale, ku veçojmë 3 procedime penale për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe 6 procedime penale për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, organi i prokurorisë ka regjistruar 124 procedime penale, dhe janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale,” thuhet në raport.

Duke u ndalur tek krimi i organizuar Marku deklaroi se prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime në kuadër të disa procedimeve për grupe të strukturuara kriminale të referuara kryesisht nga policia si dhe nga  struktura të tjera ligj zbatuese.

Nga të dhënat e vitit 2017, rezulton se janë regjistruar 17 procedime penale me 34 të pandehur për vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale.

“8 procedime penale me 46 të pandehur janë dërguar në gjykatë dhe janë dënuar 30 të pandehur për këto vepra penale,  shkruhet në raport.

Lidhur me veprat penale në fushën e narkotikëve, të dhënat statistikore tregojnë se procedimet e regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” janë rritur nga 1034 në 1193 procedime.

E pyetur nga deputetët për rolin e personave  të proceduar për kryerjen e këtyre veprave penale, Kryeprokurorja e Përgjithshme e  Përkohshme tha se organi i akuzës nuk mbante statistika.

Një tjetër vepër penale që sipas statistikave ka pasur  rritje në procedimet panele është ai i ndërtimeve pa leje.

Gjatë vitit 2017 organi i akuzës ka nisur 1987 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal “Ndërtimi i paligjshëm”, nga 893 procedime të nisura në vitin paraardhës.

Vrasjet dhe vjedhjet janë një tjetër krim, shifrat e të cilit shënojnë rritje sipas raportit të 2017, ndërsa në total janë mbyllur hetimet për 30036 çështje penale të përfshira në kodin e procedurës penale.

Etiketa: Adriatik LlallaantimafiaArta MarkuBandadeputetdetyrimdosjeFatmir XhafajGjykatagjyqtarHetimhetimeHetimetKodit PenalKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsioniKrimKrimekrimiKrimi i organizuarLigjLuftaMbledhjeNarkotiknarkotikëOpozitaPoliciaProcedimeprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria për Krime të RëndaprotestePunëraportRaportiSHUlsi ManjaVendimi
Tjetri
Prokurori Adriatik Cama, në “listën e zezë” të KPK për të tre kriteret

Problemet me pasurinë dhe dyshimet për korrupsion i kushtojnë karrierën prokurorit Cama

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.