AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria propozon lehtësim tjetër fiskal për bixhozin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj duke folur për taksën e re të pronës në Tiranë më 2 mars 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Industria e bixhozit pret të marrë një ulje tjetër tatimore nga paketa e ndryshimeve të ligjeve fiskale që po shqyrtohet aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë, ku me propozim të qeverisë, të ardhurat e saj bruto llogariten jo më si xhiro, por si fitime bruto.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj duke folur për taksën e re të pronës në Tiranë më 2 mars 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria ka propozuar një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie, barrë që sakaq është shumë e ulët.

Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” u prezantua nga qeveria si një favorizim për “biznesin e vogël”. Por krahas ndryshimit të tatimit mbi fitimet neto të biznesit të vogël, projektligji propozon që koncepti “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive të lojërave të fatit, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese. Tarifa fiskale mbi lojërat e fatit mbetet 15%, por kësaj here, kjo do të jetë mbi fitimet bruto dhe jo mbi të ardhurat bruto. [Link]

Aktualisht nuk dihet se sa është pjesa e xhiros së lojërave të fatit që u shpërndahet lojtarëve të biletave fituese dhe rrjedhimisht nuk mund të llogaritet masa e uljes fiskale të përfituar nga kompanitë e lojërave të fatit. Por relacioni i Ministrisë së Financave që shoqëron projektligjin e paraqet ndryshimin si saktësim ndërsa dështon të bëjë një vlerësim mbi pasojat financiare për buxhetin e shtetit. [Link]

Ministria e Financave është e detyruar nga kushtetuta që të bëjë vlerësim të pasojave në të ardhura nga çdo propozim ligjor me pasoja financiare.

Industria e bixhozit ka arritur të ndryshojë ligjet shumë shpesh gjatë pesë viteve të fundit ndërsa ka shtrirë veprimtarinë e vet në çdo cep pallati. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë mbi 3 mijë pika bastesh, më shumë se 1 pikë bastesh për afro 600 shqiptarë maxhorenë.

Aktualisht aktiviteti i lojërave të fatit nuk tatohet me tatim mbi vlerën e shtuar i cili është në masën 20% për shumicën dërrmuese të produkteve dhe shërbimeve, por me tatim mbi xhiron në masën 15%.

Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi moszbatimin e një neni që parashihkonte rrallimin e pikave të basteve duke mos lejuar hapjen e tyre në një distancë më të vogël se sa 100 metra nga njëra-tjetra. Deputetë të maxhorancës dhe opozitës firmosën propozimin që zbatimi i këtij kriteri të shtyhej për në vitin 2019.

Propozimi i qeverisë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë me votat e Partisë Socialiste më 21 qershor. Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI nuk morën pjesë në votim, ndërsa protestonin kundër ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar.

 

Paragrafi i dytë i pikës 7 të nenit 38

Ishte

Të ardhurat e organizatorëve të lojërave të fatit tatohen me tarifën tatimore mbi të ardhurat bruto, sipas kuptimit dhe përcaktimit në ligjet respektive të fushës, ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG Project”, sh.p.k.”

Bëhet

“Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/2, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr.95/2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBixhozideputetDibraEuroKuvendiLSIMASMasaMinistria e FinancavePartisë DemokratikePartisë SocialistepasojaProjektligjiQeveriaSHshqipShqipëriuljevotimxhiro
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova drejt konfirmimit në detyrë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.