AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e Maqedonisë takim mbi referendumin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA

Liderët e qeverisë dhe opozitës së Maqedonisë pritet të takohen të mërkurën për të diskutuar pikëpamjet e tyre kontradiktore në një përpjekje për të hapur rrugën drejt një referendumi historik që do të mbahet në vjeshtë për ndryshimin e emrit të vendit.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA

Kryeministri Zoran Zaev ka organizuar një takim me udhëheqësit e opozitës dhe partitë e tjera parlamentare për të mërkurën pasdite, me qëllim që t’i japë fund bllokimit joformal të opozitës për referendumin e planifikuar mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë, i cili synon t’i hapë  rrugën vendit drejt NATO-s dhe anëtarësimit në BE.

“Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik, të gjithë liderët e partive që kanë më shumë se një deputet janë të ftuar të marrin pjesë,” tha qeveria të martën.

Partia kryesore opozitare VMRO DPMNE, e cila kundërshton marrëveshjen e emrit me Greqinë, nuk konfirmoi të martën nëse lideri i saj, Hristijan Mikovski, do të marrë pjesë.

Detyra kryesore, tha Zaev, do të jetë të shpalosim pikëpamjet mbi datën e referendumit, çështjen e referendumit dhe karakterin e tij të detyrueshëm ose konsultativ.

Qëllimi është që të gjitha përgatitjet e vonuara për referendumin të përfundojnë deri të premten në mënyrë që të mos humbasin datat e planifikuara të 23 shtatorit apo 7 tetorit, shtoi ai.

Partia opozitare VMRO DPMNE ka zvarritur për disa javë formimin e një komisioni të ri zgjedhor, të ngarkuar me mbajtjen e referendumit.

Por opozita u zu në befasi të martën kur qeveria propozoi dhe shumica e parlamentit miratoi, në leximin e parë, ndryshime në Ligjin Zgjedhor për të anashkaluar bllokadën e tyre.

Sipas ndryshimeve të propozuara, emërimi i komisionit zgjedhor nuk do të kërkojë shumicën e dy të tretave, por një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh në parlamentin me 120 vende, të cilët paria në pushtet i ka.

Ai gjithashtu nuk do të kërkojë më një seancë të mëparshme të komisionit të parlamentit mbi emërimet, që kryesohet nga opozita, e cila ka refuzuar të mbajë seancën.

Ndryshimet shkaktuan një trazirë mes deputetëve të opozitës të martën, të cilët e  akuzuan qeverinë se po pengon procedurat demokratike.

Një qëllim kryesor i marrëveshjes historike me Greqinë, nënshkruar më 17 qershor, ishte të siguronte që Greqia t’i japë fund bllokadës së saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia do të hiqte veton e saj.

Por që marrëveshja të zbatohet plotësisht, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum që qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët e Zaevit dëshiron të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, në mënyrë që të ketë kohë për të miratuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara deri në fund të vitit.

Megjithatë, opozita e krahut të djathtë e kundërshton fuqishëm marrëveshjen e emrit, duke e përshkruar atë si “tradhti” dhe një “humbje për kombin”.

Por partia VMRO DPMNE nuk ka thënë kurrë drejtpërdrejt se nuk do të marrë pjesë në referendum, duke thënë se kjo do të varet nga detajet e dakorduara.

Nëse kjo parti vendos të bojkotojë plebishitin, rreziku i dështimit të tij për shkak të mospërmbushjes së pragut të kërkuar prej më shumë se 50 për qind të votuesve do të rritej në mënyrë drastike.

Etiketa: BEdeputetGreqiakushtetueseMaqedoniaMarrëveshjaNATOOpozitaPartiaQeveriaReferendumSHVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Prokurorja Antoneta Sevdari kalon pa probleme testin e pasurisë dhe të figurës

Prokurorja Antoneta Sevdari konfirmohet në detyrë nga KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.