Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Kuvendi dështon të arrijë kompromis për Magjistraturën

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:14 | 23/07/2018
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Kuvendi dështon të arrijë kompromis për Magjistraturën

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare më 23 korrik 2018. Opozita e braktisi sallën duke sjellë dështimin e miratimit te ndryshimeve të propozuara nga socialistët për Shkollën e Magjistraturës. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Partitë politike parlamentare nuk ranë dakord të hënën në seancën e fundit parlamentare para pushimeve për të miratuar ndryshimet e propozuara nga socialistët për hapjen këtë vit të shkollës së Magjistraturës, e cila është aktualisht e bllokuar nga mungesa e institucioneve të reja të drejtësisë.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare më 23 korrik 2018. Opozita e braktisi sallën duke sjellë dështimin e miratimit te ndryshimeve të propozuara nga socialistët për Shkollën e Magjistraturës. Foto: Malton Dibra/LSA

Një nismë ligjore e Partisë Socialiste që synonte eliminimin e ngërçit të krijuar në shkollën e Magjistraturës përmes një amendimi ligjor dështoi të marrë mbështetjen e partive politike në opozitë të hënën, në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Shqipërisë para pushimeve verore. Ky duket se ishte edhe shansi i fundit për të krijuar kushtet për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2018-2019.

Nisma ligjore e socialistëve [link] synonte të ngarkonte përkohësisht shkollën e Magjistraturës të hapte dyert për 25 magjistratë këtë vit dhe 50 magjistratë vitin e ardhshëm, pasi ligji aktual në fuqi ia ngarkon dy institucioneve të reja, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë caktimin e kuotave për magjistratë dhe të dyja këto institucione nuk janë krijuar.

Por miratimi i ndryshimeve të propozuara nga socialistët kërkon shumicë të cilësuar parlamentare me  84 vota ndërsa Partia Socialiste disponon aktualisht rreth 79 vota, nga të cilat, 74 i ka fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe disa deputetë të tjerë nga PDIU dhe LSI kanë zgjedhur ta mbështesin atë.

Në mungesë të 84 votave, PS i bëri thirrje partive politike opozitare që të votonin ndryshimet ndërsa u akuzua për “tentativa blerjeje dhe përçarjeje të opozitës”. Duke refuzuar ofertën për bashkëpunim në këtëçështje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi disa kushte për kompromis, të cilat u hodhën poshtë nga socialistët.

Basha deklaroi se sipas tij, qeveria “Rama” ka aktualisht nën kontroll shkollën e magjistratëve dhe se me këtë nismë ligjore synon “të kapë sistemin e drejtësisë në terma afatgjatë”.

“Njerëzit që janë aty [në shkollën e Magjistraturës] janë njerëz të lidhur me një ap dy breza me Partinë Socialiste dhe paraardhësen e saj, Partinë e Punës së Shqipërisë,” tha Basha. “Arsyeja e kapjes së shkollës së Magjistraturës është që ta shndërrojë këtë në një lloj kursi partiak ku të seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Edi Ramës dhe këta të jenë pas tre vitesh prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm”, shtoi ai.

Basha pretendoi se një pjesë e kandidatëve të KLGJ-së dhe KLP-së, (dy institucioneve të reja të drejtësisë) janë “mbështetës të Partisë Socialiste”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e Bashës për kapje të drejtësisë deklaroi se ndryshimet e propozuara prej tij ishin të karakterit teknik. Balla hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e ligjit që i hap rrugën shembjes së teatrit kombëtar ekzistues përmes një marrëveshjeje koncesioni me kompaninë Fusha duke thënë se nuk shihte lidhje mes ligjit për teatrin dhe ligjit për magjistraturën.

Opozita thotë se ligji i shumëdebatuar i qeverisë Rama për Teatrin Kombëtar është antikushtetues dhe përbën një ligj personal të kryeministrit, ndërkohë që vendi nuk ka aktualisht një Gjykatë Kushtetuese funksionale për ta shqyrtuar pretendimin për antikushtetutshmëri të këtij ligji.

Në mungesë të kompromisit për ligjin e magjistraturës, shkolla e magjistraturës këtë vit pritet të mos bëjë pranime të reja. Institucionet e reja të drejtësisë pritet të krijohen tepër vonë për të kryer funksionin e tyre në përcaktimin e kuotave për këtë vit.

Procesi i vetingut-që synon pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ka rrëzuar deri më tani pjesën dërrmuese të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke i nxjerrë këto gjykata jashtë funksionit. Dyshimet janë që edhe gjykatat e Apelit mund të pushojnë së funksionuari vitin e ardhshëm.

Etiketa: Lulzim BashaReforma ne DrejtesiShkolla e MagjistraturesTaulant Balla
Tjetri
PD dhe qeveria përplasen për gjyqtarin Ardian Dvorani

PD dhe qeveria përplasen për gjyqtarin Ardian Dvorani

Më të lexuarat

Kuvendi dështon të arrijë kompromis për Magjistraturën

Kuvendi dështon të arrijë kompromis për Magjistraturën

17:14 | 23/07/2018
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.