AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

712 milionë euro për 100 kilometra rrugë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Qeveria shqiptare hapi së fundmi tenderët për dy rrugë të reja me modelin “koncesion”, duke çuar në katër numrin e projekteve që synojnë të ndërtojnë gjithsej 100 kilometra rrugë përkundrejt një kostoje prej minimalisht 712 milionë eurosh.

Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Qeveria shqiptare publikoi thirrjen për tender për dy segmente të shkurtra rrugore gjatë ditëve të fundit, në vijim të planit të vet për të ndërtuar rrugë me kontrata koncesionare 13 vjeçare, një model ky i shumëkritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mekanizëm krijimi borxhi publik përtej limiteve ligjore. Qeveria hapi thirrje për kontratën koncesionare të ndërtimit të segmentit rrugor Milot – Balldren me kosto të pritshme prej 161 milionë euro si dhe për segmentin Orikum – Dukat me kosto të pritshme 50 milionë euro, sipas njoftimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Plani 1 miliardë euro borxhe

Qeveria shqiptare thotë se ka në plan të akordojë 1 miliardë euro kontrata koncesionare 13 vjeçare, sipas të cilave, një kompani private teorikisht investon paratë për realizimin e një objekti të cilin qeveria e shlyen me këste përgjatë 13 viteve. Të katër projektet e dhëna deri tani, Rruga e Arbrit, rruga Thumanë- Kashar, rruga Milot-Balldren dhe rruga Orikum – Dukat, pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej minimalisht 712 milionë eurosh ndërsa qeverisë i mbeten edhe më pak se 300 milionë euro koncesione për të dhënë. Problemi është se kontrata të tilla 13 vjeçare janë  borxhe afatgjata të cilat qeveria aktuale po i merr jashtë ligjit për borxhin publik. Ndonëse zyrtarisht këto kontrata nuk konsiderohen si borxh publik, ato janë detyrime për të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera kanë kërkuar me këmbëngulje gjatë viteve të fundit të llogariten si borxh publik.

Nëse, siç rekomandon FMN, koncesionet sakaq të dhëna dhe ato që pritet të jepen llogariten si borxh publik, shqiptarët do të kenë edhe së paku 1.5 miliardë euro shtesë për të shlyer dhe borxhi publik nuk është 70% e PBB-së por afro 83%.

Shumë para për pak kilometra rrugë

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vuajtur ca gjatë viteve të fundit për të demonstruar se është në gjendje të ndërtojë rrugë. Në shumë raste, Rama ka publikuar videoanimacione në faqen e tij në Facebook dhe është përballur me kritikat se, ndonëse videot janë të bukura, qeveria e tij nuk ka arritur të realizojë pothuajse asnjë rrugë të re ndërkohë që rrugët e nisura të ndërtohen vite më parë, vijojnë të zvarriten në pafundësi.

Problemi është se kontratat koncesionare të Ramës për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha si sa i përket formës së përzgjedhur të prokurimit, pra partneritetit publik-privat, ashtu edhe kostos së tyre. Pikëpyetje ka edhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhura për t’u financuar janë apo jo rentabël.

Rruga Thumanë – Kashar, një autostradë me katër korsi, synon të lidhë autostradën ekzistuese Thumanë – Milot me autostradën Tiranë – Durrës, me supozimin se një autostradë e re do të vijojë nga Kashari, 10 kilometra në perëndim të Tiranës, me Kavajën, një ide që mund të mos realizohet kurrë. Segmenti Thumanë – Kashar është fituar në kontratë koncesionare nga kompania Gener 2, e cila është kritikuar më herët nga eksponentë socialistë si e lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky segment rrugor është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.

Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrave rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare prej 5 milionë eurosh për kilometër. Kjo është një rrugë me dy korsi.

Projekti i tretë është i ditëve të fundit. Ai është propozuar si koncesion i pakërkuar nga një kompani e panjohur e quajtur A.N.K. Më 23 korrik, qeveria hapi tenderin për këtë rrugë, me një fond limit prej 161.5 milionë eurosh për një segment rrugor prej vetëm 17.3 kilometra dhe me një kosto mesatare prej 9.3 milionë eurosh. Projekti parashikon lidhjen e Milotit me fshatin Balldren pranë Shkodrës dhe përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra të gjatë nën malin e Shëngjinit si dhe dy ura mbi lumenjtë Mat dhe Drin.

Projekti i katërt i përket ndërtimit të një rruge të re nga Orikumi (porti i Jahteve) deri në fshatin Dukat rrëzë Qafës së Llogarasë. Këtu bëhet fjalë për 14.7 kilometra rrugë me dy korsi me një kosto të planifikuar prej 50.5 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare për kilometër prej afro 3.4 milionë eurosh.

Së bashku, të katër projektet pritet t’u kushtojnë shqiptarëve mbi 711 milionë euro përgjatë 13 viteve të ardhshme në rast se realizohen.

Kapitali privat nuk duket asgjëkundi

Parimi i shprehur nga qeveria për zgjedhjen e kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve është “angazhimi i kapitalit privat në ekonomi”. Por kompanitë që kanë fituar kontratat koncesionare aktualisht kanë vënë në dispozicion të projekteve kapitale minimale, ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të japë “garanci sovrane” për kompanitë që këto të fundit të mund të marrin kredi në banka. Për shembull, kompania Gjoka 87, e cila është krijuar për të ndërtuar rrugën e Arbrit me kosto 254 milionë euro, ka një kapital të paguar prej vetëm 80 milionë lekësh (rreth 625 mijë euro).

Por më shqetësuese janë klauzolat e kontratave të tjera si ajo e Rrugës Thumanë – Kashar apo këto të pritshmet Milot – Balldre dhe Orikum – Dukat, në të cilat qeveria merr përsipër të japë garanci për kreditë bankare të kompanive private. Pa kapital privat dhe duke rrezikuar vetëm paratë e taksapaguesve, parimi i angazhimit të kapitalit privat në ekonomi duket se nuk qëndron.

Etiketa: A.N.KautostradBalldrenBIRNborxh publikBorxheBorxhiBorxhi publikDurrësEdi RamaekonomiEuroFacebookFierFMNGener 2Gjergj ErebaraKoncesionKoncesionetKontrata koncesionarekostokrediMatMilotOrikum - DukatParaPBBportiQeveriaRamaRruga e ArbritSali BerishaSHshqipShqipërishqiptaretenderTiranëURA
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Bledar Abdullai-gjyqtar i Gjykatës Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Bledar Abdullai-gjyqtar i Gjykatës Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.