AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania mundohet të zëvendësojë kryeprokuroren e anti-korrupsionit

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-shefja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi | Foto: adevarul.ro

Paqartësia mbi pavarësinë e prokurorëve, si edhe presioni politik dhe social, po i pengon kandidatët të aplikojnë për të zëvendësuar ish-kryeprokuroren e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi.

Ish-shefja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi | Foto: adevarul.ro

Zëvendësimi i ish-kryeprokurores Laura Codruta Kovesi – e cila për pesë vjet kreu funksionin e kreut të Drejtorisë Kombëtare të Anti-Korrupsionit të Rumanisë, DNA – po shndërrohet në një sfidë për Ministrinë e Drejtësisë.

Ekspertët thonë se kishte pak shanse që prokurorët të nxitonin për të aplikuar për këtë pozicion pas të gjitha polemikave, grindjeve politike dhe ngacmimeve që kryeprokurorja e pushuar iu nënshtrua për një vit e gjysmë.

Edhe pse kishin dy javë kohë për të aplikuar deri në skadimin e afatit më 23 korrik në orën 16:00, vetëm katër prokurorë aplikuan të hënën, ditën e fundit.

E para ishte Florentina Mirica, e cila aktualisht kryeson organin e brendshëm disiplinor të agjencisë anti-korrupsion dhe shihet si një ndihmëse e ngushtë e Kovesit.

Mirica ka hetuar disa raste korrupsioni të nivelit të lart kundër ish-personaliteteve rumune. Ajo gjithashtu paraqiti një padi kundër ish-shefit të saj në zyrën e prokurorisë në Buftea, një periferi e Bukureshtit, që bëri që ai të dënohej me gjashtë vjet burg në vitin 2014.

I dyti ishte ish-nënkryetari i Kovesit, Marius Iacob, i cili gjithashtu hetoi disa raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe gjithashtu është nën hetim nga Inspektorati Gjyqësor për sjellje të pahijshme, së bashku me ish-shefin e tij.

I treti është kryetarja e departamentit të hetimeve penale në DNA, Elena Grecu. I katërti është nënkryetari i departamentit të hetimeve penale në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Cristian Lazar.

Analistët thonë se mosmarrëveshjet politike, mungesa e transparencës në sistemin e drejtësisë, fakti që Gjykata Kushtetuese i la propozimet dhe shkarkimet në duart e ministrit të drejtësisë, si edhe presioni shoqëror mbi institucionet anti-korrupsion të Rumanisë i pengoi prokurorët që të aplikojnë për postin e Kovesit.

Është e vështirë që grupet e shoqërisë civile të tregojnë se kush është më i kualifikuar për një post që aktualisht perceptohet si një nga më të rëndësishmit në shtet.

“Shumica e prokurorëve, edhe pse të njohur për kolegët e tyre, nuk flasin publikisht për shkak të kufizimeve disiplinore, ndërkohë që organizatat e tyre profesionale nuk i vlerësojnë ata siç duhet bazuar në kriteret e performancës,” tha analisti i pavarur politik dhe i çështjeve aktuale nga Bukureshti Codru Vrabie për BIRN.

“Pra, ajo që na intereson vërtet ne si një shoqëri, aspekti i llogaridhënies, nuk mund të përmbushet,” shtoi ai.

Kovesi u shkarkua më 9 korrik, një muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi që presidenti Klaus Iohannis ishte i detyruar të përmbushte kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Tudorel Toader, dhe ta shkarkonte atë.

Pasi u deshën më shumë se katër javë kohë që ai të mendohej për vendimin e datës 30 maj, një Iohannis ngurrues tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i përmbahej kushtetutës, pavarësisht mbështetjes së tij për agjencinë anti-korrupsion dhe për shefen e saj.

Partia Social Demokrate në pushtet, përfshirë edhe kreun e partisë Liviu Dragnea, i cili mori dënimin e tij të dytë për korrupsion në mes të qershorit, kishte kërcënuar se do ta akuzonte Iohannisin nëse ai vononte më tej shkarkimin e kryeprokurores së anti-korrupsionit.

Toader, një teknokrat i emëruar nga partia në pushtet, kishte kërkuar shkarkimin e Kovesit në fillim të shkurtit, bazuar në një raport që e akuzonte atë për sjellje të keqe në situata të ndryshme.

Iohannis refuzoi ta shkarkonte atë, duke thënë se pretendimet e raportit ishin të pabazuara. Toader më pas paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

E gjithë çështja nuk ka zemëruar vetëm mbështetësit e Kovesit dhe aktivistët anti-korrupsion, të cilët dolën në rrugë në raste të ndryshme në 2017 dhe 2018, por gjithashtu ka shqetësuar magjistratët që thonë se druhen se pavarësia e tyre do të kërcënohet.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Cristina Tarcea, tha të enjten se vendimi për të shkarkuar Kovesin ishte politizuar në një shkallë “të papranueshme”.

“Nuk më duket normale që një ministër drejtësie të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për një çështje të zakonshme si shkarkimi i një kryeprokuroreje,” tha ajo në një intervistë për Realitatea TV.

“Nuk më duket normale për të njëjtin aspekt që kjo të çojë në bisedime për shkarkimin e presidentit. Është e politizuar në mënyrë të papranueshme dhe nuk do të doja që kjo të ndodhte përsëri,” shtoi ajo.

“A është normale që një gjykatës i Gjykatës së Lartë të komentojë për politikën?” Toader u përgjigj sfiduese të premten.

Agjencia e fuqishme Anti-Korrupsion e Rumanisë është drejtuar që nga 9 qershori nga kryeprokurorja e përkohshme Anca Jurma, një nga ndihmëset e mëparshme të Kovesit.

Disa ditë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm Augustin Lazar e emëroi Kovesin të drejtojë departamentin e strategjisë anti-korrupsion në zyrën e tij.

Ministrja e Brendshme Social Demokrate, Carmen Dan, ka refuzuar kërkesën e saj për mbrojtje.

Më 9 korrik, vetëm disa orë pas shkarkimit të Kovesit, ministria e drejtësisë njoftoi se do të zgjidhte një kandidat për ta zëvendësuar atë deri më 30 korrik.

Lajmërimi i postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë tha se kandidatët duhet të kenë qenë prokurorë për të paktën 10 vjet. Ata gjithashtu duhet të vërtetonin se nuk ishin përfshirë në policinë politike para vitit 1990.

Ministri i Drejtësisë Toader dhe sekretarët e tij shtetëror duhet të intervistojnë aplikuesit dhe të zgjedhin një kandidat.

Por Vrabie thotë se ka pak transparencë pak për mënyrën se si prokurorët vlerësohen në Rumani kur ata të emërohen në postet e tilla.

Studime të ndryshme të financuara nga Bashkimi Europian në Rumani kanë udhëhequr Këshillin e Lartë të Magjistraturës se si të mbledhin të dhëna nga sistemi i drejtësisë dhe si t’i përdorin ato për të rritur performancën e magjistratëve. Por këto studime nuk janë përdorur kurrë, tha Vrabie.

Ai thotë gjithashtu se me ligjet e reja të drejtësisë që kërcënojnë pavarësinë e gjyqtarëve, sistemi i drejtësisë ka dalë nga binarët.

“Nëse kishim pak informacione rreth prokurorëve dhe dosjeve të tyre deri më tani, por pamë prokurorët që performojnë mirë, pavarësisht disa abuzimeve në sistem – tani e tutje, si një shoqëri, ne do të kemi më pak transparencë dhe do të jemi më të dyshues.”

“Për më tepër, ne nuk kemi më garanci për pavarësinë e prokurorëve dhe thjesht nuk e dimë se si do të ndikojë kjo në punën e tyre,” përfundoi ai.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimi EuropianBIRNbisedimeBurgdemokrateGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimkandidatëtKorrupsionKorrupsionikushtetueseLaura Codruta KovesiMagjistratMagjistratëtmbrojtjepadipaktParaPartiaPartia Social DemokrateprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëraportRumaniRumaniashkarkimisocial demokrateVendimi
Tjetri
Restauruesit e ikonave nxjerrin në dritë ‘thesaret e fjetura’ të Beratit

Restauruesit e ikonave nxjerrin në dritë ‘thesaret e fjetura’ të Beratit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.