AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hapen tenderët 52 milionë euro për 14 kilometra rrugë Kardhiq-Delvinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Puntore gjate punes per riparimin e asfaltit ne aksin Maminas–Sukth, pjese autostrades, Tirane-Durres, e cila prej se henes do te bllokohet ne disa pjese te saj per te mundesuar riparimin e pjeseve te demtuara rende./r/n/r/nWorkers during the rehabilitation works of the Maminas–Sukth road part of the highway Tirane-Durres, which will be blocked in some parts for several days.

Qeveria shqiptare ka hapur tre tenderë për ndërtimin e tre segmenteve rrugore me gjatësi të përgjithshme prej 14 kilometrash dhe me një kosto prej 3.7 milionë eurosh për çdo kilometër.

Puntorë gjatë punës për riparimin e asfaltit në aksin Maminas–Sukth, | Foto ilustruese :LSA

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi tenderët për lotet 4,5 dhe 6 të segmentit rrugor Kardhiq-Delvinë, një rrugë e re që do të lidhë Gjirokastrën me Delvinën dhe Sarandën me pothuajse të njëjtën gjatësi me rrugën ekzistuese që kalon përmes qafës së Muzinës. Rruga, e nisur një dekadë më herët në një pjesë të vogël të saj, pritet të kushtojë afro 53 milionë euro për pjesën e mbetur prej 14 kilometrash.

Sipas dokumenteve të tenderit, rruga e re do të ketë katër ura me një gjatësi të përgjithshme prej 382 metrash linearë. Ndërtuesi do të duhet të hedhë 20 centimetra zhavorr, 20 cm shtresë stabilizanti, 8 cm konglomerate, 6 cm binder dhe 4 cm asfaltobeton. Rruga do të jetë e kategoricë C2 dhe do të ketë dy korsi kalimi me gjerësi 3.5 metra dhe dy bankina me gjerësi 1.25 metra gjithashtu të asfaltuara. Në njërën anë të rrugës do të ketë edhe një bankinë të paasfaltuar me gjerësi 0.5 metra. Asfalti në total do të ketë një gjerësi 9.3 metra.

Të tre tenderët e marra sëbashku do të kushtojnë rreth 53 milionë euro sipas fondit limit të caktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kjo do të thotë se çdo kilometër rrugë do të kushtojë afro 3.7 milionë euro dhe çdo metër linear do të kushtojë 3740 euro. Për çdo metër katror rrugë, kostoja e pritshme është rreth 393 euro.

Përveç loteve 4,5 dhe 6, rruga Kardhiq Delvinë ka edhe dy lote të tjera të cilat përfshijnë një tunel afro 900 metra të gjatë. Këto dy lotet e fundit nuk janë planifikuar të financohen këtë vit, por pritet që tenderi për to të hapet në vitin 2019. Tuneli pritet të kushtojë 2.8 miliardë lekë ose 22.2 milionë euro dhe do të ketë kosto për metër linear prej 26,700 eurosh.

Aktualisht nuk është publikuar ndonjë studim fizibiliteti për leverdisshmërinë e këtij segmenti rrugor. Nëse do të realizohet deri në fund, rreth vitit 2022 nga Tirana për në Sarandë do të mund të udhëtohet duke u kthyer në drejtim të fshatit Kardhiq, 9 kilometra para se të mbërrihet në Gjirokastër. Nga kjo pikë, Saranda është 46 kilometra larg. Alternativa tjetër nga rruga ekzistuese përmes Qafës së Muzinës është rreth 65 kilometra, me një shkurtim prej rreth 20 kilometrash.

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarEuroKardhiqKardhiq-DelvinëkostoParaPunëQeveriaQeveria shqiptareSarandëshqiptaretenderTiranaURA
Tjetri

Të përndjekur dhe të ndëshkuar, shitësit ambulantë të Tiranës (Fotoreportazh)

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.