AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri malazez pritet të takohet me kancelaren Merkel

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri malazez Markoviç dhe kancelarja gjermane Merkel u takuan shkurtimisht në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje, Bullgari, në maj. Foto: gov.me

Perspektivat e Malit të Zi për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe emigracioni i paligjshëm priten të diskutohen në takimin e parë të Dusko Markoviç si kryeministër me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

Kryeministri malazez Markoviç dhe kancelarja gjermane Merkel u takuan shkurtimisht në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje, Bullgari, në maj. Foto: gov.me

Kryeministri malazez Dusko Markoviç do të pritet të premten në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani që kur mori postin në vitin 2016, me kërkesën e Podgoricës për t’iu bashkuar BE-së që pritet të diskutohet gjatë takimit.

Edhe pse qeveria ende nuk e ka konfirmuar programin e vizitës, të dy zyrtarët pritet gjithashtu të diskutojnë se si vendi i vogël i Adriatikut po trajton çështjen e emigracionit pasi disa vende anëtare të BE-së kërkuan “mbylljen” e të ashtuquajturës “rruga ballkanike” për emigrantët dhe refugjatët.

Në një njoftim të shkurtër për shtyp, zyra e Markoviçit tha se vizita e tij në Gjermani do të jetë një mundësi për një “shkëmbim të pikëpamjeve” me Merkelin lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, si dhe integrimin europian të Mali i Zi.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Vizita vjen pasi kancelarja gjermane mbajti anën e Malit të Zi në një mosmarrëveshje me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, i cili tha se anëtarësimi i vendit të vogël të Ballkanit në NATO do të thotë se “njerëzit shumë agresivë të Malit të Zi” mund të fillojnë Luftën e III Botërore për shkak të paktit të përbashkët të mbrojtjes të Aleancës.

Intervista u zhvillua pasi Trump takoi presidentin rus Vladimir Putin.

Më 20 korrik Merkel tha se klauzola kolektive e NATO-s vlen për të gjithë anëtarët, jo vetëm për vendet e mëdha.

Ajo shtoi se Mali i Zi, një ish-republikë jugosllave, bëri përpjekje të mëdha për t’u bashkuar me NATO dhe shtoi: “Unë jam e kënaqur që Mali i Zi është anëtar.”

Markoviç është kryeministri i dytë malazez që ftohet të vizitojë zyrtarisht Berlinin pasi vendi fitoi pavarësinë në vitin 2006.

Igor Lukiç, kryeministri i Malit të Zi nga viti 2010-2012, u ftua të takohej me Merkelin në Berlin vetëm një muaj pasi qeveria e tij u miratua nga parlamenti malazez.

Por lideri veteran i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, shtatë herë kryeministër dhe aktualisht në mandatin e tij të dytë si president i vendit, nuk është ftuar kurrë të takohet me Merkelin në Berlin, as ajo nuk e ka vizituar Malin e Zi.

Kritikët e qeverisë thanë se hezitimi i dukshëm i Merkelit për të takuar Djukanoviçin në Berlin tregonte se Gjermania nuk ishte e kënaqur me gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Mal të Zi.

Në maj të vitit 2015, kryeministri i atëhershëm Djukanoviç vizitoi Berlinin dhe mediat lokale pro-qeveritare pohuan se ishte me ftesë të Merkelit, por dy krerët nuk u takuan.

Ai ishte i ftuar në Komitetin e Bundestagut për Çështjet Europiane dhe takoi vetëm ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

“Jo ndryshim kufijsh”, thotë Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se “nuk do të ketë ndryshime në kufijtë në Ballkanin Perëndimor”.

Një shkëmbim i mundshëm i territorit midis Serbisë dhe Kosovës është diskutuar nga mediat ballkanike dhe ndërkombëtare gjatë dy javëve të fundit, pasi udhëheqësit e të dy vendeve kanë pranuar se “korrigjimet kufitare” ishin në tryezë.

Merkel tha se ndryshimi i kufijve nuk mund të funksionojë, ndërsa duke theksuar përsëri shpresën e anëtarësimit në BE të vendeve që mbetetn ende për t’iu bashkuar.

“Perspektiva europiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston ende,” tha ajo.

Etiketa: Angela MerkelBashkimit EuropianBEBosnjaBosnja dhe HercegovinaBullgariDjukanoviçDonald TrumpEmigracioni i paligjshëmGjermaniGjermaniaKosovaKosovëLokaleMal të ZiMaliMali i ZiMaqedoniaMerkelMiloNATONdryshimi i KufijvePodgoricëpresidentProcesi i BerlinitPutinQeveriarruga ballkanikeSerbiaSHBAshqipShqipëriaTrumpvizitaVladimir Putin
Tjetri
Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Lufta e Erion Veliajt me tregtarët ambulantë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.