AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk ndryshohet ora?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndryshimi i orës. Foto kortezi: Denise Mattox/Flickr

Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore për herë të parë pas shumë dekadash. Për Shqipërinë kjo do të thotë që në muajt e dimrit, dielli të lindë rreth orës 8 dhe të perëndojë rreth orës 5.30 të pasdites.

Ndryshimi i orës. Foto kortezi: Denise Mattox/Flickr

Një vrojtim i kryer nga Bashkimi Europian zbuloi se shumica dërrmuese e të anketuarve në vendet anëtare ishin kundër shqetësimeve që i krijon ndryshimi i orës në pranverë dhe në vjeshtë, një praktikë që ka lindur një shekull më parë me qëllim të kursimit të energjisë gjatë muajve të verës. Kjo mjaftoi që presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të deklaronte se BE mund të miratojë heqjen dorë nga ndryshimi i orës. Kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet do të heqin dorë, por që vendet anëtare mund të vendosin nëse duan ta ndryshojnë orën apo jo.

Nëse Shqipëria vendos të mbajë orën verore, ose atë dimërore, disa komplikacione të pakëndshme pritet të lindin. Aktualisht, ora verore në Shqipëri nënkupton që në ditën më të gjatë, (20 qershori), dielli lind rreth orës 4.10 të mëngjesit dhe perëndon rreth orës 8.30 të mbrëmjes. Ora e dimrit nënkupton që në ditën më të shkurtër të vitit, (21 dhjetor), dielli të lindë rreth orës 7.10 të mëngjesit dhe të perëndojë rreth orës 4.30 të pasdites.

Vendet e hemisferës perëndimore filluan ta përdorin orën verore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe arsyeja ishte thjeshtë kursimi i energjisë. Një orë diell në mëngjes është e papërdorshme sepse njerëzit vijojnë të flenë deri sa të vijë orari për të vajtur në punë ndërsa në mbrëmje një orë ditë shtesë kursen nevojën për ndriçim. Jo të gjithë janë të bindur se kursimi i energjisë nga ndryshimi i orës është real ose është në përmasa të tilla që ia vlen në krahasim me stresin e shkaktuar nga ndryshimi. Ndriçimi përbën një pjesë të vogël të energjisë totale të konsumuar dhe sistemi që prodhon energjinë elektrike në shumicën e vendeve është i tillë që prodhon në vijimësi dhe ka fleksibilitet të ulët për të prodhuar më pak kur konsumi është më i vogël.

Arsyeja se pse ora ndryshon gjatë verës duke u afruar me një orë është që në orët jo të përdorshme të ditës në mëngjes të hiqet një orë dhe të shtohet në mbrëmje, kur njerëzit janë joaktivë. Nëse ora e dimrit do të mbahej edhe  gjatë muajve të verës, kjo do të thoshte që në Shqipëri dielli të lindte në 3.30 dhe të perëndonte në 7.30. Kjo do të thotë gjithashtu që nëse Shqipërisë do t’i duhet të marrë një vendim për këtë çështje, ka pak logjikë që ky vendim të jetë për mbajtjen e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës. Më shumë logjikë do të kishte mbajtja e orës së verës edhe gjatë muajve të dimrit. Kjo gjithsesi nuk do të ishte pa pasoja. Me orën aktuale të dimrit, dielli lind të orën 7.10 ndërsa shumica e aktivitetit të familjeve dhe punëtorëve nis gjithashtu rreth kësaj ore. Prindërit dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopështe apo shkolla para orës tetë dhe puna në shtet fillon gjithashtu më 8 e puna në një pjesë të aktivitetit privat fillon më 9. Me orën e verës, kjo do të thotë se shqiptarët do të duhet të zgjohen ende pa zbardhur dhe të bëjnë rrugën nga shtëpia për në kopësht, shkollë apo punë në errësirë.

Alternativa tjetër, mbajtja e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës, ka gjasa do të sillte kosto të mëdha pasi perëndimi do të ishte në orën 7.30 dhe disa orë me diell në mëngjes do të ishin krejtësisht të papërdorshme.

Në të gjitha rastet Shqipëria ka të drejtë të zgjedhë të vijojë me sistemin aktual.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEKonsumikostoKrijonNdryshimi i OresParapasojaPunaPunëPunëtorPunëtorëshkollashqipShqipëriShqipëriaVendim
Tjetri
PD dhe qeveria përplasen për gjyqtarin Ardian Dvorani

Ardian Dvorani nuk kishte ‘qëllim’ fshehjen e llogarive bankare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.