AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç: Marrëveshja Kosovë-Serbi “nuk është pranë”

Maja ZivanovicDie MorinangaMaja ZivanovicdheDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
200 veteranë lufte vendosën barrikada në hyrje të fshatit Banjë. Foto: BIRN.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç mohoi që dy vendet të jenë pranë ndonjë zgjidhjeje për mosmarrëveshjen e tyre dhe nuk u lejua të vizitonte një fshat me shumicë serbe.

200 veteranë lufte vendosën barrikada në hyrje të fshatit Banjë gjatë vizitës së Vuçiçit. Foto: BIRN.

“A kemi ndonjë projekt-zgjidhje në Bruksel? Nuk kemi. Madje, as që jemi afër një zgjidhjeje,” tha presidenti Aleksandër Vuçiç në një fjalim para mijëra serbëve në gjysmën veriore të Mitrovicës të dielën.

Pasi veteranët e luftës të Kosovës bllokuan rrugët që të çojnë në fshatin Banjë, në jug të lumit Ibër, qeveria e Kosovës anuloi vizitën e Vuçiçit në fshat, por nuk pati probleme për mbajtjen e një mitingu nga ana e tij në Mitrovicën e veriut.

Vuçiç theksoi se ideja e tij ishte të mbante paqen dhe të përpiqej të “ndërtonte ura drejt shqiptarëve”. Ai shtoi se serbët duhet “të përpiqen për një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, edhe kur ne e dimë se është pothuajse e pamundur, sepse gjithçka tjetër na çon drejt një humnere dhe një katastrofe”.

Vizita e Vuçiçit në Kosovë pasoi takimet e ndërmjetësuara nga BE-ja në Bruksel, ku Vuçiç vendosi të mos takonte homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-provinca shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia kurrë nuk e ka njohur atë.

Megjithatë, presioni ndërkombëtar po rritet në të dy vendet që këto të fundit të zgjidhin mosmarrëveshjen e gjatë dhjetëvjeçare, nëse ata duan të sigurojnë anëtarësimin në BE.

Vuçiç e nisi udhëtimin e tij në Kosovë duke vizituar të shtunën liqenin e Ujmanit, ku ai deklaroi se është koha që serbët dhe shqiptarët të përpiqen të flasin me më shumë respekt për njëri-tjetrin.

Vuçiç të dielën planifikoi një vizitë në fshatin Banjë, në jug të lumit Ibër, por 200 veteranë të luftës të Kosovës të cilët ishin kundër vizitës në fshatin me shumicë serbe ngritën barrikada në hyrje të fshatit.

Qeveria e Kosovës vendosi më pas të anulojë vizitën në Banjë për shkak “të arsyeve të sigurisë”.

Presidenti Thaçi i kritikoi protestat, duke thënë se ato nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Por ai tha se si president i Kosovës, ai e kuptonte reagimin.

“Kjo tregon se plagët e dhembjes dhe luftës janë ende të freskëta,” shkroi Thaçi në Facebook.

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Kadri Veseli, tha se ai kishte qenë kundër vizitës së Vuçiçit në liqenin e Ujmanit, por shtoi se kjo ishte e lejuar pas këmbënguljes së partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.

“Megjithatë, mendoj se është mirë që vizita e tij Vuçiçit u realizuar sepse edhe një herë tjetër është vërtetuar se liderët e Serbisë po vazhdojnë traditën e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç,” shkroi Veseli në Facebook.

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skënderajt dhe nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, i cili u vra bashkë me 59 anëtarë të familjes së tij të madhe nga forcat serbe në Prekaz në vitin 1998, mori pjesë në protestë.

“Ne kemi më shumë se 15,000 të vrarë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa 1,648 ende rezultojnë të zhdukur,”tha Jashari për mediat.

“Është e pafalshme që presidenti serb të kalojë përmes Drenicës pa asnjë ndjesë apo të sillet si të mos ketë ndodhur asgjë,” tha Jashari.

Por kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, tha për agjencinë e lajmeve FoNet se BE-së “i vjen keq për anulimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë” dhe shtoi se nevojitej përkushtim për ruajtjen e paqes dhe sigurisë nga të dyja palët.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha në reagimin e saj se incidentet “tregojnë gjithë kompleksitetin e situatës në Kosovë”, duke i akuzuar shqiptarët e Kosovës për mos respektim të marrëveshjeve që janë rënë dakord.

Etiketa: Adem JashariBEBIRNBrukselFacebookHashim ThaçiIbërkadri veselikatastrofeKosovaKosovëKosovë-SerbiLufteMarrëveshjamarrëveshjeMitrovicëParaPartisë DemokratikePDKpresidentProtestatQeveriarajonSerbiSerbiatë zhdukurURAvizitavuçiç
Tjetri
Artistët mohojnë arritjen e një marrëveshje me Veliajn për Teatrin Kombëtar

Shkel rregullat e BE-së, qeveria do të amendojë ligjin e Teatrit Kombëtar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.