AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Referendumi rumun për “familjen” shënjestron martesat e të njëjtit seks

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Senati rumun. Foto: Octav Ganea/Inquam Photos.

Rumunët muajin që vjen do të votojnë për një përkufizim të asaj që përbën një familje, pasi parlamenti miratoi një projektligj që lejon mbajtjen e një referendumi mbi ndryshimin apo jo të kushtetutës për ndalimin e martesave të të njëjtit seks.

Senati rumun. Foto: Octav Ganea/Inquam Photos.

Rumunët do të votojnë në një referendum muajin e ardhshëm nëse ata duan të ndryshojnë kushtetutën e tyre në mënyrë që të ndalojnë martesën e të njëjtit seks duke e përcaktuar një familje si një “bashkim konsensual midis një burri dhe një gruaje”.

Senati i vendit miratoi të martën një projektligj, tre vjet pasi Koalicioni për Familjen, një organizatë e përbërë nga OJQ fetare dhe të mbështetura nga kisha, arriti të mbledhë tre milion nënshkrimet e nevojshme për ta paraqitur legjislacionin e propozuar për referendumin në parlament. Vetëm 13 senatorë votuan kundër tij.

Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi projektligjin në maj të vitit 2017. Ai duhet të shpallet gjithashtu dekret nga presidenti dhe qeverisë i kërkohet të organizojë një plebishit brenda një muaji nga publikimi i tij në Fletoren Zyrtare të vendit.

Përcaktimi i përkufizimit të familjes në kushtetutën që aktualisht e përshkruan martesën si “një bashkim midis bashkëshortëve” ka qenë një nga temat kryesore të debatuara nga shoqëria civile dhe politikanët rumunë gjatë viteve të fundit.

Partitë kryesore politike, si Social Demokratët në pushtet dhe Liberalët, kanë njoftuar në disa raste se ata do ta mbështesin projektligjin në parlament.

Kreu i Social Demokratëve Liviu Dragnea njoftoi në fillim të shtatorit pas një takimi të lidershipit të partisë së tij se ata po mendonin 7 tetorin si datën e referendumit.

“Ne votuam në Komitetin Ekzekutiv dhe vendosëm ta mbështesim këtë nismë,” tha Dragnea për mediat më 1 shtator.

Kreu i liberalëve, Ludovic Orban, tha më 2 shtator se pavarësisht faktit se partia e tij mbështet referendumin, ai do të lejonte anëtarët e tjerë të partisë së tij të votonin “siç u thotë ndërgjegjja”.

I vetmi fraksion politik që e ka pozicionuar veten kundër referendumit ishte Bashkimi Shpëtoni Rumaninë, deputetët e të cilit votuan kundër projektligjit si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Deputetëve.

Koalicioni për Familjen tashmë ka nisur fushatën për referendumin, duke publikuar një sërë videosh ku shfaqen adoleshentë dhe të rinj duke folur në mbështetje të “familjes tradicionale”.

Në qershor, Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se çiftet e martuara të të njëjtit seks kanë të njëjtat të drejta sipas legjislacionit të BE-së për lirinë e qëndrimit si çiftet e martuara heteroseksuale, edhe nëse martesa e të njëjtit seks nuk lejohet në vend.

Çështja u paraqit nga një rumun, Adrian Coman, dhe bashkëshorti i tij amerikan, Robert Hamilton, që u martuan në Belgjikë në vitin 2010.

Autoritetet rumune refuzuan të jepnin dokumentet e nevojshme për të bërë të mundur që Hamilton të punonte dhe të qëndronte përgjithmonë në Rumani me bashkëshortin e tij, pasi ai nuk mund të klasifikohej në Rumani si bashkëshorti i një shtetasi të BE-së.

Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën të martën në mbrëmje në Bukureshtin qendror për të protestuar kundër vendimit të Senatit rumun.

Organizata për të drejtat e LGBT MozaiQ i dërgoi një letër të hapur senatorëve rumunë të hënën duke u kërkuar atyre të mos e miratonin projektligjin.

“Referendumet shpesh janë rrugë të shkurtra për çështje të vështira sociale dhe mund të çojnë në gërryerjen e mëtejshme të demokracisë,” tha letra.

Etiketa: BashkëshortiBEdeputetFamiljeGjykataLGBTmbështetjeOrbanparlamentPartiaProjektligjReferendumRumaniSenatiSHshtatortë drejta
Tjetri
Raporti: Bullgaria nuk po parandalon ryshfetin e huaj

Raporti: Bullgaria nuk po parandalon ryshfetin e huaj

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.