Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Pjesëmarrja, çështje kyçe në referendumin në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicNgaSinisa Jakov Marusic
15:40 | 19/09/2018
Në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Kohe leximi: 7 minuta
A A
0
Opozita maqedonase vështirë se do të kapërcejë ndasitë etnike

Foto: MIA

Share on FacebookShare on Twitter

Beteja kryesore në referendumin e ardhshëm mbi çështjen e emrit në Maqedoni ka kaluar nga rezultati i plebishitit te beteja për të siguruar një pjesëmarrje të madhe që votimi të jetë ligjërisht i vlefshëm.

Foto arkivë nga zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA

Me sondazhet e opinionit publik që tregojnë se një shumicë bindëse në referendumin e 30 shtatorit do të mbështesë marrëveshjen historike të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, beteja kryesore gjatë fushatës së vazhdueshme në prag të votimit tashmë është zhvendosur drejt sigurimit të pjesëmarrjes adekuate.

Një pjesëmarrje prej më shumë se 50 për qind do ta bënte rezultatin ligjërisht të vlefshëm dhe do të siguronte një zbatim më të butë të marrëveshjes së dakorduar me Greqinë në parlamentin maqedonas, duke supozuar se votimi shkon në favor të pranimit.

Që kjo të ndodhë, nga 1,806,000 votues të regjistruar, më shumë se 903,000 duhet të shkojnë të votojnë.

Qeveria e drejtuar nga socialdemokratët, e nxitur nga partitë e tjera më të vogla të opozitës dhe një numër i madh liderësh të lartë të vendeve perëndimore që kanë vizituar deri tani vendin, tashmë po punohet shumë për të frymëzuar një numër më të madh votash “pro”.

“Nuk është ambicia ime të arrij një rezultat në të cilin shumica e qytetarëve votojnë po. Kjo tashmë është arritur dhe është e qartë. Por qëllimi ynë është arritja e pragut të pjesëmarrjes më shumë se 50 për qind,” tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev për mediat javën e shkuar.

Shumica e liderëve perëndimorë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, vënë theksin në nevojën për pjesëmarrje në plebishit, duke i bërë thirrje edhe atyre që janë kundër marrëveshjes që të mos i dorëzohen një fushate informale për bojkot.

Shifrat sugjerojnë se mbështetësit e partisë kryesore opozitare të krahut të djathtë, VMRO DPMNE, pritet të luajnë një rol kyç në arritjen ose jo të pjesëmarrjes së kërkuar.

Lidershipi i partisë opozitare, e cila kundërshtoi ashpër marrëveshjen me Greqinë duke e quajtur atë një akt kapitullimi, nuk i ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të votojnë kundër marrëveshjes apo ta bojkotojnë referendumin, duke krijuar pasiguri të madhe.

Pse ka rëndësi një pjesëmarrje e lartë

Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë këtë verë, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton e saj të gjatë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kjo bëri që NATO-ja tashmë të ftonte Maqedoninë për të filluar bisedimet e pranimit, me kusht që marrëveshja e emrit të miratohet. Një miratim i tillë i kushtëzuar për bisedimet e pranimit erdhi edhe nga BE-ja.

Por që marrëveshja, e arritur pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja midis qeverive të udhëhequra nga Zaev i Maqedonisë dhe Alexis Tzipras i Greqisë, të hyjë në fuqi, njerëzit në Maqedoni fillimisht duhet t’i përgjigjen pyetjes së referendumit: “A e mbështesni anëtarësimin në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?”

Një votim “po” do t’i jepte dritën jeshile deputetëve maqedonas për të miratuar ndryshimin kushtetues të kërkuar, i cili do të vinte në zbatim përdorimin e emrit të ri. Pas kësaj, parlamenti grek mund ta ratifikojë marrëveshjen.

Por që parlamenti maqedonas të jetë në gjendje të bëjë ndryshimet kushtetuese, do të duhej një shumicë prej dy të tretash, që do të thotë se së paku 80 nga 120 deputetë të legjislaturës do të duhej t’i mbështesin ata.

Ky është problemi kryesor, pasi shumica qeverisëse, plus partitë e opozitës që mbështetën marrëveshjen dhe janë të angazhuara në mënyrë aktive në fushatën “po”, kanë vetëm 71 deputetë, nëntë më pak nga shumica e kërkuar prej dy të tretave.

Shumica e vëzhguesve politikë në Maqedoni pajtohen që nëse referendumi arrin ose tejkalon ndjeshëm pjesëmarrjen e kërkuar, me kusht që një shumicë e qartë të jetë në favor të marrëveshjes, kampi “po” mund të sigurojë më lehtë më shumë vota në parlament nga disa prej deputetëve të opozitës VMRO DPMNE.

Kjo është për shkak se qeveria dhe opozita janë zotuar që në fund të respektojnë “vullnetin e popullit”.

“Nëse referendumi është shumë i suksesshëm, ashtu siç duhet të jetë, ai do t’i vinte të gjithë nën një presion të madh dhe pastaj edhe opozita do të dorëzohej dhe disa nga deputetët e saj po ashtu, do ta kuptonin situatën dhe do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese,” parashikoi ish-ministri i jashtëm maqedonas dhe profesorin i të drejtës ndërkombëtare Denko Maleski.

Shifrat sugjerojnë pasiguri

Zoran Zaev, lideri i Social Demokratëve dhe kryeministri i Maqedonisë. Foto: MIA

Çështja për kampin “po” është se si të arrihet pragu i 903,000 votave.

Një përllogaritje e thjeshtë e votave që secila parti fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016 tregon se qeveria nuk mund të shpresojë për sukses duke u bazuar vetëm te mbështetësit e saj.

Në vitin 2016, blloku i udhëhequr nga socialdemokratët fitoi gjithsej 437,000 vota. Partitë shqiptare etnike të vendit, të cilat tani janë të gjitha pro marrëveshjes së emrit, fituan një total prej 210,000 votash, ndërsa partitë që përfaqësojnë komunitete etnike më të vogla fituan rreth 50,000.

Të gjitha së bashku, kjo do të thotë se kampi “po” mund të llogarisë  jo më shumë se 700,000 mbështetësit e tyre politikë dhe do të duhet të shpresojë për 200,000 votues shtesë për një referendum ligjor të suksesshëm.

Nga ana tjetër, opozita kryesore VMRO DPMNE në vitin 2016 fitoi rreth 440,000 vota.

Por lideri i VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, ka shmangur mbajtjen e një qëndrimi të qartë mbi referendumin. Më 11 shtator, në fillim të fushatës, ai u bëri thirrje mbështetësve të tij “të vendosin vetë se si do të veprojnë lidhur me referendumin”.

Të nesërmen, ai tha për TV 24 Vesti se njerëzit do të duhet të presin deri ditën e referendumit për të parë se si ai do të vepronte personalisht dhe nëse do të votonte apo jo.

Kjo do të thotë se edhe pse Mickovski tha se partia e tij do të bënte fushatë kundër marrëveshjes që parashikon një ndryshim të emrit, i që do të tregonte edhe për pjesëmarrjen e tyre në referendum, rreziku i një bojkoti të qetë, i nxitur nga forcat e ekstremit të djathtë në dhe rreth VMRO DPMNE-së, është i vërtetë.

Ndërkohë, brenda partisë, ka shumë qëndrime të kundërta.

Një anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE, Toni Mihajlovski, dhe deputeti dhe ish-ministri i jashtëm Antonijo Milososki kanë bërë thirrje për një bojkot. Kështu veproi edhe ish-deputeti i VMRO DPMNE, Filip Petrovski.

Nga ana tjetër, zv/sekretari i përgjithshëm i partisë, Petar Bogojevski, dhe një anëtar tjetër i komitetit ekzekutiv, Kostadin Bogdanov, kanë zgjedhur pjesëmarrjen, duke këmbëngulur se njerëzit të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit të tyre.

Një grup ish-liderësh, themeluesish partisë dhe zyrtarësh të lartë të partisë, duke përfshirë ish-kryetarin e VMRO DPMNE Ljubco Georgievski, ish-ministri i brendshëm Ljube Boskoski dhe të tjerë javën e kaluar dërguan një letër të hapur të përbashkët duke bërë thirrje për pjesëmarrje.

Ish-ministri i shëndetësisë Nikola Todorov të hënën u bë figura më e fundit e VMRO DPMNE që nxiti njerëzit të marrin pjesë.

Një plan i mundshëm B

Në organizim të partisë më të madhe opozitare Lidhjes Socialdemokate të Maqedonisë (LSDM) dhe nga disa shoqata qytetare në Shkup filloi marshi qytetar në të cilin u mblodhën qytetarë nga më shumë qytete të vendit. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Një studim mbarëkombëtar i publikuar më 5 shtator tregoi shifra inkurajuese për kampin “pro”.

Në sondazhin e kryer nga agjencia M Prospect dhe i porositur nga Telma TV dhe OJQ-ja Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, 57.8 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin në referendum, 28.8 për qind thanë se do të abstenonin për arsye të ndryshme duke përfshirë dëshirën për të bojkotuar, 11.2 për qind thanë se nuk dinin dhe 2.2 për qind refuzuan të përgjigjen.

Nga ata që thanë se do të votonin, 70.8 për qind ishin për “po” për marrëveshjen me Greqinë, ndërsa 14.8 për qind ishin kundër. Një shtesë prej 10.9 për qind ishin të pavendosur, ndërsa 3.5 për qind refuzuan të përgjigjen.

Por autorët e sondazhit paralajmëruan se përvoja e kaluar tregoi se pjesëmarrjet janë më të ulëta sesa deklarojnë njerëzit nëpër sondazhe.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzalovski, tha se pjesëmarrja pritet të arrijë rreth 45 ose 46 për qind, që është rreth 12 për qind më e ulët sesa ajo e deklaruar në anketim.

Përfaqësuesit e qeverisë duket se kanë zbuluar tashmë konturet e planit të tyre mbështetës, nëse pragu nuk arrihet, por shumica voton “po”.

Zv/kryeministri Bujar Osmani dhe ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ndajnë mendimin se nëse pjesëmarrja e ulët bën që referendumi të dështojë, parlamenti dhe institucionet e tjera do të kenë mandatin për të marrë vetë një vendim për ndryshimet kushtetuese.

“Besueshmëria e vendimmarrjes së mëtejshme do të varet nga numri i qytetarëve që votojnë dhe numri i votave që fiton secila prej opsioneve,” shpjegoi Deskoska.

Ligjërisht, kjo nuk do të përbënte një problem pasi referendumi në atë rast do të konsiderohej si i dështuar dhe rezultati i tij do të anulohej.

Por në praktikë, kjo do ta bënte shumë më të vështirë bindjen e disa deputetëve të opozitës që të votonin për ndryshimet kushtetuese, të cilat nga ana tjetër mund të sillnin ndërlikime të mëtejshme politike dhe zvarritjen e zbatimit të marrëveshjes.

Nuk ka pasur ndonjë sondazh të rëndësishëm që vlerëson opinionin publik që nga fillimi zyrtar i fushatës së referendumit dhe efektin e vizitave nga personalitete të huaja, por disa vëzhgues janë optimistë se pjesëmarrja mund të rritet mjaftueshëm që plebishiti të jetë i suksesshëm.

“Bazuar në këtë vlerësim të një pjesëmarrje realiste prej 46 për qind (nga sondazhi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar i kryer para fillimit të fushatës), do të duhej një mobilizim i përafërsisht 80,000 njerëzve të tjerë për të votuar “po” ose “jo” në mënyrë që pragu të përmbushet,” tha Marko Trosanovski, kreu i Institutit për Demokraci – Societas Civilis, me seli në Shkup.

 

Tjetri
Tregu i celularëve e mbyll vitin 2017 humbje

Tregu i celularëve e mbyll vitin 2017 humbje

Më të lexuarat

Opozita maqedonase vështirë se do të kapërcejë ndasitë etnike

Pjesëmarrja, çështje kyçe në referendumin në Maqedoni

15:40 | 19/09/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.