AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tregu i celularëve e mbyll vitin 2017 humbje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tre kompanitë e komunikimit celular pësuan rënie të mëtejshme të të ardhurave gjatë vitit të kaluar dhe mbyllën vitin e dytë radhazi me humbje në një treg që dikur njihej për norma fitimi të jashtëzakonshme.

Tre kompanitë celulare, Vodafone, Telekom dhe Albtelecom, pësuan një rënie në të ardhurat e përgjithshme prej 8.6% gjatë vitit 2017, ku rënia më e madhe i takoi kompanisë Telekom, bëhet e ditur nga të dhënat e bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të tre kompanitë patën të ardhura të përbashkëta prej 33.5 miliardë lekësh (rreth 257 milionë euro) gjatë vitit 2017, ose 3.1 miliardë më pak se sa në vitin 2015.

Të tre kompanitë patën humbje financiare gjatë vitit të kaluar nga aktiviteti i tyre në masën 6.7 miliardë lekë. Humbjet u rritën me tre herë në krahasim me vitin 2016.

Tregu i celularëve kishte 54 miliardë lekë të ardhura dhe 23 miliardë lekë fitime në vitin 2009, para se nismat rregullatore dhe hyrja në treg e kompanisë Plus të sillte më shumë konkurrencë, çmime më të ulëta komunikimi dhe rrjedhimisht, më pak të ardhura e fitime për kompanitë celulare.

Në veçanti, ulja e tarifës së terminimit të thirrjeve nga ana e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në vitin 2010 si dhe zbatimi me efikasitet i portabilitetit të numrit, (e drejta për të ndryshuar operator pa ndryshuar numrin) solli më shumë konkurrencë mes operatorëve dhe rënie të shpejtë të çmimeve.

Paralelisht me ndërhyrjet rregullatore, ndryshimi i tregut si pasojë e rritjes së përdorimit të internetit si mjet komunikimi mes shqiptarëve, solli reduktimin e shërbimit të terminimit të thirrjeve, (volumit të telefonatave të kryera me sistemin konvencional) dhe rritjen e bisedave të kryera përmes shërbimeve të internetit, të tilla si Skype apo Ëattsup. Përdorimi i shërbimeve të bisedave përmes internetit duket se solli edhe rënien e të ardhurave nga interkonjeksioni për operatorët celularë.

Volumi i trafikut të internetit të përdorur drejtpërsëdrejti përmes rrjeteve celulare është shumëfishuar me shpejtësi gjatë viteve të fundit, por kompanitë celulare nuk disponojnë një kontroll të pastër mbi trafikun përmes internetit, siç dispononin kontroll në trafikun e telefonatave të bëra përmes rrjeteve konvencionale.

Gjithsesi, rënia e volumit të bisedave telefonike konvencionale është fenomen i katër viteve të fundit. Në periudhën 2010-2015, shqiptarët i shtuan telefonatat e tyre paralelisht me rënien e çmimeve.

Vodafone Albania rezultoi kompania më e qëndrueshme në drejtim të të ardhurave gjatë viteve të fundit dhe operatori që ka pasur rënien më të vogël përgjatë viteve. Në vitin 2016, të ardhurat e Vodafone ishin 16.3 miliardë lekë ose 3.4% më pak se sa më 2016. Të ardhurat e Vodafone më 2017 ishin ishin 35% më të ulëta se sa viti 2008, kur kjo kompani realizoi të ardhura në masën 25 miliardë lekë dhe fitime neto në masën 11 miliardë. Rezultati financiar i Vodafone për vitin e kaluar ishte 1 miliardë lekë humbje. Por në krahasim me dy operatorët e tjerë të tregut, rënia e Vodafone përgjatë viteve ka qenë shumë më e ngadaltë. Vodafone kontrollon 48.5% të të ardhurave të tregut.

Telekom Albania, (ish-AMC) pati të ardhura totale prej 8.1 miliardë lekësh gjatë vitit të kaluar, 14% më pak se sa më 2016 dhe dhe 61% më pak se sa në vitin 2008. AMC ishte operatori i parë celular i hapur në Shqipëri si kompani shtetërore në vitin 1996. Në vitin 2000, ajo u shit në masën 85% të aksioneve për 85.6 milionë dollarë, por blerësit ia dolën të fitonin brenda një viti më shumë nga sa kishin paguar për blerjen e kompanisë. Për shembull, në vitin 2008, AMC pati të ardhura në masën 23.5 miliardë lekë dhe fitime neto prej 16 miliardë lekësh.

Albtelekom, kompania historike e telekomunikacionit në Shqipëri e cila u privatizua në vitin 2006, realizoi të ardhura në masën 8.1 miliardë lekë në vitin 2017, me rënie prej gati 12% në krahasim me vitin e mëparshëm. Të ardhurat e Albtelekom kanë qenë pak a shumë të qendrueshme gjatë dekadës së fundit, ndërsa kompania raporton bilanc me humbje të konsiderueshme financiare për shumicën e viteve të dekadës së fundit.

Shqiptarët ishin populli me tarifat më të shtrenjta të komunikimit celular mes viteve 2000 dhe 2010 por sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tashmë janë populli me tarifat ndër më të ulëtat në Europë.

Kompanitë celulare, pavarësisht se mbyllën vitet 2016 dhe 2017 me bilance me humbje, dy prej tyre vijojnë të “notojnë në para” nga fitimet e viteve të mëparshme. Sipas bilanceve, Telekom Albania ka fitime të pashpërndara prej 44 miliardë lekësh ndërsa Vodafone ka fitime të pashpërndara prej 15 miliardë lekësh.

Etiketa: AlbtelekomAMCCelularetEuroMASParaQendrën Kombëtare të BiznesitSHshqipShqipëriTelekom AlbaniaTregTreguVodafoneVodafone Albania
Tjetri
Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve, akuzohet për “korrupsion pasiv”

Apeli jep pafajësi për ish-drejtorin e burgjeve të akuzuar për korrupsion

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.