AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raporti amerikan: Ballkanit i mungojnë burimet për të luftuar terrorin

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Departamenti Amerikan i Shtetit. Foto: Wikimedia/APK

Shtetet e Ballkanit bashkëpunojnë mirë me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit, por përballen me një mungesë burimesh dhe problemesh bashkëpunimi midis institucioneve, thotë raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit. Foto: Wikimedia/APK

Raportet e vitit 2017 të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, të publikuara të mërkurën, tregojnë se shumë vende europiane mbeten të shqetësuara për kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë, ndërkohë që problemi kryesor në Ballkan duket të jetë mungesa e burimeve.

Raporti thotë se Shqipëria ishte një mbështetëse e fortë e përpjekjeve kundër terrorizmit në 2017 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme në armë dhe municione.

Por ai vuri në dukje se korrupsioni dhe barrierat për shkëmbimin të informacioneve midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm midis agjencive dhe një sistemi gjyqësor që funksionon dobët, vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë.

Reformat e fundit kushtetuese dhe ligjore në sistemin gjyqësor janë në zhvillim e sipër, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë për korrupsion, aftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, vuri në dukje raporti.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, vakuumet legjislative dhe dënimet e buta mbetën sfida të mëdha, edhe pse vendi mbetet një partner bashkëpunues kundër terrorizmit dhe vazhdoi të rrisë kapacitetin e tij kundër terrorizmit në vitin 2017.

Ideologjitë ekstremiste dhe grupet nacionaliste rajonale mbeten burime të mundshme të terrorizmit në Bosnje, me pak progres në rehabilitimin dhe de-radikalizimin, vuri në dukje raporti.

Për Bullgarinë, raporti thotë se vendi po përfundon përditësimin e saj për Strategjinë Kombëtare 2015-2020 për Luftimin e Radikalizimit dhe Terrorizmit.

Në vitin 2017 vendi miratoi legjislacionin e ri për ndërtesat publike, i cili përfshin shkollat, shpërndarjet e transportit, vendet dhe objektet turistike dhe shtëpitë e adhurimit, të zhvillojë vlerësimet e rrezikut kundër terrorizmit dhe masat parandaluese dhe reaguese në rast të një sulmi terrorist.

Njësitë e specializuara të zbatimit të ligjit përgjithësisht janë të pajisura mirë dhe mbështeten me trajnime përkatëse, por fokusi i tyre ka qenë në Sofje, ndërsa në qendrat e tjera rajonale mungojnë burimet, tha raporti.

Në Kosovë raporti risolli në kujtesë se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për të luftuar ose për t’u bashkuar me ISIS ose Frontin el-Nusrah, rreth 74 nga të cilët kanë vdekur.

Megjithatë, rreth 133 janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në zonat e konfliktit,  përfshirë rreth 40 fëmijë të lindur nga qytetarë të Kosovës në zonat e konfliktit.

Në 2017, qeveria e Kosovës hartoi strategjinë e tretë kundër terrorizmit dhe planin e veprimit dhe vazhdoi të zbatonte strategjinë e saj gjithëpërfshirëse dhe përditësoi planin e saj të veprimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Kuadri ligjor i Kosovës mjafton për të gjykuar individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorëve u mungon eksperienca me çështje të tilla, tha raporti.

Në Maqedoni, vlerësohet se anëtarët dhe simpatizantët e ISIS kanë vazhduar praninë në vend.

Ministria e Brendshme dhe agjencia e inteligjencës kanë vlerësuar se të paktën 150 shtetas maqedonas kanë udhëtuar për t’u bashkuar me grupet terroriste në Siri dhe Irak, prej të cilëve 30 janë vrarë, 40 mbeten atje dhe 80 janë kthyer në Maqedoni.

Maqedonia ka bashkëpunuar me përpjekjet amerikane kundër terrorizmit si anëtare e Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS dhe është një partnere e gatshme rajonale dhe ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Në Serbi, raporti i SHBA-së vuri në dukje se asnjë sulm terrorist nuk ndodhi në vitin 2017 dhe tha se nivelet e aktiviteteve të rekrutimit të ISIS janë të ulëta.

Kërcënimet kryesore të terrorizmit në Serbi mbeten lëvizja e mundshme e parave dhe e armëve përmes territorit të saj, kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë dhe radikalizimi.

Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar aftësinë e saj për të luftuar terrorizmin me miratimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit për vitin 2017 deri në vitin 2021 dhe ka vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, e përqendruar në përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe sigurinë kibernetike.

Kapacitetet e zbatimit të ligjit në Serbi kanë nevojë të përmirësohen, por progresi është i qëndrueshëm, vuri në dukje raporti.

Etiketa: ArmëBallkanBosnjeDepartamenti Amerikan i ShtetitdonacioneGjyqgjyqtarIrakISISKibernetikeKorrupsionKorrupsioniKosovëkushtetueseMaqedoniMaqedoniaMinistria e BrendshmepaktprogresprokurorQeveriaRadikalizimiRaportiSerbiSHBAshqipShqipëriaSiriSulmSulmi terroristTerroristzhvillim
Tjetri
Socialistët hapin ‘garën’ e paragjykuar për shembjen e Teatrit

Socialistët hapin ‘garën’ e paragjykuar për shembjen e Teatrit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.