AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vendet e Ballkanit i vënë syrin turizmit kinez

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri kroat i turizmit Gari Cappelli dhe ministri kinez i turizmit Luo Shugang. Foto: Ministria e Turizmit e Republikës së Kroacisë.

Zyrtarë turizmi nga i gjithë Ballkani po synojnë një copë më të madhe nga tregu fitimprurës i turizmit kinez – edhe pse deri më tani është Kroacia ajo po bën më të mirën e saj për të joshur pushuesit kinezë.

Ministri kroat i turizmit Gari Cappelli dhe ministri kinez i turizmit Luo Shugang. Foto: Ministria e Turizmit e Republikës së Kroacisë.

Ministrat e turizmit dhe ekspertë nga Kina dhe 16 vende të Europës Qendrore dhe Lindore morën pjesë në një konferencë më 18-20 shtator në Dubrovnik, Kroaci, për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorin e turizmit.

Temat që ishin në axhendën e takimit përfshinë sidomos futjen e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Kina në rajon, krijimin e paketave të përbashkëta turistike dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të aplikimit për viza.

Kina nisi formatin 16+ në vitin 2012. Ajo kërkon të përmirësojë tregtinë dhe lidhjet ekonomike midis Kinës dhe 16 vendeve dhe një protokoll mbi bashkëpunimin në turizëm u nënshkrua në vitin 2014.

Ministri kroat i turizmit, Gari Cappelli, tha të mërkurën në konferencë se rajoni i kishte vënë syrin tregut të rëndësishëm kinez.

“Turistët kinezë përbëjnë një të pestën e turizmit global dhe vetëm vitin e kaluar 12.4 milionë kinezë vizituan Europën, e cila është edhe arsyeja pse vendet e Europës Qendrore dhe Lindore shohin një potencial të madh rritjeje te Kina,” tha ai. Capelli konfirmoi se vendi i tij po negocion për fluturimet drejt Kinës për vitin e ardhshëm.

Në vende të tjera të rajonit, po rritet gjithashtu numri i turistëve nga Kina.

Mason Hinsdale, redaktor i Jing Travel, një faqe interneti e specializuar në udhëtimet globale kineze, tha se Kroacia dhe Serbia janë dy destinacionet më të mëdha në rritje për Ballkanin për pushuesit kinezë.

“Serbia së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën kanë një politikë që përjashton vizat për turistët kinezë, gjë që pa dyshim ndihmon,” tha Hunsdale për BIRN.

Zyra e Turizmit e Serbisë tha se vendi pati 90,000 turistë kinezë këtë vit, në lidhje me numrin e netëve të paguara në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Kjo ishte 80 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistruan më shumë turistë nga Kina këtë vit. Në shtatë muajt e parë të vitit 2018, 27,174 prej tyre vizituan vendin. Në të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky numër ishte 16,139, tregon agjencia shtetërore e Bosnjës për të dhënat statistikore.

Një marrëveshje boshnjake për heqjen e vizave për mbajtësit e zakonshëm të pasaportave kineze hyri në fuqi në maj 2018 dhe mund t’i mundësojë Bosnjës përfitime më të mëdha nga turizmi kinez, besojnë zyrtarët.

Por shifrat janë shumë më të larta në Kroaci, ku Bordi Kroat i Turizmit, HTZ, tha për BIRN se vendi pati 160.000 ardhje kineze dhe 237,000  qëndrime prej vetëm një nate në vitin 2017.

Krahasuar me vitin 2016, kjo paraqiti një rritje prej 57 për qind në ardhjet dhe një rritje prej 48 për qind në qëndrimet prej vetëm një nate.

HTZ gjithashtu i tha BIRN-it se, deri më tani këtë vit, ardhjet ishin rritur me 40 për qind dhe qëndrimet prej një nate me 38 për qind.

Mali i Zi gjithashtu ka parë rritje të ndjeshme në aspektin e turistëve kinezë. Në vitin 2017, numri i vizitave dhe qëndrimeve prej një natë u dyfishua, sipas Organizatës Kombëtare të Turizmit, NTO.

Megjithatë, në muajin korrik ajo tha se Mali i Zi ende kishte nevojë të përshtaste ofertën e tij turistike me nevojat e tyre, që do të thotë më shumë restorante me kuzhinë kineze, më shumë guida turistike në gjuhën kineze dhe “pazare” më cilësore.

Sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave të Maqedonisë, numri i turistëve kinezë në vend është rritur dukshëm, por nga një bazë e vogël.

Në gjysmën e parë të vitit 2018, numri i turistëve kinezë arriti në 6,940, që ishte shumë më tepër se 4,286 të regjistruar gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në Bullgari, turistët kinezë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të sektorit turistik në rritje dhe numri i tyre është luhatur gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e ministrisë së turizmit për sezonin nga janari deri në korrik 2018 tregojnë se një total prej 5.3 milionë njerëzish vizituan vendin në atë periudhë, por vetëm 15.477 erdhën nga Kina.

Për më tepër, kjo shënoi një rënie prej 7.1 për qind në numrin e regjistruar gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2017.

Në një vizitë në dhjetor 2017 në provincën Henan të Kinës, ministrja bullgare e turizmit Nikolina Angelkova deklaroi se në 10 muajt e parë të vitit 2017, 24,000 turistë kinezë kishin vizituar Bullgarinë, një rritje prej 45 për qind krahasuar me vitin 2016.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eBallkaniBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBullgariDubrovnikGari CappelliKinaKroaciKroaciaMaliMali i ZimarrëveshjeMinistria e TurizmitrajonrajoniSerbiaSHshtatorTreguturistTurizmiviza
Tjetri
Të dyshuarit e helmimit në Salisbury lidhen me grushtin e dyshuar të shtetit në Mal të Zi

Të dyshuarit e helmimit në Salisbury lidhen me grushtin e dyshuar të shtetit në Mal të Zi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.