AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Referendumi i Maqedonisë shënon pjesëmarrje të ulët, të dyja palët pretendojnë fitore

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Referendumi në Maqedoni. Zoran Zev dhe djali i tij duke votuar.
Foto: Boris Grdanoski/AP

Mes një bojkoti të heshtur nga opozita e krahut të djathtë, referendumi i Maqedonisë për marrëveshjen e emrit me Greqinë nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen e nevojshme, por si kampi “po” ashtu edhe ata kundër marrëveshjes shpallën fitore.

Referendumi në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zev dhe djali i tij duke votuar.
Foto: Boris Grdanoski/AP

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev njoftoi se do të vazhdojë me përpjekjen e tij për miratuar marrëveshjen e emrit me Greqinë nëpërmjet parlamentit, pavarësisht se fushata e tij “po” nuk arriti të tërheqë mjaftueshëm votues për të kaluar pragun e pjesëmarrjes që nevojitet për të bërë ligjërisht të vlefshëm referendumin historik të së dielës.

Bazuar në të gjitha votat e hedhura deri në orën 19:00 që u mbyllën qendrat e votimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, DIK, raportoi se pjesëmarrja e votuesve ishte 36.84 për qind – shumë më poshtë 50 për qindëshit që nevojitet që referendumi të konsiderohet i ligjshëm.

Me 88.50 për qind të votave të numëruara, DIK njoftoi se rezultatet e referendumit të sotëm janë aktualisht 91.33 për qind në favor dhe 5.76 për qind kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë fqinje që shpresohet t’i japë fund bllokadës së Athinës për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Sidoqoftë, kampi “Po”, i udhëhequr nga qeveria qeverisëse socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev, dhe partia kryesore opozitare, VMRO DPMNE, lidershipi i të cilës zgjodhi ta bojkotonte votimin në minutën e fundit, shpallën fitoren.

Në një fjalim publik pas mbylljes së votimeve, Zaev shpalli votën një fitore për “Maqedoninë Europiane”, duke këmbëngulur se votimi mbizotërues pro marrëveshjes do të jepte legjitimitet për hapin e ardhshëm të zbatimit të marrëveshjes: një ndryshim kushtetues në parlament për të miratuar emrin e ri të rënë dakord – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti mund të bëjë ndryshime të tilla kushtetuese të mëdha vetëm me mbështetjen e të paktën dy të tretave të deputetëve, që do të thotë të paktën 80 nga 120 deputetë. Me kampin “Po” që aktualisht ka 71 vende në parlament, ata do të duhet të fitojnë mbështetjen e nëntë të tjerëve.

Pas votimit, Zaev deklaroi me Greqinë nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje më e mirë dhe “nuk ka alternativë” për ndryshimin e kushtetutës. Nëse kjo nuk arrihet, “ne social demokratët do të duhet të përdorim mjetin tjetër demokratik që kemi në dispozicion dhe kjo do të thotë menjëherë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme!” tha Zaev.

Ai shtoi: “Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s!”

Sipas marrëveshjes së emrit të nënshkruar me Greqinë këtë verë, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbim të heqjes së vetos nga ana e Greqisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ndërkohë që referendumi zyrtarisht është thjesht “konsultativ” në marrëveshje, pjesëmarrja e ulët do ta bëjë të vështirë që social demokratët në pushtet të bindin deputetët e opozitës të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Në selinë e partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, e cila zyrtarisht nuk pati ndonjë fushatë për referendumin, por që kryesisht anonte drejt një bojkoti të heshtur, një atmosferë e ngjashme festive u ndje të dielën në mbrëmje.

Kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, deklaroi se referendumi kishte dështuar dhe kishte ekspozuar politikat e gabuara të qeverisë.

“E vërteta është se marrëveshja e emrit nuk mori dritë të gjelbër, por një shenjë ndalimi nga populli,” u tha ai mbështetësve të tij pas mbylljes së votimit. “Njerëzit që votuan kundër marrëveshjes dhe ata që zgjodhën të abstenonin për të treguar atë që ata mendojnë, kanë dërguar mesazhin më të zëshëm – se kjo është Maqedonia!”

Megjithatë, Mickoski nuk arriti të thoshte qartë nëse ai pranon thirrjen e rivalit të tij për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, që Zaevi e kërcëno nëse VMRO DPMNE mohon mbështetjen për marrëveshjen e emrit në parlament.

Ndërkohë, mbështetësit e bojkotit, një grup gjysmë zyrtar partish të vogla jo parlamentare dhe lëvizjesh të krahut të djathtë, gjithashtu festuan dështimin e referendumit. Rreth 1,000 prej tyre u mblodhën para ndërtesës së parlamentit të dielën në mbrëmje për të festuar rezultatin.

Reagimi i parë zyrtar nga komuniteti ndërkombëtar erdhi nga Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn.

“I përgëzoj ata qytetarë që votuan në referendumin e sotëm konsultues dhe përdorën liritë e tyre demokratike. Me votimin “po, ka një mbështetje të madhe për Marrëveshjen e Prespës dhe rrugën e vendit drejt NATO-s,” shkroi në Twitter Hahn.

Ai shtoi: “Tani pres që të gjithë liderët politikë ta respektojnë këtë vendim dhe ta çojnë atë para me përgjegjësinë dhe unitetin më të madh përgjatë linjave partiake, në interes të vendit.”

Votimi i së dielës u monitorua nga një numër rekord prej pothuajse 12,000 vëzhgues vendas dhe rreth 500 vëzhgues ndërkombëtarë të akredituar, 197 nga misioni i OSBE / ODIHR.

Vlerësimet e para nga vëzhguesit vendas flasin për një ditë relativisht të qetë të shoqëruar me një votim kryesisht demokratik, por gjithashtu me një sërë parregullsish të vogla, kryesisht që përfshijnë fotografimin e paautorizuar të votuesve pranë qendrave të votimit dhe ofendimin e tyre.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi se gjatë votimit ata kanë kapur një person që kishte kërcënuar dhe fyer votuesit.

Etiketa: BEdeputetfitorefushataKomisionerikushtetueseLigjMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMinistria e BrendshmeNATOODIHROpozitaOSBEpaktParaparlamentPartiaQeveriaSHTwitterVendimVëzhguesitVMRO DPMNEvotimVotimiVotuesvotuesitzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
A mund t’i mbrojë dëshmitarët Gjykata e re Speciale në Kosovë?

Bashkëpunimi i dobët lë të lirë të dyshuarit e krimeve të luftës në Ballkan

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.