AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Komisioni Europian paralajmëron Rumaninë për sundimin e ligjit

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri rumun i Social Demokratëve Liviu Dragnea (majtas) me Zv/Kryetarin e Parë të Komisionit Europian Frans Timmermans (djathtas). Foto: Octav Ganea/Inquam Photos

Zv/kryetari i Parë i Komisionit Europian Frans Timmermans paralajmëroi qeverinë e Rumanisë të hënën se ajo mund të përfundojë në gjykatë, nëse vazhdon politikat e saj për të lehtësuar luftën kundër korrupsionit.

Lideri rumun i Social Demokratëve Liviu Dragnea (majtas) me Zv/Kryetarin e Parë të Komisionit Europian Frans Timmermans (djathtas). Foto: Octav Ganea/Inquam Photos

Rumania ende ka një shans të heqë dorë nga ndryshimet legjislative që kërcënojnë luftën kundër korrupsionit, por Komisioni Europian nuk do të hezitojë ta çojë Bukureshtin në gjyq nëse qeveria vazhdon të mbetet e shurdhër ndaj të gjitha paralajmërimeve, tha Zv/kryetari i Parë i Komisionit Europian Frans Timmermans në një seancë të vonë në Komisionin e Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Civile të hënën.

“Rumania ka bërë progres në të kaluarën, ndonjëherë madje edhe progres spektakolar, por po bën pas në një mënyrë që do të dëmtonte jo vetëm demokracinë rumune, por edhe vendin që Rumania ka ndërtuar si shtet anëtare e BE-së gjatë viteve të fundit,” tha Timmermans.

Sistemi gjyqësor i Rumanisë është nën monitorim nga Komisioni Europian që nga viti 2007, kur vendi iu bashkua Bashkimin Europian. Timmermans tha se raporti i vitit 2018, i planifikuar për t’u publikuar në nëntor, nuk do të jetë pozitiv, sepse “situata është përkeqësuar”.

“Ne do të vazhdojmë dialogun,” tha Timmermans. “Por nëse rregullat e rëna dakord në nivel europian shkelen, Komisioni nuk do të ngurrojë të trajtojë pasojat dhe, ku është e përshtatshme, ta çojë Rumaninë në gjykatë,” shtoi ai.

Fjalimi i Timmermans  erdhi dy ditë para se Parlamenti Europian është planifikuar të debatojë mbi situatën në Rumani në seancën plenare më 3 tetor, kur kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila pritet t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Kreu i Partisë Social Demokrate rumune Liviu Dragnea tha të hënën në mbrëmje për kanalin e lajmeve Channel Antena3 se Timmermans ishte shumë “brutal” ndaj Rumanisë.

“Duhet të pranoj se jam shumë i zhgënjyer me këtë qëndrim, sepse kurrë nuk kam imagjinuar se një vend anëtar i BE-së do të kërcënohej në këtë mënyrë, kaq brutalisht,” tha ai.

Rumania ka përjetuar trazira gjatë dy viteve të fundit, pasi Partia Social Demokrate fitoi zgjedhjet legjislative në dhjetor 2016 dhe kërkoi të ndryshonte legjislacionin mbi organizimin e sistemit gjyqësor me qëllim uljen e pavarësisë së prokurorëve dhe heqjen e disa veprave penale të korrupsionit nga Kodet Penale.

Lëvizjet nxitën protestat më të mëdha në Rumani që nga rënia e komunizmit dhe kanë tërhequr vërejtje nga Brukseli dhe partnerët e tjerë të huaj, si Shtetet e Bashkuara.

Aktivistët e shoqërisë civile kanë akuzuar socialdemokratët se po përpiqen të ndryshojnë ligjin me qëllim që të mos lejojnë që Dragnea të shkojë në burg pasi ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg në një rast të dytë korrupsioni në korrik 2018.

Më 10 gusht, një protestë anti-qeveritare në Bukuresht përfundoi me dhunë, me qindra protestues që akuzuan policinë e trazirave për përdorimin e forcës së tepruar kundër demonstruesve. Një hetim mbi incidentet është ende në vazhdim, me disa krerë të policisë të paditur si drejtues të goditjes ndaj protestuesve.

Pavarësisht nga presioni ndërkombëtar, Partia Social Demokrate, e cila mban shumicën në parlament me ndihmën e aleatit të saj të vogël, Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve dhe Bashkimit Demokratik të Hungarezëve në Rumani, miratoi disa ligje që konsideroheshin kërcënues për sundimin e ligjit si nga magjistratët ashtu edhe nga aktivistë të shoqërisë civile.

Gjykata Kushtetuese ka në plan të diskutojë disa ligje në mes të tetorit, duke përfshirë ndryshimet në Kodet Penale.

Etiketa: aktivistAktivistëBEBrukseliBurgdemokratedeputetGjykataGjykata KushtetueseGjyqHetimKomisioni EuropianKorrupsionikushtetueseMagjistratMagjistratëtParaparlamentParlamenti EuropianPartiaPartia Social DemokrateprogresprokurorProtestatprotestuesQeveriaRaportiRumaniRumaniaShtetet e Bashkuarasocial demokratetraziraZgjedhjet
Tjetri
Çfarë do të vijë me ndryshimin e humorit në Francë dhe Britani?

Një strategji për liberalët

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.