AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Mali i Zi i Djukanoviçit s’mund të jetë kurrë një “shtyllë” e BE-së

Jovana MarovicngaJovana Marovic
8 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milo Djukanoviç. Foto: Qeveria Malazeze

Europa duke e dëshpëruar për ta parë Malin e Zi si historinë e saj më të madhe të suksesit në Ballkan – edhe pse kjo nënkupton të bëjnë një sy qorr për anën më pak të raportuar të historisë.

Milo Djukanoviç. Foto: Qeveria Malazeze

Pas fjalimit të presidentit malazez Milo Djukanoviç në Parlamentin Europian më 2 tetor, mund të të krijohet përshtypja se Mali i Zi është një shtet i mirë-rregulluar ku nuk ka asnjë problem.

Ai është një fqinj i përgjegjshëm, një destinacion tërheqës për investimet e huaja, GDP-ja dhe shifrat e turistëve janë vazhdimisht në rritje dhe ofron një cilësi jetese me të cilën të gjithë duhet të jenë të kënaqur.

Presidenti duket se i ka përcjellë një pasqyrë të një realiteti idilik malazez zyrtarëve të BE-së, duke gjykuar nga deklaratat e Komisionerit të Zgjerimit dhe të Fqinjësisë, Johannes Hahn, dhe të kryetarit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

“Përkushtimi ndaj integrimit dhe përmbushjes së detyrimeve” dhe “Mali i Zi si një shtyllë kryesore për BE-në në Ballkanin Perëndimor” janë frazat që mbetën pas fjalimit të Djukanoviçit – për të mos përmendur “brohoritjet” dhe duartrokitjet e gjata që mediat lokale pro-qeveritare raportuan si një sukses të madh për politikën malazeze.

Pavarësisht realitetit malazez pothuajse ideal që Djukanoviç paraqiti në Parlamentin Europian, të cilin BE-ja qartazi “e mbështet” në përpjekjet e saj për të provuar se procesi i integrimit është ende i gjallë dhe i suksesshëm, asnjëra palë në këtë histori nuk është vërtet e sinqertë.

Djukanoviç nuk përmendi asnjë problem me procesin e demokratizimit të Malit të Zi.

Duke vënë në dukje se, në përpjekjen për të forcuar sundimin e ligjit, janë miratuar 70 ligje të reja reformiste dhe dokumente të tjera strategjike, me krijimin e dy institucioneve të reja të cilat ende nuk janë të forta apo të depolitizuara, por po bëhen çdo ditë e më shumë me ndikim, Djukanoviç e mbylli listën e arritjeve me të cilat mund të mburrej qeveria.

Megjithatë, ai nuk përmendte besimin, ose më tepër mosbesimin, që shumica e qytetarëve ndiejnë ndaj institucioneve të vendit, korrupsionin e pranishëm në të gjitha sferat e shoqërisë, krimin e organizuar apo konfliktin endemik midis bandave kriminale.

Ai nuk e përmendi se, në mënyrë të parashikueshme, nuk ka pasur asnjë progres të policisë në rastin e sulmit ndaj gazetares Olivera Lakiç, apo faktin se vetëm në çdo rast të tretë sulmi ndaj një anëtari të medias ka ndonjë epilog.

Ai harroi të përmendte mënyrën se si kuadri i partisë rrotullohet nga një pozicion në tjetrin, madje para se publiku të ketë pasur kohë “të harrojë” gabimet dhe aktivitetet e paligjshme për të cilat u detyruan të largoheshin nga pozicionet e tyre të mëparshme.

Ai gjithashtu la pa lavdëruar mënyrën arrogante në të cilën autoritetet kanë rivendosur kontrollin mbi transmetuesin publik, ashtu si shteti dhe administrata në përgjithësi – sikur, pas 30 vjetësh sundim, gjithçka në njëfarë mënyre duhet të qëndrojë në duart e Partisë së tij Demokratike e Socialistëve, DPS, dhe me të drejtë u takon atyre – me të cilat ata mund të bëjnë çfarë të duan.

Të gjitha këto tregojnë se ky është niveli më i lartë i “reformave” që kjo qeveri është e gatshme t’i ofrojë BE-së ose qytetarëve të saj.

Është gjithashtu e qartë se kësaj qeverie të gjatë i mbetet vetëm të të tregojë kërcënimet e vazhdueshme nga jashtë dhe shkëputjen e mundshme nga rruga europiane – në mënyrë që të bindë BE-në se do të ishte më pak e dëmshme nëse Mali i Zi integrohet, pavarësisht ritmit të pamjaftueshëm të demokratizimit, sesa të lërë atë të bllokuar.

Djukanoviç nuk humbi asnjë mundësi për t’i thënë të gjitha këto në Strasburg.

Politika e tij që nga ardhja në pushtet është karakterizuar nga shënjestrimi i vazhdueshëm i armiqve brenda dhe jashtë, të cilët kërcënojnë pavarësinë dhe lirinë e Malit të Zi dhe që duan ta largojnë atë nga rruga europiane me ndihmën e fuqive jo të BE-së.

Me fjalë të tjera, të gjithë janë të dyshimtë dhe të gjithë po punojnë kundër nesh.

Kjo politikë është e kapsuluar në grumbullimin e matur të ankthit mbi referendumin e organizuar me ngut në Maqedoni, mosmarrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës dhe gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndoshta mund të thuhet se për shkak të gjendjes aktuale shtetërore dhe problemeve specifike me të cilat përballen vendet e tjera në rajon, Mali i Zi është vërtet favoriti për t’u integruar në BE dhe një faktor stabiliteti në rajon – por jo për shkak të reformave që ka ndërmarrë, ose për shkak të numrit të kapitujve të anëtarësimit në BE që ai ka hapur.

Duhet theksuar gjithashtu se problemet e zakonshme në të gjithë rajonin janë listuar në dokumentin tashmë të harruar të Komisionit Europian të publikuar në fillim të këtij viti, në të cilin Mali i Zi nuk përbën përjashtim dhe që ai s’ka bërë asnjë progres për t’i eliminuar.

Përveç të gjithë kësaj, Djukanoviç theksoi se Mali i Zi ka harmonizuar plotësisht politikën e tij të jashtme me atë që advokon BE-ja, duke kujtuar të gjitha sakrificat që u desh të bëheshin për një perspektivë europiane dhe “anëtarësim të sigurt”.

Megjithatë, kur presidenti gjithashtu deklaron se Mali i Zi tashmë po sillet si një shtet anëtar i BE-së, ai menjëherë vizaton një paralele vetëm me ato shtete anëtare të padisiplinuara të BE-së ku shkelja e të drejtave të njeriut gjendet kudo.

Për një gjë Djukanoviç ka padyshim të drejtë. Problemet ekzistuese në rajon janë një alarm i kuq për Bashkimin Europian, nëse ai dëshiron të shmangë konfliktet e reja të mundshme, amullimin dhe tërheqje në këtë pjesë të Europës, dhe të vërtetojë se “projekti europian” është ende i qëndrueshëm.

Por kjo nuk mund të arrihet kurrë me performanca si kjo apo duke lavdëruar ata që janë, në fakt, agjentët kryesor të robërisë së Ballkanit Perëndimor.

Mendimet e shprehura në rubrikën e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AdministrataBallkanBEBIRNBosnjeDjukanoviçEuropaKosovëLokaleMaliMali i ZiMaqedoniMilondikimParaprogresQeveriarajonSHStrasburgturist
Tjetri
Veteranët e luftës në Ballkan vazhdojnë të luftojnë për pensione nga shteti

Veteranët e luftës në Ballkan vazhdojnë të luftojnë për pensione nga shteti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.