AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Mbi 100 HA në Nartë u tjetërsuan përmes falsifikimit të një vendimi gjykate

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Manastiri i Zvërnecit | Foto nga : Wikipedia

Prokuroria e Vlorës thotë se i akuzuari Pullumb Petritaj dhe një ish punonjëse e ZVRPP-së Vlorë, falsifikuan dokumentet për të tjetërsuar 100 hektarë tokë në “Grykën e Pashës” në Nartë. Sipas akuzës për këtë qëllim ishte falsifikuar një vendim gjykate i vitit 1997, regjistri i pronave dhe po ashtu ishte kryer një shit-blerje fiktive mes Petritajt dhe të bijës. 

Manastiri i Zvërnecit | Foto nga : Wikipedia

Prokuroria e Vlorës thotë se ka dokumentuar falsifikimin e një vendimi gjyqësor të vitit 1997, i cili ka shërbyer më pas për të regjistruar në hipotekë përmes një ndërhyrje tjetër, të një pasurie prej 100 hektarësh në“Grykën e Pashës” në Nartë.

Në vendimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj avokatit Pullumb Petritaj dhe ish-punonjëses së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Blerina Dhrami (Brahimi), akuza pretendon se veç falsifikimit të vendimit gjyqësor, ka provuar edhe falsifikimin e regjistrit në hipotekë.

Prokuroria thotë po ashtu se Petritaj u angazhua edhe një shit-blerje fiktive me qëllim “fshehjen e origjinës së paligjshme” të pronës, ku ai si përfaqësues i familjes Seit Shehu, e cila përfitonte pronën ia shiste atë të bijës për 253 milionë lekë.

Një burim i prokurorisë i tha BIRN se ky është  një rast tjetër i lidhur me Artur Shehun, një personazh kontrovers i viteve të tranzicionit në Vlorë, i cili jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Petritaj ka shërbyer në transaksione të tjera si përfaqësues i Shehut.

Avokatët mbrojtës të Petritajt dhe Dhramit nuk ishin të arritshëm deri para publikimit të këtij shkrimi. Të dy të akuzuarit për këtë çështje janë dënuar më herët, në 27 mars dhe 6 prill të këtij viti, për akuza të ngjashme.

Dhrami ishte pjesë e një grupi personash të cilët u gjetën fajtorë më 27 mars për tjetërsimin e 220 hektarëve tokë në Karaburun, 89 hektarëve në Zvërnec dhe 33 hektarëve në Palasë. Ajo u dënua me 6 vjet burg në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ndërsa çështja u apelua si nga prokuroria edhe nga mbrojtësit. Avokati i Dhramit tha atëherë për BIRN se ajo nuk duhej të mbante përgjegjësi pasi “Nuk është detyra e saj të verifikojë dokumentet që i dorëzohen”.

Ndërkohë Petritaj i cili fillimisht ishte pjesë e të hetuarve edhe për këtë çështje, u dënua më vonë  në një rast të ngjashëm. Ai u gjet fajtor në Gjykatën e Shkallës së Parë për tjetërsimin e 150 hektarëve në Zvërnec, sëbashku me disa punonjës të hipotekës së Vlorës. Petritaj pretendoi pafajësi dhe akuzoi gjykatën, e cila në këtë rast dha dyfishin e dënimit të kërkuar nga prokuroria, se “Kishte interesa të tjera”. Në një bisedë tjetër me BIRN Petritaj ka mohuar akuzat ndaj tij si të qëllimshme.

Lexo edhe:

Dënohet me 3 vjet për tjetërsim të 150 hektarëve pronë biznesmeni Pullumb Petritaj

Biznesmeni i dënuar për falsifikim dyshohet se tjetërsoi 500 hektarë tokë

Gjykata e Vlorës e mbyll grabitjen e tokave në Karaburun me dënimin e varrmihësit

Konflikte dhe lakmi: Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

 

Në vendimin për masë sigurie, të cilën BIRN e disponon, prokuroria thotë se pas dyshimeve kishte kryer verifikimet për pronën që ndodhej në bregdetin e Nartës, në vendin e quajtur “Gryka e Pashës”. Ajo thotë se nga praktika gjeti se prona ishte regjistruar nisur nga një vendim i gjykatës së Vlorës i dhjetorit 1997 me të cilin “i janë kthyer 100 ha pyll trashëgimtarëve të Seit Shehut”. Por sipas prokurorisë vendimi  ishte  falsifikuar.

“Nënshkrimet (firmat) poshtë rekuizitës “Gjyqtari” , që ndodhen në faqen e pasme të fletës nr.19, në faqen e pasme të fletës nr.23, në fletën nr 27, në faqen e pasme të fletës nr.29, si dhe në faqen e pasme të fletës nr 30 dokumente këto që ndodhen në dosjen gjyqësore me numër regjistri themelor 1210 data e regjistrimit 2 gusht 1997 dhe numri i vendimit 960, 29 dhjetor 1997 objekte ekspertimi nuk janë nënshkrime firma të gjyqtarit Q.B”, thuhet në vendimin e gjykatës për marrje mase sigurie.

Në të njëjtën shkresë thuhet se nga ekspertiza ishin zbuluar edhe falsifikime të tjera të bëra për qëllim tjetërsimin e kësaj prone. Sipas prokurorisë vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i 10 tetorit 1996, që referohej në vendimin e gjykatës, nuk ishte regjistruar “në arkivin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, provuar kjo, nga ky institucion”.

Për më shumë prona që pretendohet se është në pronësi të Seit Shehut, sipas prokurorisë del nën një emër tjetër shoqëruar me vendime të tjera të lidhura me këtë person të dytë.

Prokuroria thotë se edhe një marrëveshje noteriale mes Petritajt dhe së bijës, në të cilën i pari përfaqëson pronarët dhe e dyta blerësin, është bërë me qëllim fshehjen e origjinës së kësaj prone. Aty thuhej se toka u shit për 253 milionë dhe se paratë u paguan jashtë zyrës noteriale, por sipas prokurorisë veprimi është fiktiv.

Ndërkohë ndaj Dhramit ka sërish akuza për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ajo akuzohet se ka ndërhyrë në regjistrin e hipotekës në Vlorë. Prokuroria thotë se nga ekspertiza del që fleta me të cilën është regjistruar kjo pronë në ZVRPP-në e Vlorës është e ndryshme nga fletët e tjera në të njëjtin regjistër.

Etiketa: 1997Agjencisë së Trajtimit të PronaveAkuzaAlket HyseniArrestArrest me burgArthur ShehuBIRNblerjeBurgDhërmiFloridaGjykataGjykatëGjykatësGjyqKaraburunmarrëveshjeMASnartëParaProkuroriapronaPullumb PetritajSHShpërdorim detyreShteteve të Bashkuara të AmerikësTokaVendimVendimiVlorëWikipediaZvërnecZVRPP
Tjetri
Masakër pas konfliktit për rrugën, vriten tre punonjës të Bashkisë së Matit

Masakër pas konfliktit për rrugën, vriten tre punonjës të Bashkisë së Matit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.