AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria propozon një favorizim të ri fiskal për ferrokromin e Elbasanit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Për herë të dytë brenda katër vjetësh, një ndryshim ligjor synon të favorizojë me barrë fiskale diskriminuese Ferrokromin në Elbasan, në një shkelje të mundshme të parimeve të konkurrencës së lirë me argumentin e nxitjes së prodhimit vendës.

Stoqet e kromit dhe qyteti i Bulqizws. Foto: Vladimir Karaj/ Arkiv

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në plan të rrisë taksat për eksportin e kromit bruto me argumentin se një masë e tillë do të sjellë rritjen e përpunimit të kromit në vend, sipas propozimit për ndryshime në ligjin ekzistues në taksat kombëtare të parë nga BIRN.

Sipas propozimit, i cili po shqyrtohet aktualisht nga Ministria me grupet e interesit, minerali i kromit për eksport do të taksohet me 9 për qind nga 6 që taksohet aktualisht. Në të njëjtën kohë, eksporti i ferrokromit do të vijojë të taksohet me 4%, ose më shumë se dy herë më pak se sa kromi bruto.

“Në shtojcën nr.2 “Renta minerare sipas klasifikimit”, përqindja e rentës minerare,në grupin e parë(I) “Mineralet metalike”, në pikën 4 “Mineralet e kromit për eksport”, bëhet 9 %.””, thuhet në propozimin e Ministrisë së Financave.

Sipas relacionit shoqërues, Ministria e Financave e ka bërë këtë propozim diskriminues në mbështetje të prodhimit vendës.

Në dokumentin “Strategjia minerare e Republikës së Shqipërisë 2010-2025” sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të kromit në vitin 2010 vlerësohej në 10 milion ton. Në këtë dokument theksohet që kromi duhet të shkojë drejt përpunimit duke ulur eksportin si mineral dhe duke rritur eksportin e kromit të përpunuar si ferrokrom”, thuhet në relacion.

“Për këtë qëllim, duhet të ndërmerren politika që të stimulojnë përpunimin e mineralit në vend dhe rritjen e vlerës së tij për eksport. Një ndër mënyrat mund të jetë rritja e rentës minerare për të dekurajuar eksportin të mineralit të kromit të papërpunuar,” argumenton më tej relacioni.

Kjo është hera e dytë në katër vitet e fundit që qeveritë socialiste ndërmarrin diskriminime fiskale në favor të ferrokromit.

Në vitin 2014, një shoqatë e quajtur “Shoqata e Mineraleve të Shqipërisë”, kërkoi dhe mori uljen e rentës minerare për kromin e përpunuar në vend. Qeveria ka pranuar që renta minerare të ulet me 30 për qind për kromin e përpunuar.

Industria e minierave të kromit paguan aktualisht 6% rentë minerare për mineralin e eksportuar bruto ndërsa ferrokromi paguan 4% rentë. Nëse propozimi aktual i Ministrisë së Financave miratohet, diferenca do të thellohet në 9% për operatorët e tjerë të kromit dhe 4% për ferrokromin.

Në vitin 2014, Ministria e Financave vlerësoi se ulja e përfituar nga ferrokromi ishte 45 milionë lekë në vit, të ardhura të munguara për taksapaguesit shqiptarë. Në relacionin aktual nuk ka vlerësim nga Financat për pasojat financiare dhe nuk ka as ndonjë vlerësim nëse ulja e mëparshme ka sjellë apo jo ndonjë efekt pozitiv në ekonomi.

Favorizimi i pak operatorëve në treg në krahasim me të tjerët ka gjasa bie ndesh me parimin e konkurrencës së lirë dhe potencialisht përbën ndihmë shtetërore për një industri të caktuar, praktikë kjo e ndaluar nga Bashkimi Europian.

Shënim: Ky artikull u ndryshua më 16 tetor 2018 për të reflektuar faktin se kompania Albchrome, pronësi e Balfin Group, nuk është kompania e vetme që prodhon ferrokrom, siç shkruhej në variantin e parë. Një kompani e dytë ka filluar aktivitetin e prodhimit të ferrokromit në vitin 2016. Kërkojmë ndjesë për pasaktësinë. Sqarimi i Balfin Group mund të lexohet i plotë në seksionin Ankesa dhe Korrigjime.

Etiketa: AlbchromeBalfinBalfin GroupBashkimi EuropianBIRNekonomielbasanferrokromiFinancatMASmbështetjeMinistria e FinancaveQeveriaSHShoqata e Mineraleve të ShqipërisëshqipTaksatTregZamir Mane
Tjetri
“Barbarët” e shndërruan Shkupin në një “libër komik”

“Barbarët” e shndërruan Shkupin në një “libër komik”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.